Banka Ekonomike Sh.A. Prishtinë, fton subjektet e interesuara të paraqesin ofertat për:
Të interesuarit mund të kërkojnë specifikacionin përmes email adresave: [email protected] , [email protected],
Për t’u kualifikuar kompanitë duhet:
– Të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshem ligjor – certifikatën e regjistrimit të biznesit dhe informatat mbi biznesin.
– Të kenë dokumentacionin e nevojshëm mbi TVSH (nëse janë deklarues të TVSH)
– Oferta financiare duhet të jetë me TVSH
– Për çmimet të cilat nuk e kane të listuar TVSH ndarazi, do të nënkuptohet se vlera e TVSH është e përfshire në çmim.
– Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë së paku 1 muaj nga data e dorëzimit të ofertës
– Ofertuesi duhet të dorëzojë referenca dhe kontrata për punë të ngjashme
– Banka Ekonomike ruan të drejtën të kërkojë informata shtesë nga kompanitë ofertuese
Ofertat në zarf të mbyllur me mbishkrimin “PLOTËSIMIN E NEVOJAVE VJETORE PËR SHËRBIME PROFESIONALE TË MARKETINGUT” të dorëzohen në recepcion në lokalet e Zyrës Qendrore të Bankës Ekonomike Sh. A. Prishtinë, Sheshi Nënë Terezë p.n.
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është deri më 17 Gusht 2026 në ora 15:00.
Banka mbanë të drejtën të anulojë ose ndryshojë tenderin në çdo kohë.