Njoftim për klientë – u njoftojmë se, duke filluar nga data 1 Shatori, Türkiye İş Bankası – Dega në Kosovë

Ju njoftojmë se, duke filluar nga data 1 Shatori, Türkiye İş Bankası – Dega në Kosovë do të përfundojë ofrimin e shërbimeve bankare, si rezultat i transferimit të plotë të aseteve dhe detyrimeve në Bankën Ekonomike Sh.A., në bazë të miratimit të Bankës Qendrore të Kosovës me referencë 2025/312, datë 29.07.2025.

 

Ky proces është zhvilluar me kujdes të veçantë, duke respektuar të gjitha standardet ligjore dhe rregullative, me qëllimin kryesor që të ruajmë vazhdimësinë e shërbimeve dhe interesat tuaja si klientë.
Me këtë ndryshim, degët aktuale në Prishtinë dhe Prizren do të vazhdojnë të funksionojnë normalisht, por tani si pjesë e rrjetit të Bankës Ekonomike.

 

Shërbimet tuaja bankare nuk do të ndërpriten, çdo produkt, llogari apo marrëveshje që keni me Türkiye İş Bankası – Dega në Kosovë do të vazhdojë të funksionojë njësoj edhe pas transferimit.
Të gjitha transaksionet do të kryhen pa pengesa, qoftë depozita, pagesa, tërheqje, transfere, kredi apo shërbime të tjera bankare, gjithçka do të vazhdojë të funksionojë pa ndryshime.

 

Marrëdhënia juaj me bankën bëhet edhe më e lehtë, tani ju do të keni akses në një rrjet më të gjerë shërbimesh dhe produkte të reja që ofron Banka Ekonomike, pa pasur nevojë të bëni ndonjë veprim shtesë.
Banka Ekonomike Sh.A. është një bankë 100% vendore, që prej vitesh ofron një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh bankare për individë dhe biznese. Me një rrjet të zgjeruar degësh, platforma digjitale moderne dhe staf profesional, Banka Ekonomike është e përkushtuar t’ju ofrojë, shërbime të shpejta, të sigurta dhe transparente, produkte të përshtatura për çdo nevojë financiare, qasje në teknologji të avancuar për menaxhimin e financave tuaja, mbështetje të vazhdueshme dhe partneritet afatgjatë.

 

Ky bashkim përfaqëson një mundësi për të krijuar një përvojë edhe më të plotë bankare, duke ju siguruar stabilitet, lehtësi dhe zgjedhje më të shumta në menaxhimin e financave.

 

Për çdo informacion shtesë ose sqarim lidhur me procesin e transferimit dhe vazhdimësinë e shërbimeve, ju ftojmë të kontaktoni Qendrën tonë të thirrjeve në numrat 038 500 500, 0800 50000 (pa pagesë), Email: [email protected] ose vizitoni degën tonë më të afërt.

 

Ju falënderojmë për besimin dhe bashkëpunimin tuaj të vazhdueshëm.

Njoftim për klientë -Banka Ekonomike SH.A. njofton për blerjen e degës së Türkiye İş Bankası A.Ş. në Kosovë

Si një nga institucionet e konsoliduara në tregun financiar të Kosovës, Banka Ekonomike SH.A. me kapital 100% vendor ka ndërtuar mbi dy dekada eksperiencë, stabilitet dhe besim të ndërsjellët me mijëra klientë individë, biznese dhe partnerë institucionalë.

 

Sot, jemi të nderuar të ndajmë me publikun një zhvillim të rëndësishëm, Banka Ekonomike SH.A. ka arritur marrëveshjen dhe miratimin nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës për blerjen e aseteve dhe detyrimeve të degës së Türkiye İş Bankası A.Ş. në Kosovë, një institucion me reputacion të mirë ndërkombëtar dhe histori të suksesshme në shërbime financiare.

 

Ky veprim është në harmoni me strategjinë e Bankës Ekonomike SH.A. që përfaqëson një moment të rëndësishëm dhe një hap konkret në drejtim të rritjes dhe konsolidimit të mëtejshëm të pranisë sonë në tregun financiar vendor.
Në një kohë kur dinamika e sektorit bankar kërkon fleksibilitet, kapacitet dhe qasje të zhvilluar ndaj inovacionit, Banka Ekonomike SH.A. po dëshmon sërish përkushtimin e saj ndaj misionit dhe vizionit për të qenë partneri më i mirë financiar i të gjithë klientëve, duke mbështetur dhe duke u rreshtuar në të gjitha aktivitetet që ndikojnë në rritjen dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.

 

Ky tranzicion do të realizohet me kujdes të veçantë dhe profesionalizëm të lartë, me synimin që procesi të jetë sa më i lehtë dhe i sigurtë për klientët dhe partnerët e Türkiye İş Bankası A.Ş., duke ju siguruar mikpritje në shërbimet që do të vijojnë pa ndërprerje dhe në nivelin më të lartë të kujdesit. Klientët nuk kanë nevojë të ndërmarrin asnjë veprim, llogaritë, kursimet dhe kartelat e tyre do të mbeten aktive dhe të sigurta deri në njoftim të veçant të bankës.

 

Koordinimi i plotë dhe profesional mes Bankës Ekonomike SH.A. dhe Türkiye İş Bankası A.Ş., ka filluar dhe po vazhdon me një transparencë të plotë dhe i mbikëqyrur nga autoritetet rregullatore.

 

Me një rrjet të gjerë degësh në të gjithë territorin e Kosovës, me staf të kualifikuar, gamë të gjerë të produkteve dhe shërbimeve dhe përvojë të dëshmuar në tregun vendor, ne jemi të angazhuar të ofrojmë zgjidhje të përshtatura sipas nevojave të çdo klienti, individi apo biznesi. Banka Ekonomike SH.A. është një institucion financiar që njeh mirë nevojat e tregut dhe të klientëve.

 

Ne e shohim këtë hap si një mundësi për të zgjeruar më tej ndikimin tonë pozitiv në ekonomi, për të forcuar lidhjet me klientët ekzistues dhe për të mirëpritur me përkushtim të gjithë klientët e rinj.

 

Banka Ekonomike shpreh falënderim të veçantë për aksionarët dhe besimin e tyre të vazhdueshëm në mbështetjen e burimeve të nevojshme gjatë këtij procesi që e bën të mundur dhe më të lehtë rritjen dhe qëndrueshmërinë e institucionit.

 

Gjithashtu jemi falënderues ndaj Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për qasjen profesionale dhe korrektësinë gjatë këtij procesi, duke mos lënë anash stafin e Bankës Ekonomike SH.A. dhe Türkiye İş Bankası A.Ş. në Kosovë për profesionalizmin dhe mbështetjen gjatë fazave të tranzicionit.

 

Ky është një kapitull i ri për bashkëpunim, rritje dhe shërbim më të mirë.

 

Në emër të Bankës Ekonomike SH.A., falënderojmë Türkiye İş Bankası A.Ş.për bashkëpunimin korrekt dhe për rolin që ka luajtur në sektorin bankar të Kosovës. Ky bashkëpunim është një shembull pozitiv i kalimit të përgjegjësisë nga një institucion ndërkombëtar te një bankë vendore që ka kapacitetin dhe vizionin për të çuar përpara këtë trashëgimi.

 

Për çdo informacion shtesë, klientët dhe palët e interesuara mund të na kontaktojnë përmes kanaleve tona zyrtare të komunikimit. Ju ftojmë të vizitoni degët tona, të na shkruani në adresën zyrtare të emailit, të kontaktoni Qendrën tonë të thirrjeve në numrat 038 500 500, 0800 50000 (pa pagesë), apo t’i vizitoni degët në Prishtinë dhe Prizren.

 

Vendi: Prishtinë

Data: 30/07/2025

Banka Ekonomike

Njoftim për Klientët, zbatimi i çmimores së re

 

Të dashur klientë,

Nga 25 Korrik 2025 hyn në fuqi çmimorja e re për personat fizikë dhe juridikë.

 

Ndryshimet kryesore që do të zbatohen përfshijnë:

· Përfituesit e Trustit do të lirohen nga tarifa për lëshimin e debit kartelës.

· Do të aplikohet konvertimi dinamik i valutës për:

· Tërheqjet në bankomatet e Bankës Ekonomike (me kartela ndërkombëtare jo në valutën Euro).

· Pagesat në POS terminalet e Bankës Ekonomike (me kartela ndërkombëtare jo në valutën Euro).

 

Të gjitha detajet i gjeni në çmimoren e re, që mund ta gjeni duke klikuar nw link: https://tinyurl.com/mvkf3kxc

 

Për më shumë informata rreth publikimit të çmimores, ju lutemi na kontaktoni përmes:

Qendrës së Thirrjeve: 038 500 500 & 049 733 322

Email: [email protected] ose vizitoni degën tonë më të afërt.

 

Banka Ekonomike

Mendon për Ty!

Kredit Kartela që të jep më shumë, përfitimet janë vetëm për ty!

 

Kredit Kartela që të jep më shumë, përfitimet janë vetëm për ty!

 

Nuk ka rëndësi ku e merr pagën…

Ka rëndësi çka përfiton!
Dhe këtë vit, përfitimet i merr me vete, në xhep, në portofol, në çdo blerje, në çdo transaksion!

Nëse ende nuk ke një kredit kartelë nga Banka Ekonomike, tani është koha e duhur ta marrësh dhe ta përdorësh, sepse përfitimet janë të jashtëzakonshme dhe të vlefshme për të gjithë, pa marrë parasysh ku e merr pagën!

Kredit kartela e Bankës Ekonomike është çelësi yt për më shumë lehtësi, më shumë shpërblime, më shumë përparësi!

Mundësi pagese deri në 36 këste në POS Terminalet e Bankës Ekonomike.

 

Aplikimi FALAS
Mirëmbajtja e kartelës pa pagesë për vitin e parë
Hapje e llogarisë pa mirëmbajtje për vitin e parë (për klientët që marrin kredit kartelë dhe i përmbushin kushtet)
BONUS 10 EUR në transaksionin e parë (Kualifikimi bëhet nëse transaksioni i parë është në vlerë minimum 50 EUR)

 

Mos e humb këtë mundësi. Përdor kredit kartelën kudo, përfito kudo!

 

Banka Ekonomike po e bën më të lehtë që klientët të paguajnë pa para të gatshme dhe të përfitojnë çdo herë që përdorin kartelën.

Në supermarket, në restorant, në udhëtime apo duke bërë blerje online çdo përdorimi i kredit kartelës nga Banka Ekonomike tashmë shpërblehet.

Kampanja zgjat nga 1 Qershori deri më 31 Dhjetor 2025, por përfitimet fillojnë që nga momenti kur aplikon.

 

Apliko sot dhe bëhu pjesë e një eksperience moderne pagese, me benefite të vërteta për ty!

Tradita vazhdon, Banka Ekonomike për të tretën herë Banes po dhuron

 

Tradita fiton, Banka Ekonomike për të tretën herë banes po dhuron
Banka Ekonomike vazhdon traditën e shpërblimeve për klientët e saj, duke organizuar për të tretën herë një lojë të madhe shpërblyese. Klientët që afatizojnë nga  data 15 maj deri më 31 dhjetor 2025, përfitojnë jo vetëm norma preferenciale të interesit, por edhe mundësinë për të fituar shpërblime.
Për çdo afatizim në shumë prej 10,000 Eur për një afat minimal prej 12, 24 apo 36 muaj, siguron automatikisht pjesëmarrjen në lojën shpërblyese dhe mund të fitojë:
• 1 x Banesë në Prishtinë
• 2 x iPhone 16 Pro Max
• 2 x Laptop
• 2 x TV Smart
• 2 x iPad
• 2 x Gift Card të KS Siguria me vlerë 200 Eur
• 2 x Gift Card në LINDEX me vlerë 200 Eur
Përveç mundësisë për të fituar shpërblime, klientët përfitojnë edhe norma preferenciale të interesit për afatizimin e tyre, të detajuara në tabelën më poshtë:
Për çdo shumë prej 10,000 Eur të afatizuara, klientët përfitojnë një kupon për lojën shpërblyese, me një limit maksimal prej 20 kuponësh për secilin klient.
Shpërblimet do të ndahen më 15 janar 2026, gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në njërin nga televizionet e Kosovës.
Kjo është një mundësi për të gjithë ata që dëshirojnë të sigurojnë kursimet e tyre me përfitime të qëndrueshme, ndërkohë që shijojnë emocionin e pjesëmarrjes në një lojë me shpërblime të mëdha.
Për më shumë informata na kontaktoni:
☎️ 038 500 500 | 📲 049 733 322
✉️ [email protected]
Ose vizitoni degën më të afërt!
Banka Ekonomike – Mendon për Ty!

Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme të Kuvendit të Aksionarëve të Bankës Ekonomike (e 40-ta me radhë)

 

Njoftohen të gjithë aksionarët e Bankës Ekonomike Sh.A., Prishtinë, se mbledhja e përgjithshme vjetore e kuvendit të aksionarëve të Bankës Ekonomike (e 40-ta me radhë) do të mbahet ditën e premte, me datë 25.04.2025, në orën 10:00. Mbledhja do të mbahet në lokalet e zyrës qendrore të Bankës Ekonomike, në Prishtinë, sheshi “Nënë Tereza”, pn.

 

Për këtë mbledhje propozohet ky REND DITE:

 

1. Hapja e mbledhjes

Formimi i kryesisë së punës

 

2. Zgjedhja e komisioneve:

 

a) Komisioni verifikues
b) Caktimi i procesmbajtësit

 

3. Raporti i komisionit verifikues

 

4. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar

 

5. Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të punës së bordit të drejtorëve për vitin 2024

 

6. Shqyrtimi dhe miratimi:

 

Raporti vjetor i bankës për vitin 2024

 

Raporti i auditorit të pavarur për vitin 2024

Vendimi për miratimin e llogarisë vjetore për vitin 2024

Plani strategjik 2025-2027

 

7. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimeve të bordit të drejtorëve për ndryshimet dhe plotësimet e statutit të bankës ekonomike në mes të dy mbledhjeve vjetore të kuvendit të aksionarëve

 

8. Përditësimi dhe raportimi i vendimeve të bordit të drejtorëve për ks siguria

 

9. Shqyrtimi i propozimit për delegimin e autorizimeve të kuvendit të aksionarëve për vendimmarrje nga bordi i drejtorëve në mes të dy mbledhjeve për bankën ekonomike dhe ks siguria

 

10. Zgjedhja e auditorit të pavarur për auditimin e pasqyrave financiare të bankës për vitin 2025

 

11. Të ndryshme

 

Banka Ekonomike Sh.A.

Bordi i Drejtorëve

 

Ftohen aksionarët e interesuar që, nga dita e publikimit të këtij njoftimi për thirrjen e mbledhjes së përgjithshme të aksionarëve, në ambientet e zyrës qendrore të bankës, të rishikojnë pasqyrën financiare, me raportet e auditorëve të jashtëm, si dhe dokumentet tjera lidhur me propozimin e vendimeve të vendosura në rendin e ditës të mbledhjes së përgjithshme të aksionarëve, ose të kontaktojnë me sekretarin e mbledhjes, përmes numrit të telefonit +383 49/ 733-315, si dhe përmes email-t zyrtar [email protected], në lidhje me dorëzimin/pranimin e materialeve/dokumenteve përkatëse.

E-mail Info

 

Banka Ekonomike prezanton rilansimin e shërbimit E-mail Info, që ju lejon të merrni informata të gjendjes së llogarisë tuaj në intervale të ndryshme, sipas nevojave tuaja. Përmes këtij shërbimi, ju mund të pranoni gjendjen e llogarive tuaja në intervale të rregullta përmes email-it.

 

Gjendja e llogarisë suaj do të jetë e disponueshme në tri frekuenca sipas nevojave tuaja:

 

Ditore –  Për ata që kërkojnë kontroll të përditshëm mbi transaksionet bankare

 

Javore –  Për një përmbledhje të lëvizjeve gjatë javës

 

Mujore –  Një pasqyrë e plotë mbi gjendjen financiare mujore

 

Përfitoni nga kjo mundësi për të menaxhuar financat tuaja me një pasqyrë të qartë dhe të shpejtë, direkt në email-in tuaj.

 

Përfitoni nga kjo mundësi për të menaxhuar financat tuaja në mënyrë efektive, duke marrë në çdo moment njoftime të sakta dhe të përditësuara direkt në email-in tuaj.

Boll mo me shuma të vogla, merr kredi deri në 60,000 Euro

 

Boll mo me shuma të vogla, merr kredi deri në 60,000 Eur

 

Nëse po kërkoni kredi me kushte të favorshme dhe proces aplikimi të thjeshtë, kjo është mundësia juaj! Banka Ekonomike ju ofron kredi deri në 60,000 Eur, pa pasur nevojë për hipotekë, garantues, apo kolateral.

 

Ju do të përfitoni:

·         Pa Hipotekë

·         Pa garantues,

·         Pa kolateral

·         Afat kthimi deri në 180 muaj

·         Si dhe Sigurim Falas të veturës për 1 vit (TPL) në KS Siguria

·         Norma atraktive të interesit

Kush mund të përfitojë këtë kredi?

Kjo kredi është e vleshme për të gjithë klientët që aktivizojnë një ose më shumë nga shërbimet e mëposhtme:

•    E-banking
•    Sms Shërbimet
•    Mbitërheqje
•    Kredit Kartelë
•    Pako 2/3

 

*Të gjithë personat individ të cilët marrin paga nëpërmjet sistemit bankar në Kosovë mund të aplikojnë për këtë kampanjë, konkretisht klientët që marrin paga nga buxheti i Kosovës dhe nga Institucionet/Kompanitë publike, si dhe klientët të cilët marrin paga nga Institucionet/kompanitë private- klientë VIP.

Për më shumë informata, vizitoni degën më të afërt, apo na kontaktoni përmes Qendrës së Thirrjeve 038 500 500 & 049 733 322, apo email adresës: [email protected].

Për sugjerime dhe ankesa ju lutem na shkruani në [email protected]

Kampanja do të jetë aktive deri më 31.12.2025

Festoni 7 dhe 8 Marsin dhe fito bonuse me Bankën Ekonomike

 

Festoni 7 dhe 8 Marsin dhe fito bonuse me Bankën Ekonomike

 

Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesve dhe 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Banka Ekonomike vlerëson kontributin e mësuesve dhe rolit të jashtëzakonshëm të grave në shoqëri duke ofruar një mundësi të veçantë për klientët e saj: bonus deri në 8% për çdo blerje kur përdorni kartelat dhe POS-at tanë.

Si funksionon oferta?

Për çdo pagesë të realizuar me kartelat e Bankës Ekonomike në datat 7 dhe 8 Mars, ju përfitoni:

Më 7 Mars – 7% bonus për çdo blerje

Më 8 Mars – 8% bonus për çdo blerje

 

Vlera minimale e pagesës: 20 EUR

Bonusi maksimal që mund të përfitoni: 20 EUR

Një mundësi për të shpërblyer dhe festuar

 

7 Marsi është një ditë dhe mundësi për të shprehur mirënjohjen ndaj mësuesve dhe për të kujtuar rolin e tyre të pazëvendësueshëm në formësimin e shoqërisë.

8 Marsi është një ditë e veçantë për të nderuar dhe festuar kontributin e grave në të gjitha aspektet e jetës. Përmes kësaj oferte, Banka Ekonomike ju mundëson një mënyrë të lehtë dhe të përfitueshme për të bërë blerjet tuaja dhe për të shpërblyer gratë e rëndësishme në jetën tuaj.

 

Si të përfitoni bonusin?

•     Kryeni blerjet tuaja në çdo POS me kartelat e Bankës Ekonomike.

•     Shuma minimale e pagesës duhet të jetë 20 EUR për të përfituar bonusin.

•     Shuma maksimale e bonusit që mund të merrni është 20 EUR për secilën ditë të ofertës.

 

Mos humbisni këtë mundësi për të përfituar më shumë gjatë këtyre ditëve të veçanta!
Banka Ekonomike – gjithmonë pranë jush, me më shumë përfitime për çdo ditë të rëndësishme!

Zemra paguan, Banka Ekonomike shpërblen

 

Festo Shën Valentinin me një surprizë të dyfishtë, një dhuratë për zemrën tënde dhe një bonus ekstra për ty. Nga 10 deri më 14 shkurt paguani me kartelat dhe në POS-et e Bankës Ekonomike dhe përfitoni më shumë nga çdo shpenzim.

 

Nëse je duke paguar me debit kartelë, pse mos me fitu edhe diçka më shumë?

Nga 10 shkurti, për çdo pagesë mbi 20€ në POS terminalet e Bankës Ekonomike, përfiton 3% bonus!

·       Bonusi maksimal për transaksion 5 Euro

·       Bonusi maksimal për kartele 10 Euro

E tash edhe kredit kartela jote vlen më shumë, se sa herë që paguan me POS me shumë mbi 50€, përfiton 5% bonus. Po ti boni blerjet pa stres!

·      Bonusi maksimal për transaksion 7 Euro

·      Bonusi maksimal për kartele 20 Euro

prej 10 shkurtit kur paguan me kredit kartelë në këste, në çdo pagesë mbi 50€, përfiton edhe 7% bonus.

·      Bonusi maksimal për transaksion 10 Euro

·      Bonusi maksimal për kartele 25 Euro

Shfrytëzo këtë mundësi në rrjetin e bizneseve të përzgjedhura dhe bëj çdo pagesë me më shumë përfitime.

 

Rruga e dashurisë vjen nga Banka ekonomike me këto kushte.