Banka Ekonomike vendosi ATM-in e ri në sheshin Nëna Terezë

 

Banka Ekonomike njofton të gjithë klientët se është vendosur ATM-i i ri në Prishtinë, Sheshi “Nëna Terezë”.
Me vendosjen e këtij ATM-i, klientët do të kenë qasje në llogaritë e tyre 24 orë në ditë, çdo ditë të javës dhe do të mund të kryejnë shërbime bankare.

Për çdo informatë shtesë apo detaje të tjera, ju mund të vizitoni njërën nga degët më të afërta të Bankës Ekonomike, apo të telefononi në Qendrën e Thirrjeve në +381 (0) 38 22 53 53.
Ju mirëpresim!

Banka Ekonomike merr pjesë në panairin e bujqësisë 2013

 

Si sinjal i gatishmërisë dhe rëndësisë në trajtimin e sektorit të bujqësisë së Republikës së Kosovës, Banka Ekonomike edhe këtë vit merr pjesë në Panairin e Bujqësisë 2013.
Me qëllim të mbështetjës së klientëve që merren me sektorin e bujqësisë, Banka Ekonomike gjatë tërë muajit Tetor ofron kredi bujqësore pa shpenzime administrative!
Panairi zyrtarisht ka filluar ditën e mërkurë (02 Tetor) dhe do të jetë i hapur deri ditën e shtunë (05 Tetor) në orën 16:00.
Për më shumë informata rreth panairit apo mundësive për aplikim, ju lutem vizitoni njërën nga degët e Bankës Ekonomike në gjithë Kosovën.

Ofertë për kredi bujqësore gjatë muajit Tetor!

 

Me rastin e mbajtjës së Panairit të Produkteve Bujqësore 2013, për të gjithë klientët e sektorit të Bujqësisë Banka Ekonomike ofron Kredi Bujqësore me 0% shpenzime administrative gjatë tërë muajit Tetor.
Ky hap korrespondon me një prej qëllimeve të Bankës Ekonomike për të mbështetur rritjen e prodhimtarisë vendore me theks të veçantë sektorin e bujqësisë.
Për çdo informatë shtesë rreth shfrytëzimit të kësaj oferte, ju lutem vizitoni njërën prej degëve të Bankës Ekonomike në të gjithë Kosovën.
Partneriteti vendor jep sukses!

Banka Ekonomike mbështet iftarin nga shoqata e biznesmenëve dhe zejtarëve – ESNAF

 

Prizren 23.07.2013

Banka Ekonomike ofron mundësi të shumta bashkëpunimi për të gjitha kompanitë vendore me theks të veçantë përkrahë bizneset të vogla dhe të mesme në mbarë Kosovën.

Së fundi, Banka Ekonomike ka përkrahur organizimin e iftarit tradicional të mbajtur me datë 23.07.2013, eveniment ky i organizuar nga shoqata e Biznesmenëve dhe Zejtarëve – Esnaf në Prizren.

Në këtë iftar ishin të pranishëm rreth 500 pjesëmarrës afarist e zejtar nga Prizreni dhe mysafir të ftuar.

Organizatorët i shprehën mirënjohje të veçantë Bankës Ekonomike për mbështetjen e ofruar duke theksuar se ky partneritet do të ofroj mundësi të reja për afaristët anëtar të Esnafit.

Me këtë rast Banka Ekonomike dhe stafi i saj i përkushtuar urojnë të gjithë besimtarët e fesë islame në Kosovë muajin e shenjtë të Ramazanit.

Banka Ekonomike hapi sportelin e ri doganor “Fitorja” në Ferizaj

 

Banka Ekonomike njofton të gjithë klientët se është hapur sporteli i ri në Terminalin e Mbrendshëm Doganor “Fitorja”, rruga e Reçakut – Ferizaj.

Me hapjen e këtij sporteli, klientët:

Do të kenë çasje çdo ditë nga dita e hënë deri ditën e shtunë (08:00 deri 18:00), ndërsa të dielën nuk do të punohet.
Do të mund të kryejnë të gjitha shërbimet bankare (pagesa të doganës, transfere, deponime/tërheqje, etj).

Ky hap korrespondon me njërin prej zotimeve të bankës për të ofruar shërbime të shpejta dhe cilësore për klientët. Duke vazhduar të mbetemi besnik ndaj klientëve tanë, ritheksojmë angazhimin maksimal në vazhdimësinë e ofrimit të shërbimeve për të ju përshtatur nevojave tua.

Për çdo informatë shtesë apo detaje të tjera, ju mund të vizitoni njërën nga degët më të afërta të Bankës Ekonomike, apo të telefononi në Qendrën e Thirrjeve në +381 (0) 38 22 53 53.

Ju mirëpresim!