Njoftim për klientë – ndërprerje eventuale gjatë qasjes në platformën E-banking.

I/e nderuar,

Ju informojmë se Banka do të kryej disa ndërhyrje lidhur me përmirësimin e funksionit të platformës se brendshme, me qëllim të rritjes së cilësisë së shërbimit, sot datë 31.12.2024 mund të ketë ndërprerje ose vonesa gjatë qasjes në platformën E-banking/mobile banking.

Për çfarëdo paqartësie që mund të keni ju lutem na kontaktoni përmes Qendrës së Thirrjeve në numrat: 038 500 500 & 049 733 322, apo na shkruani në [email protected]!

Banka Ekonomike
Mendon për ty

Të dashur klientë të Bankës Ekonomika,

 

Jemi shumë të kënaqur të ndajmë lajmin e mirë për fituesit e fushatës sonë të depozitave.

Fituesit e përzgjedhur:

Kartë dhurate:

1. Emine Gajaferi me numër kontrate 6692010

2. Lendita Krasaniki me nr kontrate 2086220

iPad:

1. Smalj Zukaj me numër kontrate 5713926

2. Tabe Ademaj me numër kontrate 6585309

Rrethi i sipërm:
1. Shefset Ahmeti me nr kontrate 8040583
2. Arbane Ilazi me numër kontrate 1066785

TV:

1. Muharem Huruglica me numër kontrate 8283241
2. Dukađin Bedra me numër kontrate 1279051

iPhone 15:

1. Miftar Jusaj me numër kontrate 6634045
2. Bajram Morina me numër kontrate 4814645

Apartament në bregdet:

1. Driton Gavazaj me numër kontrate 6971477

Urime të gjithë fituesve! Ju falënderojmë për pjesëmarrjen dhe besimin tuaj në Bankën Ekonomike.

Black Friday

 

JO E ZEZË POR E ÇMENDUR, E PREMTJA E BLACK FRIDAY NË BANKËN EKONOMIKE

Më 29 dhe 30 Dhjetor po fillon festa e vërtetë e zbritjeve.

· Për çdo blerje prej 20 Eur deri në 49.99Eur, fitoni 2 Eur bonus shtesë

· Për çdo blerje mbi 50 Eur, fitoni 5 Eur bonus shtesë

Përfitoni bonusin duke realizuar pagesat me kartelat e Bankës Ekonomike, në Pos-at tanë.

*Për dy ditët më të çmendura, shuma maksimale e bonusit që mund të fitojë një klient është 20 Eur.

Ofertat e Nëntorit nuk kanë mbaruar! nga 29 dhe 30 nëntor, ju do të përfitoni bonuse fantastike me kredit kartelat tuaj duke paguar në POS terminalet e Bankës Ekonomike në bizneset e mëposhtme.

Foleja

Five star Fitness

Bast Trade SHPK

Inter Sport SHPK

Carnival SHPK

Lindex

Guna SH.P.K.

Goodyear B.I

Nexha Commerce SHPK

Kameya Style SH.P.K

Tecno Market

Për blerje me këste mbi 50 EUR, fitoni 5 EUR bonus.

Për blerje me këste mbi 100 EUR, përfitoni 10 EUR bonus!

Banka Ekonomike – Partneri juaj i besueshëm për çdo transaksion!

Banka Ekonomike – Me ju, në çdo transaksion!

“Black Friday” vjen më herët në Bankën Ekonomike – bonuse për çdo transaksion me kartela!

 

Nëntori i Bonuseve, Kartela juaj qelës i përfitimeve

Kthe pagesat në përfitime, sepse muaji i blerjeve ka mbërritur dhe Banka Ekonomike po e bën edhe më të veçantë!. Duke nisur nga sot, klientët që kryejnë pagesa me kartelat debit dhe kredit të Bankës Ekonomike do të shpërblehen me bonuse të pafundme.

Nga data 15 deri më 30 Nëntor, çdo transaksion i kryer në POS terminalet e Bankës Ekonomike kthehet në përfitim për klientët:
• Debit kartelë? Merrni 0.5% bonus mbi shumën e transaksionit.
• Kredit kartelë? 1% bonus mbi shumën e transaksionit.
• Pagesa me këste? 2% bonus mbi çdo transaksion.

Ndërsa oferta më e fuqishme e vitit kulmon me surpriza të mëdha gjatë Black Friday, bëhuni pjesë e lojës dhe prisni fundin e muajit.
Në Nëntor, çdo kartelë kthehet në një çelës përfitimesh. Përfitoni nga një muaj që premton të jetë më i miri për blerje!

Banka Ekonomike, mendon për ju, në çdo transaksion!

Çmimorja e re për persona fizik dhe juridik

 

Banka Ekonomike njofton të gjithë klientët e saj se duke filluar nga data 1 Korrik 2024, hyn në fuqi çmimorja e re për persona fizik dhe juridik.

Shërbimet/çmimet të cilat do të ndryshohen nga data 01 korrik 2024 janë:

  • Pakot e llogarive për persona fizik (çmimi i ri dhe ndryshimi i produkteve)
  • Pakot e llogarive për persona juridik (çmimi i ri dhe ndryshimi i produkteve)
  • Llogaria e kursimit dhe flexi për personat juridik (është larguar si shërbim)
  • Çmimi i procesimit të pagave masive në degë
  • Çmimi për rritjen e limitit të kredit kartelës
  • Aplikimi për debit kartelë
  • Rilëshimi/Skadimi i debit kartelës
  • Tërheqja e parave me debit kartelë në bankomatët në objektet e Bankës Ekonomike
  • Tërheqja e parave me debit kartelë në bankomatët e bankave tjera në Kosovë
  • Tërheqja e parave me debit kartelë në bankomatët jashtë Kosovës
  • Aplikimi për kredit kartelë
  • Rilëshimi i kredit kartelës në rast të humbjes/vjedhjes
  • Tërheqja e parave me kredit kartelë në bankomatët e bankave tjera në Kosovë
  • Tërheqja e parave me kredit kartelë në bankomatët e bankave tjera jashtë Kosovës
  • Ndryshimi i limitit të kredit kartelës
  • Deponimet në sportelet e bankës dhe deponimet e pazarit ditor
  • Deponimet nga palët e treta
  • Aplikimi për kredit kartelë
  • GPRS tarifa
  • Visa Platinum mirëmbajtja
  • Tërheqja nga llogaria flexi për individ

Çmimoret e reja i gjeni në linkun: https://shorturl.at/dOPn1

Për më shumë informata rreth publikimit të çmimorës,na kontaktoni përmes Qendrës së Thirrjeve ☎️ 038 500 500 & 📲 049 733 322, na shkruani në [email protected] apo vizitoni degën tonë më të afërt për ju!

Banka Ekonomike
Mendon për ty!

–Njoftim për mbajtje të mbledhjës së përgjithshme të kuvendit të aksionarëve të Bankës Ekonomike (e 38-ta me radhë)—

 

Njoftohen të gjithë aksionarët e Bankës Ekonomike Sh.A., Prishtinë, se mbledhja e përgjithshme vjetore e kuvendit të aksionarëve të Bankës Ekonomike (e 38-ta me radhë) do të mbahet ditën e marte, me datë 30.04.2024, në orën 10:00. Mbledhja do të mbahet në lokalet e zyrës qendrore të Bankës Ekonomike, në Prishtinë, sheshi “Nënë Tereza”, pn.

Për këtë mbledhje propozohet ky REND DITE:

1. Hapja e mbledhjes

Formimi i kryesisë së punës

2. Zgjedhja e komisioneve:

a) Komisioni verifikues
b) Caktimi i procesmbajtësit

3. Raporti i komisionit verifikues

4. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar

5. Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të punës së bordit të drejtorëve për vitin 2023

6. Shqyrtimi dhe miratimi:

Raporti vjetor i bankës për vitin 2023
Raporti i auditorit të pavarur për vitin 2023
Vendimi për miratimin e llogarisë vjetore për vitin 2023
Plani strategjik 2024-2026

7. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimeve të bordit të drejtorëve për ndryshimet dhe plotësimet e statutit të bankës ekonomike në mes të dy mbledhjeve vjetore të kuvendit të aksionarëve

8. Përditësimi dhe raportimi i vendimeve të bordit të drejtorëve për ks siguria

9. Shqyrtimi i propozimit për delegimin e autorizimeve të kuvendit të aksionarëve për vendimmarrje nga bordi i drejtorëve në mes të dy mbledhjeve për bankën ekonomike dhe ks siguria
10. Zgjedhja e auditorit të pavarur për auditimin e pasqyrave financiare të bankës për vitin 2024

11. Të ndryshme

 

Banka Ekonomike Sh.A.

Bordi i Drejtorëve

Ftohen aksionarët e interesuar që, nga dita e publikimit të këtij njoftimi për thirrjen e mbledhjes së përgjithshme të aksionarëve, në ambientet e zyrës qendrore të bankës, të rishikojnë pasqyrën financiare, me raportet e auditorëve të jashtëm, si dhe dokumentet tjera lidhur me propozimin e vendimeve të vendosura në rendin e ditës të mbledhjes së përgjithshme të aksionarëve, ose të kontaktojnë me sekretarin e mbledhjes, përmes numrit të telefonit +383 49/ 733-315, si dhe përmes email-t zyrtar [email protected], në lidhje me dorëzimin/pranimin e materialeve/dokumenteve përkatëse.

Llogari studentore 16+

 

Me kënaqësi ju njoftojmë se kemi lansuar një produkt të ri për studentët! Paketa studentore është e dizajnuar për të ofruar llogari rrjedhëse, kartelë debiti si dhe llogari kursimesh, të gjitha pa pagesë mujore.

Ky produkt është i disponueshëm për studentët nga mosha 16 vjeçare.

Me llogarinë studentore, studentët mund të përfitojnë nga:

  • Llogaria rrjedhëse pa pagesë mujore, duke i lejuar ata të menaxhojnë financat e tyre pa shqetësime të panevojshme.
  • Kartela debiti për blerje të sigurta dhe të lehta, duke u ofruar një mënyrë të përshtatshme për të përdorur paratë e tyre.
  • Llogaria e kursimeve, që ua lejon atyre të ndërtojnë një fond të sigurt për të ardhmen dhe të përfitojnë nga normat e interesit.
  • Përveç kësaj, ofrojmë një libër/broshurë të veçantë për edukimin financiar të studentëve, ku ata mund të mësojnë për menaxhimin e financave, rëndësinë e kursimeve dhe si të planifikojnë për të ardhmen e tyre.

 Bashkohuni me ne sot për të mësuar më shumë dhe për të filluar rrugëtimin tuaj drejt menaxhimit të financave të suksesshme!

Banesë në bregdet

 

Afatizo deri në 3 vjet dhe përfito normë preferenciale të interesit, vlera minimale e afatizimit 10,000 EUR.

Bëhu pjesë e lojës së madhe shpërblyese dhe fito:

  • 1 x Banesë në Bregdet
  • 2 x Iphone 15
  • 2 x Laptop
  • 2 x TV Smart
  • 2 x Ipad
  • 2 x Gift Card të KS Siguria me vlerë 200 EUR

 

Për çdo afatizim në vlerë prej 10.000 EUR, ju do të përfitoni një kupon për lojë shpërblyese.

Me depozita me afat ju përfitoni transparencë, siguri, fitim dhe fleksibilitet në planet tuaja të kursimit.

Për më shumë informata na kontaktoni përmes Qendrës së Thirrjeve ☎️ 038 500 500 & 📲 049 733 322, na shkruani në [email protected] apo vizitoni degën tonë më të afërt për ju!

Oferta vlen deri me datë 30 Shtator 2024.

Përzgjedhja e fituesve do të bëhet me datë 1 Tetor 2024.

Banka Ekonomike
Mendon për ty!

Merr një makinë me qira me lehtësi sipas preferencave tuaja

 

Të dashur klientë,

Lumturia është në udhëtim, prandaj rehatohuni dhe kënaquni çdo moment me një makinë që mund të marrësh me qira përmes platformës SIXT ose AVIS me përfitime të veçanta për përdoruesit Kartat Premium Visa.

Zbritje deri në 15% në platformën SIXT

Platforma e makinave me qira SIXT operon në mbi 100 vende dhe u ofron mbajtësve të kartave Visa Premium kushte të veçanta:

Visa Gold:

10% zbritje në shërbimin e makinave me qira.

Visa Platinum i Visa Platinum Business:

10% zbritje në shërbimin e makinave me qira dhe statusin e llogarisë SIXT Gold.

Visa Infinite:

15% zbritje në shërbimin e makinave me qira, 10% zbritje në udhëtimet e rezervuara me transferet Sixt, si dhe limuzinat e klasit të parë me status Platinum te SIXT.

Deri në 35% zbritje në Platformën AVIS

Filloni në një aventurë të përshtatur sipas preferencave tuaja! Bëni një rezervim në www.avisworld.com/visa, perdorni kartën tuaj Visa Premium, blijeni kartën tuaj Visa Premium dhe përfitoni përfitime të veçanta:

Visa Gold dhe Visa Platinum:

20% zbritje në tarifat standarde.

Visa Infinite:

35% zbritje në tarifat s

Për më shumë informata, vizitoni AVIS, SIXT

M-banking

 

M-Banking

M-banking është shërbim elektronik, i sigurt, i shpejtë, i lehtë dhe efikas, i cili ju mundëson qasje në llogarinë tuaj dhe kryerjen e shërbimeve bankare përmes telefonit.

M-banking ju mundëson:

• Pasqyrën e llogarisë rrjedhëse, kredive, mbitërheqjeve dhe depozitave tuaja
• Pasqyrën e saktë të gjitha mjeteve me të cilat dispononi në llogarinë tuaj
• Realizimin e transferteve kombëtare dhe ndërkombëtare në valuta të ndryshme
• Konfirmimin elektronik për të gjitha transaksionet e realizuara në E-banking
• Menaxhimin e kredit kartelave tuaja

Me M-banking të Bankës Ekonomike përmes opsionit inovativ Foto Pay ju mundësohet”

• Realizim të shpejtë dhe të lehtë e të gjitha pagesave KOS GYRO (Dogana, KESCO, KRU Prishtina, TPL, dhe TPL+,etj.)
• Realizim të shpejtë dhe të lehtë e të gjitha pagesave ndaj organizatave buxhetore (Komuna, ATK, TRUST, etj.)

M-banking është zgjidhja ideale për të kontrolluar dhe menaxhuar llogarinë tuaj bankare në mënyrë të rehatshme, të sigurtë dhe të efektshme.

Me aplikacionin M- banking ju mund të kryeni shpejtë e lehtë shërbimet tuaja bankare.

Krejt çka ju duhet është ta shkarkoni aplikacionin e M-banking në smart telefonin tuaj.

Ky shërbim bankar ju ofron qasje të sigurtë në llogarinë tuaj.