FTESË PËR TENDER
Banka Ekonomike Sh.A. Prishtinë, fton subjektet e interesuara të paraqesin ofertat për:
FURNIZIM, MBUSHJE, MIRËMBAJTJE DHE SERVISIM TË APARATEVE KUNDËR ZJARRIT NË OBJEKTET E BANKËS EKONOMIKE
Të interesuarit mund të kërkojnë specifikacionin përmes email adresave: [email protected] , [email protected],
Për t’u kualifikuar kompanitë duhet:
- Të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm ligjor – certifikatën e regjistrimit të biznesit, certifikatën e numrit fiskal.
- Të kenë dokumentacionin e nevojshëm mbi TVSH (nëse janë deklarues të TVSH të dorëzojnë certifikatën e TVSH)
- Oferta financiare duhet të jetë me TVSH
- Për çmimet të cilat nuk e kanë të listuar TVSH ndarazi, do të nënkuptohet se vlera e TVSH është e përfshirë në çmim.
- Kompanitë ofertuese duhet të jenë të licencuar për ofrimin e shërbimeve të kërkuara në këtë tender (licenca e punës e lëshuar nga MPB etj)
- Të dorëzohet specifikacioni i pajisjeve.
- Te ceket afati i liferimit.
- Te ceket afati i garancionit
- Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë së paku një muaj nga data e dorëzimit të ofertës
- Ofertuesi duhet të ketë referenca/ kontrata për punë të ngjashme
Banka Ekonomike ruan të drejtën të kërkojë informata shtesë nga kompanitë ofertuese
Ofertat në zarf të mbyllur me mbishkrimin “FURNIZIM, MBUSHJE, MIRËMBAJTJE DHE SERVISIM TË APARATEVE KUNDËR ZJARRIT NË OBJEKTET E BANKËS EKONOMIKE” të dorëzohen në recepcion në lokalet e Zyrës Qendrore të Bankës Ekonomike Sh.a. Prishtinë, Sheshi Nënë Terezë p.n.
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është deri më 15 Korrik 2026 në ora 15:00.
Banka mbanë të drejtën të anulojë ose ndryshojë tenderin në çdo kohë.