Banka Ekonomike hapi sportelin e ri në terminalin doganor “Holandez” në Prizren

 

Banka Ekonomike njofton të gjithë klientët se është hapur sporteli i ri në Terminalin Doganor “Holandez”, rruga e tranzitit p.n. (afër kolegjit Loyola).
Me hapjen e këtij sporteli, klientët:
Do të kenë çasje çdo ditë nga dita e hënë deri ditën e shtunë (08:00 deri 18:00), ndërsa të dielën nuk do të punohet.
Do të mund të kryejnë të gjitha shërbimet bankare (pagesa të doganës, transfere, deponime/tërheqje, etj).
Në vazhdën e përpjekjeve për të ofruar shërbime të shpejta dhe cilësore në ambient të përshtatshëm dhe komod, Banka Ekonomike ka hapur dyert për klientët e saj në rrugën e tranzitit në Prizren. Hapja e këtij sporteli doganor konfirmon angazhimin maksimal të Bankës Ekonomike në plotësimin e të gjitha nevojave dhe kërkesave të klientëve tanë, duke qëndruar sa më afër jush.

Për çdo informatë shtesë apo detaje të tjera, ju mund të vizitoni njërën nga degët më të afërta të Bankës Ekonomike, apo të telefononi në Qendrën e Thirrjeve në +381 (0) 38 22 53 53.
Ju mirëpresim!

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për qëllime analitike/marketingu.

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose aksesuar informacione në pajisjen tuaj. Mospranimi mund të ndikojë në disa veçori të website-it.

Funksionale Gjithmonë aktive
Të nevojshme për funksionimin bazë të website-it (sesioni, gjuha, sigurie). Këto nuk mund të çaktivizohen.
Statistika
Na ndihmojnë të kuptojmë si përdoret website-i (p.sh. Google Analytics), në mënyrë anonime.
Marketing
Përdoren për të personalizuar reklamat dhe për të matur efektivitetin e tyre (p.sh. Facebook Pixel, Google Ads).