FTESË PËR TENDER
Banka Ekonomike Sh.A. Prishtinë, fton subjektet e interesuara të paraqesin ofertat për:
FURNIZIM DHE MIRËMBAJTJE E KUTIVE TË NDIHMËS SË PARË NË OBJEKTET E BANKËS EKONOMIKE
Të interesuarit mund të kërkojnë specifikacionin përmes email adresave: [email protected] , [email protected],
Për t’u kualifikuar kompanitë duhet:
- Të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm ligjor – certifikatën e regjistrimit të biznesit, certifikatën e numrit fiskal.
- Të kenë dokumentacionin e nevojshëm mbi TVSH (nëse janë deklarues të TVSH të dorëzojnë certifikatën e TVSH)
- Oferta financiare duhet të jetë me TVSH
- Për çmimet të cilat nuk e kanë të listuar TVSH ndarazi, do të nënkuptohet se vlera e TVSH është e përfshirë në çmim.
- Kompanitë ofertuese duhet të jenë të licencuar për ofrimin e shërbimeve të kërkuara në këtë tender
- Të dorëzohet specifikacioni i pajisjeve.
- Te ceket afati i liferimit.
- Te ceket afati i garancionit
- Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë së paku një muaj nga data e dorëzimit të ofertës
- Ofertuesi duhet të ketë referenca/ kontrata për punë të ngjashme
Banka Ekonomike ruan të drejtën të kërkojë informata shtesë nga kompanitë ofertuese
Ofertat në zarf të mbyllur me mbishkrimin “FURNIZIM DHE MIRËMBAJTJE E KUTIVE TË NDIHMËS SË PARË NË OBJEKTET E BANKËS EKONOMIKE” të dorëzohen në recepcion në lokalet e Zyrës Qendrore të Bankës Ekonomike Sh.a. Prishtinë, Sheshi Nënë Terezë p.n.
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është deri më 20 Nëntor 2026 në ora 15:00.
Banka mbanë të drejtën të anulojë ose ndryshojë tenderin në çdo kohë.
