Banka Ekonomike me lokacion të ri në Gjilan

 

Banka Ekonomike njofton të gjithë klientët se ka rialokuar Degën e Gjilanit në një lokacion të ri, Rr. Gjilan – Kamenicë, Kompleksi “Albanica”.

“Ne rialokuam degën e Gjilanit në lokacion të ri, me dizajn modern në pëputhje me imazhin/stadardin e ri, hapësira të veçanta dhe të dedikuara për klientët e bizneseve, qasje më të lehtë dhe të shpejtë, hapësira të mjaftueshme për parking të veturave.
Një vëmendje të veçantë i kemi kushtuar avancimit të kanaleve alternative dhe bankingut digjital.
Për t’i plotësuar nevojat bankare të klientëve tanë, kemi krijuar hapësirën vetë shërbyese 24/7, ku klientët mund të shfrytëzojnë në çdo kohë dhe kryejnë shërbimet e tyre, pa u kufizuar nga orari zyrtar i bankës.
Në këtë qendër klientët mund të bëjnë deponimin e qarkullimit ditor në çdo kohë, shpejtë dhe sigurtë, shfrytëzojnë platformën e E-Banking me teknologji te avancuar, për të realizuar çdo lloj pagese, ”,tha Merita Gjyshinca Peja, Kryeshefe Ekzekutive.

“Gjithashtu në fjalën e tij të rastit menaxheri i degës Ymer Salihu theksoi se do të vazhdojmë me parimet e punës tonë, të kuptojmë nevojat dhe prioritetet e klientëve tanë, dhe mbi këtë bazë t’ju ofrojmë shërbime sa më cilësore. Poashtu, stafi profesional dhe i përkushtuar do të jetë në dispozicion t’u ofrojë të gjithë klientëve edhe këshilla profesionale financiare.”

Ky hap konfirmon misionin e bankës për të ofruar shërbime të shpejta dhe cilësore duke vazhduar të mbetemi besnik ndaj klientëve tanë.
Banka Ekonomike
Mendon për ty!

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për qëllime analitike/marketingu.

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose aksesuar informacione në pajisjen tuaj. Mospranimi mund të ndikojë në disa veçori të website-it.

Funksionale Gjithmonë aktive
Të nevojshme për funksionimin bazë të website-it (sesioni, gjuha, sigurie). Këto nuk mund të çaktivizohen.
Statistika
Na ndihmojnë të kuptojmë si përdoret website-i (p.sh. Google Analytics), në mënyrë anonime.
Marketing
Përdoren për të personalizuar reklamat dhe për të matur efektivitetin e tyre (p.sh. Facebook Pixel, Google Ads).