“Start-UP” me Bankën Ekonomike dhe FKGK
Çdo biznes i suksesshëm fillon me një ide. Megjithatë, sfida më e madhe për shumicën e sipërmarrësve të rinj mbetet qasja në financim gjatë fazave të para të zhvillimit.
Për të mbështetur krijimin dhe zhvillimin e bizneseve të reja, Banka Ekonomike, në bashkëpunim me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK), ka lansuar kampanjën “Start-UP”, e cila synon t’u ofrojë ndërmarrjeve të reja qasje më të lehtë në financim, kushte preferenciale dhe mbështetje të vazhdueshme për rritjen e aktivitetit të tyre.
Kampanja do të jetë valide nga 15 qershor 2026 deri më 31 dhjetor 2026 dhe është dedikuar për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme që ndodhen në fazat e hershme të zhvillimit.
Çfarë ofron kampanja?
- Financim nga 3,000 € deri në 100,000 €
- Garanci kreditore deri në 80% të shumës së kredisë, respektivisht deri në 80,000 €
- Afat i garancisë deri në 84 muaj
- Financim për:
- Investime afatgjata
- Kapital punues
- Norma preferenciale të interesit
- Kushte më të favorshme për bizneset fillestare
- Fleksibilitet në pagesa
Përveç financimit, bizneset përfituese mund të kenë qasje edhe në një sërë shërbimesh mbështetëse:
- Pako llogarie biznesi
- E-Banking dhe SMS-Banking
- FLEXI Kredit Kartelë
- Konsulencë për zhvillimin e biznesit
- Mbështetje të vazhdueshme gjatë rrugëtimit të tyre sipërmarrës
Kampanja është e dedikuar për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) që plotësojnë kriteret në vijim:
- Janë në pronësi private dhe pa pronësi qeveritare gjatë periudhës së mbulimit nga garancia
- Janë të regjistruara në ARBK
- Kanë përvojë biznesi nga dita e regjistrimit deri në 12 muaj
- Janë në pronësi të së paku një qytetari ose banori të përhershëm të Republikës së Kosovës
Investim në idetë e së ardhmes
Në Bankën Ekonomike besojmë se startup-et dhe bizneset e reja janë motori i inovacionit, krijimit të vendeve të punës dhe zhvillimit ekonomik.
E kur të mbështetë Banka Ekonomike dhe fondi kosovar për garanci kreditore shumë leht mundesh me u rritë, Nise Biznesin, Rrite Biznesin…
Fito me Bankën EkonomikeBanka Ekonomike dhe FKGK – më afër sipërmarrësve që ndërtojnë të ardhmen, që nga dita e parë e biznesit të tyre.