Njoftim – Llogaria e pagesës me shërbime bazike

 

Banka Ekonomike njofton të gjithë klientët e saj se duke filluar nga data 01 Gusht 2023, bazuar në Rregulloren e Bankës Qendrore, hyn në fuqi Llogaria e pagesës me shërbime bazike, e cila ofron qasje në shërbimet bazike të nevojshme në menaxhimin e financave tuaja.

Llogaria bazike është një lloj i kufizuar i llogarisë e ofruar ekskluzivisht në valutën EUR që është e aplikueshme vetëm për klientët individual të rinj dhe ekzistues (të cilët nuk janë persona juridik).

Shërbimet e përfshira në Pakon Bazike të llogarisë rrjedhëse:

Hapja e llogarisë
Mirëmbajtja e llogarisë
Aktivizimi i shërbimit E-banking
Deponimi në degë
Tërheqja në degë
Deponimi në ATM brenda objekteve të Bankës Ekonomike / jashtë objekteve të Bankës Ekonomike
Tërheqja në ATM brenda objekteve të Bankës Ekonomike / jashtë objekteve të Bankës Ekonomike
Pagesat në të gjitha POS terminalet e bankave tjera në Kosovë
Pagesat përmes debit kartelës – Online/E-Commerce në Kosovë
Tranferet brenda Bankës Ekonomike – E-banking
Pagesat Kos Gyro për Doganat me E-banking
Pagesat KESCO përmes E-banking
Debitimi direkt
Dhënia e gjendjes së llogarisë
Mbyllja e llogarisë

Ju mund të zgjedhni pakon bazike me një tarifë të ulët e cila nuk mund të jetë më e lartë se 0,12% e vlerës së pagës mesatare neto mujore në Republikën e Kosovës, e publikuar nga Agjencioni i Statistikave të Kosovës

Për më shumë informata rreth llogarisë bazike, ju lutemi vizitoni degën tonë më të afërt për ju, ose kontaktoni Qendrën e Thirrjeve në numrat e telefonit 038 500 500 dhe 049 733 322.

Banka Ekonomike
Mendon për ty!

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për qëllime analitike/marketingu.

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose aksesuar informacione në pajisjen tuaj. Mospranimi mund të ndikojë në disa veçori të website-it.

Funksionale Gjithmonë aktive
Të nevojshme për funksionimin bazë të website-it (sesioni, gjuha, sigurie). Këto nuk mund të çaktivizohen.
Statistika
Na ndihmojnë të kuptojmë si përdoret website-i (p.sh. Google Analytics), në mënyrë anonime.
Marketing
Përdoren për të personalizuar reklamat dhe për të matur efektivitetin e tyre (p.sh. Facebook Pixel, Google Ads).