FTESË PËR TENDER – OFRIMIN E SHËRBIMEVE TË PËRGJITHSHME DHE TË PROKURIMIT PËR BANKËN EKONOMIKE

Banka Ekonomike Sh.A., Prishtinë, fton të gjitha subjektet e interesuara të paraqesin ofertat e tyre për ofrimin e shërbimeve të përgjithshme dhe të prokurimit për nevojat e Bankës Ekonomike, me qëllim të përmbushjes së nevojave operative dhe administrative të institucionit.

Kushtet e obligueshme për pjesëmarrje:  

Të gjithë të interesuarit janë të obliguar të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm për përshtatshmëri siç kërkohet në vijim:

Të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm ligjor – certifikatën e regjistrimit të biznesit, informatat mbi biznesin dhe certifikatën e numrit fiskal.  
Të kenë dokumentacionin e nevojshëm mbi TVSH  
Oferta financiare duhet të jetë me TVSH  
Për çmimet të cilat nuk e kanë të listuar TVSH ndarazi, do të nënkuptohet se vlera e TVSH është e përfshirë në çmim. 
Ofertuesi duhet të ketë referenca/kontrata për punë të ngjashme  
Banka Ekonomike ruan të drejtën të kërkojë informata shtesë nga kompanitë ofertuese 

 

Afati për dorëzimin e ofertës është deri më 13.10.2026 ora 15:00 

Oferta e mbyllur në zarf me mbishkrimin “Ofrimin e shërbimeve te përgjithshme dhe te prokurimit per bankën ekonomike”duhet të dorëzohen në recepcion në lokalet e Bankës Ekonomike, Sh.A. Prishtinë, Sheshi Nëna Terezë p.n.

Validiteti i ofertës: Minimum 30 dite nga data e dorëzimit të ofertës 

Banka mbanë të drejtën të anulojë ose ndryshojë tenderin në çdo kohë.
Të interesuarit mund të kërkojnë specifikacionin përmes email adresës : [email protected]

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për qëllime analitike/marketingu.

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose aksesuar informacione në pajisjen tuaj. Mospranimi mund të ndikojë në disa veçori të website-it.

Funksionale Gjithmonë aktive
Të nevojshme për funksionimin bazë të website-it (sesioni, gjuha, sigurie). Këto nuk mund të çaktivizohen.
Statistika
Na ndihmojnë të kuptojmë si përdoret website-i (p.sh. Google Analytics), në mënyrë anonime.
Marketing
Përdoren për të personalizuar reklamat dhe për të matur efektivitetin e tyre (p.sh. Facebook Pixel, Google Ads).