Banka Ekonomike hap qendrën e biznesit në Prishtinë

 

Banka Ekonomike njofton të gjithë klientët se është hapur Qendra e Biznesit në Prishtinë, në Lagjën Kalabria, Rr. Rexhep Krasniqi pn (afër Stacionit të Autobusëve).
Me qëllim që të jemi sa më afër klientëve dhe të ju ofrojmë shërbime sa më cilësore, Banka Ekonomike ka hapur Qendrën e Biznesit në Prishtinë . Kjo qendër do të përmbush të gjitha nevojat e klientëve, në veçanti atyre të biznesit. Përveq shërbimeve bankare, stafi ynë i specializuar do të jetë në shërbimin dhe këshillimin e klientëve tanë të cilët do të përfitojnë zgjidhjet e veçanta dhe adekuate të oftuara nga Banka.
Kjo qendër përmban edhe hapësirën vetëshërbyese me teknologji inovative për të ofruar shërbime 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.
Ky hap konfirmon misionin e bankës për të ofruar shërbime të shpejta dhe cilësore duke vazhduar të mbetemi besnik ndaj klientëve tanë.
Për çdo informatë shtesë apo detaje të tjera, ju mund të vizitoni njërën nga degët më të afërta të Bankës Ekonomike, apo të telefononi në Qendrën e Thirrjeve në +381 (0) 38 500 500.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për qëllime analitike/marketingu.

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose aksesuar informacione në pajisjen tuaj. Mospranimi mund të ndikojë në disa veçori të website-it.

Funksionale Gjithmonë aktive
Të nevojshme për funksionimin bazë të website-it (sesioni, gjuha, sigurie). Këto nuk mund të çaktivizohen.
Statistika
Na ndihmojnë të kuptojmë si përdoret website-i (p.sh. Google Analytics), në mënyrë anonime.
Marketing
Përdoren për të personalizuar reklamat dhe për të matur efektivitetin e tyre (p.sh. Facebook Pixel, Google Ads).