I/e nderuar,
Ju njoftojmë se si rezultat i investimeve në avancimin e infrastrukturës, me qëllim të rritjes së cilësisë së shërbimeve tona, Banka do të realizojë ndërhyrje teknike në platformën e e-banking.
Për këtë arsye, duke filluar nga data 07.11.2026 në ora 18:00 deri më 08.11.2026, mund të ketë ndërprerje të përkohshme ose vonesa në qasjen dhe përdorimin e platformave E-Banking dhe Mobile Banking.
Për informata shtesë, ju lutem kontaktoni Qendrën e Thirrjeve në numrat 038 500 500 dhe 049 733 322, ose na shkruani në email adresën [email protected].
Banka Ekonomike
Mendon për ty!