Banka Ekonomike Sh.A. Prishtinë, fton subjektet e interesuar të paraqesin ofertat:
PËR FURNIZIM ME SERVER
Për t’u kualifikuar kompanitë duhet:
- Të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm ligjor – certifikatën e regjistrimit të biznesit, certifikatën e numrit fiskal;
- Të kenë dokumentacionin e nevojshëm mbi TVSH (nëse janë deklarues të TVSH të dorëzojnë certifikatën e TVSH);
- Oferta financiare duhet të jetë me TVSH;
- Për çmimet të cilat nuk e kanë të listuar TVSH ndarazi, do të nënkuptohet se vlera e TVSH është e përfshirë në çmim;
- Kompanitë ofertuese duhet të jenë të autorizuara për shitje të pajisjeve të kërkuara;
- Të dorëzohen specifikacionet e pajisjeve;
- Të cekët afati i liferimit (ditë kalendarike);
- Afati i garancionit të jetë minimum 3 (tri) vite
- Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë së paku 60 ditë nga data e dorëzimit të ofertës;
- Ofertuesi duhet të ketë referenca për furnizime të ngjashme;
- Banka Ekonomike ruan të drejtën të kërkoje informata shtesë nga kompanitë ofertuese;
Ofertat në zarf të mbyllur me mbishkrimin “Furnizim me Server”duhet të dorëzohen në zyrën qendrore të Bankës Ekonomike Sheshi Nëna Terezë p.n
Ofertat të cilat nuk përmbajnë dokumentacionin komplet nuk do të shqyrtohen.
Ofertat e dorëzuara pas afatit për dorëzim nuk do të shqyrtohen.
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 16.10.2026 në ora 15:00.
Banka mbanë të drejtën të anulojë ose ndryshojë tenderin në çdo kohë.
Të interesuarit mund të kërkojnë specifikacionin përmes email adresës : [email protected]