NJOFTIM PËR SHITJE PUBLIKE TË PALUAJTSHMËRISË-PODUJEVE

 

NJOFTIM PËR SHITJE PUBLIKE TË PALUAJTSHMËRISË

 

Banka Ekonomike Sh.A. Prishtinë, njofton të gjitha palët e interesuara se ka vënë në shitje paluajtshmërinë e saj me detajet e shënuara më poshtë:

 

LOKACIONI I PRONES: PODUJEVE
ZONA KADASTRALE DHE KOMUNA: GLLAMNIK
PARCELA: P-71712015-01704-1, P-71712015-01704-2
SIPËRFAQJA E PARCELËS: 5,897 M2
LLOJI I PRONËS: PARCELE – BUJQESORE
PËRSHKRIMI I PRONËS: PRONA SUBJEKT VLERËSIMI NDODHET NË ZONEN KADASTRALE GLLAMNIK, KOMUNA PODUJEVE ME NJË DISTANCE RRETH 6.7 KM NE ANEN VERIORE NGA QENDRA E QYTETIT TE PODUJEVE.
INFRASTRUKTURA: PRONA KA QASJE NE RRUGE KADASTRALE, KU PERMES SE CILES LIDHET NE PJESET TJERA TE QYTETIT TE PODUJEVES.
KOORDINATAT NE GMAPS 42.90923, 21.21743
CMIMI
PRONAR: BANKA EKONOMIKE SH.A

 

Ofertat në zarf të mbyllur me mbishkrimin “Ofertë për blerje të paluajtshmërisë” duhet të dorëzohen në recepcion në lokalet e Zyrës Qendrore të Bankës Ekonomike, Sh.A. Prishtinë, Sheshi Nënë Terezë p.n.

Ofertat duhet të përmbajnë:

– Përshkrimin e pronës për të cilën ofertohet (Lokacioni, Zona Kadastrale, të dhënat e Parcelës)

– Ofertën financiare

– Personat juridik – me ofertë duhet të dorëzojnë kopjen e certifikatës së regjistrimit të biznesit dhe

informatat kontaktuese (numrin e telefonit dhe një e-mail adresë).

– Personat fizik – me ofertë duhet të dorëzojnë kopjen e dokumentit personal të identifikimit dhe

informatat kontaktuese (numrin e telefonit dhe një e-mail adresë).

Për informata shtesë apo sqarime ju lutemi të kontaktoni në numrin 038 500 500, ext. 185 ose përmes e-mailit në adresën [email protected]