Vera me “Visa” nga Banka Ekonomike

Vera në Bankën Ekonomike është vera e mundesive të mëdha.

Çdo pagesë gjatë muajve të verës përmes Visa Kredit dhe Visa Debit ose pagesë online shëndrrohet në mundësi  për shpërblimn e klientëve të Bankës Ekonomike.

Përdorimi i kartelave dhe POS terminaleve bëhet automatikisht pjesë e kampanjës që iu mundëson shpërblime të ndryshme, duke e bërë çdo transaksion më të vlefshëm.

Klientët që përdorin “VISA” gjatë periudhës së kampanjës marrin pjesë në një përzgjedhje për shpërblime monetare.

 

Paguaj me “VISA” dhe bëhu

  • Një nga 20 fituesit ë mundshëm me nga 20 EUR
  • Një nga 10 fituesit e mundshëm me nga 100 EUR
  • Një nga 5 fituesit e mundshëm me nga 200 EUR

Pjesë e kësaj kampanje do të jenë të gjithë klientët individual dhe bizneset e Bankës Ekonomike që realizojnë pagesa mbi 30 euro me VISA debit ose Kredit në POS terminalet e Bankës Ekonomike por edhe duke paguar online.

Është koha jote bëhu pjesë ta fitosh vetëm një nga shpërblimet e shumta të verës me Bankën Ekonomike.

Çdo blerje deri më 31.08.2026 nuk është vetëm pagesë është edhe një mundësi për të fituar, dhe Random Pick mund të të bëjë fitues edhe ty.

 

Çdo biznes i ri ka nevojë për Bankën Ekonomike

“Start-UP” me Bankën Ekonomike dhe FKGK

Çdo biznes i suksesshëm fillon me një ide. Megjithatë, sfida më e madhe për shumicën e sipërmarrësve të rinj mbetet qasja në financim gjatë fazave të para të zhvillimit.

Për të mbështetur krijimin dhe zhvillimin e bizneseve të reja, Banka Ekonomike, në bashkëpunim me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK), ka lansuar kampanjën “Start-UP”, e cila synon t’u ofrojë ndërmarrjeve të reja qasje më të lehtë në financim, kushte preferenciale dhe mbështetje të vazhdueshme për rritjen e aktivitetit të tyre.

Kampanja do të jetë valide nga 15 qershor 2026 deri më 31 dhjetor 2026 dhe është dedikuar për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme që ndodhen në fazat e hershme të zhvillimit.

Çfarë ofron kampanja?

  • Financim nga 3,000 € deri në 100,000 €
  • Garanci kreditore deri në 80% të shumës së kredisë, respektivisht deri në 80,000 €
  • Afat i garancisë deri në 84 muaj
  • Financim për:
    • Investime afatgjata
    • Kapital punues
  • Norma preferenciale të interesit
  • Kushte më të favorshme për bizneset fillestare
  • Fleksibilitet në pagesa

Përveç financimit, bizneset përfituese mund të kenë qasje edhe në një sërë shërbimesh mbështetëse:

  • Pako llogarie biznesi
  • E-Banking dhe SMS-Banking
  • FLEXI Kredit Kartelë
  • Konsulencë për zhvillimin e biznesit
  •  Mbështetje të vazhdueshme gjatë rrugëtimit të tyre sipërmarrës

Kampanja është e dedikuar për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) që plotësojnë kriteret në vijim:

  • Janë në pronësi private dhe pa pronësi qeveritare gjatë periudhës së mbulimit nga garancia
  • Janë të regjistruara në ARBK
  • Kanë përvojë biznesi nga dita e regjistrimit deri në 12 muaj
  • Janë në pronësi të së paku një qytetari ose banori të përhershëm të Republikës së Kosovës

Investim në idetë e së ardhmes

Në Bankën Ekonomike besojmë se startup-et dhe bizneset e reja janë motori i inovacionit, krijimit të vendeve të punës dhe zhvillimit ekonomik.

E kur të mbështetë Banka Ekonomike dhe fondi kosovar për garanci kreditore shumë leht mundesh me u rritë, Nise Biznesin, Rrite Biznesin…

Fito me Bankën EkonomikeBanka Ekonomike dhe FKGK – më afër sipërmarrësve që ndërtojnë të ardhmen, që nga dita e parë e biznesit të tyre.

25 vjet me ty, 25,000 Eur për ty

Festojmë 25 vite me ty

25 vite më parë nisëm një rrugëtim të bazuar në besim , përkushtim dhe afërsi me klientin. Sot, në këtë përvjetor të rëndësishëm, po e festojmë këtë sukses duke sjellë një ofertë që u jep klientëve tanë më shumë mundësi për të realizuar planet e tyre me kushte të favorshme dhe procedura të thjeshtuara.

 

Në kuadër të shënimit të 25 vjetorit të Bankës Ekonomike, kemi kënaqësinë të prezentojmë një kampanjë të veçant kreditore për klientët e sektorit privat, e krijuar për t’ju ndihmuar të realizoni planet dhe dëshirat tuaja më lehtë se asnjëherë më parë.

 

Përmes kësaj oferte për nderë të 25 vjetorit, klientët mund të përfitojnë kredi deri në 25,000 euro, me afat kthimi deri në 120 muaj, duke iu mundësuar realizimin e planeve dhe nevojave të tyre financiare me më shumë lehtësi dhe fleksibilitet.

 

Çfarë përfitoni nga kjo ofertë?

  • Kredi deri në 25,000
  • Afat kthimi deri në 120 muaj
  • Pa garantues
  • Pa kolateral
  • Me procedura të shpejta dhe të thjeshta të aplikimit
  • Këste mujore të përshtatshme sipas mundësive tuaja

 

 

Për tu bërë pjesë e kësaj kampanje ju duhet të aktivizoni edhe shërbimet e mëposhtme:

• Kredit Kartelë
• Pako 2

 

Për 25 vite me radhë, Banka Ekonomike ka qenë pranë klientëve të saj duke ofruar mbështetje financiare, siguri dhe zgjidhje që i përgjigjen nevojave të përditshme.

 

Kjo ofertë është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Bankës Ekonomike për të mbështetur klientët e saj me produkte financiare konkurruese dhe zgjidhje që i përshtaten nevojave të tyre reale.

 

25 vite besim, 25 vite partnritet, 25 vite pranë klientëve

A po don me rrnu ndeti

 

Banka Ekonomike po e jep për të katërtin vit me radhë mundësinë e madhe për të fituar.

 

Se tradita po vazhdon, Banka Ekonomike prap banesë ne bregdet po dhuron!

 

Kursimet në Bankën Ekonomike mund të jenë fillimi i një jetese të re.

Me lansimin e kampanjës se depozitave, ku çdo klient bëhet pjesë e lojës shpërblyese nuk po kursen vetëm për të ardhmen, por hyn në garë për një mori shpërblimesh.

Gjithashtu edhe një mundësi reale për të fituar, sepse me Bankën Ekonomike ëndrrat nuk mbesin vetëm ëndrra.

 

E kjo nuk është e gjitha për çdo afatizim në shumë prej 10,000 Euro për një afat minimal prej 12, 24 apo 36 muaj, siguron automatikisht pjesëmarrjen në lojën shpërblyese dhe mund të fitojë:

 

1. Banesë në Bregdet ( zgjedhja e fituesit janar 2027)
2. 2 x Iphone 17 Pro Max
3. 2 x Laptop
4. 2 x TV Smart
5. 2 x Ipad
6. 2 x Gift Card të KS Siguria me vlerë 200.00 EUR (Gift Card mund të shfrytëzohet në afat prej 12 muaj nga klienti apo familjarët e tij-data e shfrytëzimit të ceket në GiftCard).
7. 2 x Gift Card në Lindex vlera 200.00 Eur (Gift Card mund të shfrytëzohet në afat prej 12 muaj nga klienti apo familjarët e tij-data e shfrytëzimit të ceket në GiftCard)

 

Përveç mundësisë për të fituar shpërblime, klientët përfitojnë edhe norma preferenciale të interesit për afatizimin e tyre, të detajuara në tabelën më poshtë:

 

Shembull
Afatizimi 12 Muaj
Afatizimi 24 Muaj
Afatizimi 36 Muaj
Vlera e Afatizimit
 10.000€
 10.000€
 10.000€
IR
1,8%
1,7%
1,6%
Bruto Interesi
180€
 340.47€
480.44€
Tatimi 10%
 18€
34.05€
48.04€
Neto Interesi
162€
306.42€
432.39€
Norma efektive e interesit
 1.800 %
 1.686 %
 1.575%

Për çdo shumë prej 10,000 Euro të afatizuara, klientët përfitojnë një kupon për lojën shpërblyese, me një limit maksimal prej 20 kuponësh për secilin klient.

 

Shpërblimet do të ndahen më 15 janar 2027, gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në njërin nga televizionet e Kosovës.
Kjo është një mundësi për të gjithë ata që dëshirojnë të sigurojnë kursimet e tyre me përfitime të qëndrueshme, ndërkohë që shijojnë emocionin e pjesëmarrjes në një lojë me shpërblime të mëdha.

 

Për më shumë informata na kontaktoni:

 

☎️ 038 500 500 | 📲 049 733 322
✉️ [email protected]
Ose vizitoni degën më të afërt!

 

Banka Ekonomike
Mendon për Ty!

Ofertat per Dubai nga VISA

Si të përfitoni ofertën:

  • Ndiqni link-un Booking.com/Visa (http://booking.com/index.html?aid=2440045) për t’u drejtuar në faqen e fushatës.
  • Hyni ose krijoni një llogari në Booking.com.
  • Zgjidhni akomodimin dhe datat e udhëtimit.
  • Sigurohuni që shuma e cashback-ut të shfaqet te Price Summary. (Përmbledhja e çmimit)
  • Zgjidhni opsionin “Pay Now” (paguaj tani) kur përdorni link-un Booking.com/Visa. Cashback nuk aplikohet për “Pay at the property”. (paguaj në pronë)
  • Paguani me çdo kartë Visa (kartat me parapagim ose që nuk rimbushen nuk janë të kualifikuara për këtë promocion).
  • Merrni cashback-un tuaj — do të kreditohet në Portofolin e Booking.com 64 ditë pas check-out.

Oferta është e vlefshme për të gjithë mbajtësit e kartave Visa për rezervime deri më 31 Maj 2026.

MOS I SHTY PLANET E MËDHA VETËM PËR PARA

Se Banka Ekonomike po jep kredi deri në 60.000 për 15 vjet edhe pa garantues

Ëndrrat nuk duhet të presin. Me ofertën e re të Bankës Ekonomike, ju mund të realizoni planet tuaja personale apo familjare me një kredi fleksibile, të thjeshtë dhe pa pengesa.

Pa dokumente të tepërta, vetëm me bashkhuamarrës.

Pse ta zgjidhni këtë kredi?

  • Deri në 60,000 EUR financim
  • Pa hipotekë
  • Pa garantues
  • Afat kthimi deri në 15 vjet
  • Proces aplikimi i shpejtë dhe i lehtë

Ky është momenti ideal për të përmbushur qëllimet tuaja, qoftë për renovim shtëpie, investim apo arsimim personal.

Kjo vetëm kredi nuk është, por është shumë më shumë

Klientët kanë mundësinë të aktivizojnë edhe shërbime shtesë si:

  • Kredit Kartel
  • Mbitërheqje/Overdraft
  • Pako 2

Banka Ekonomike është këtu për t’iu mbështetur me transparencë, shpejtësi dhe shërbim profesional gjatë gjithë procesit të aplikimit.

Kush mund të përfitojë?

Të gjithë individët që marrin paga përmes sistemit bankar në Kosovë, përfshirë:

  • Të punësuarit në institucione buxhetore
  • Punonjësit e institucioneve dhe kompanive publike
  • Të punësuarit në kompanitë private – klientë VIP

A je gati për hapin e radhës?

Vizitoni degën më të afërt të Bankës Ekonomike ose na kontaktoni:

Për sugjerime dhe ankesa:

[email protected]

E tash mbetet në dorën tënde. Për tu bërë pjesë e kësaj kampanje keni kohë deri më 31 Dhjetor 2026.

Ditët Mastercard

10% kthim parash për tre ditë gjatë Mastercard Day për Black Friday në Kosovë

Bëhu pjesë e Mastercard Day në Kosovë, nga 28 deri më 30 nëntor 2025. Ndiq këta hapa të thjeshtë:

1. Paguaj me kartën tënde Mastercard në dyqanet e elektronikës

Gjatë tre ditëve të fushatës (28–30 nëntor), kryej blerje në dyqanet e elektronikës në Kosovë ose jashtë vendit.

2. Përfito 10% kthim parash, deri në 25€ për kartë

Çdo blerje e vlefshme llogaritet me 10% kthim parash, deri në kufirin maksimal prej 25€ për kartë gjatë
periudhës së fushatës. Kthimi i parave llogaritet mbi çmimin final që paguani, pas të gjitha zbritjeve të ofruara
nga tregtari.

3. Merr kthim parash automatikisht brenda 10 ditëve

Kthimi i parave kreditohet pa asnjë veprim shtesë, drejtpërdrejt në llogarinë tuaj digjitale, me emërtimin
“Mastercard Day cashback”.

4. Nuk nevojitet regjistrim

Oferta vlen automatikisht për të gjitha kartat Mastercard për individë të lëshuara në Kosovë:
debit, kredit dhe të parapaguara. (Maestro/Cirrus dhe Business nuk përfshihen.)

Kategoritë e bizneseve (MCC) për të cilat aplikohet kthimi i parave
(MCC-kodet e përfshira në fushatë)
5722 – Pajisje shtëpiake (Household Appliance Stores)
5732 – Produkte elektronike
5045 – Kompjutera dhe pajisje periferike
5734 – Dyqane software-i
5816 – Lojëra digjitale
5817 – Aplikacione software
5818 – Produkte digjitale multi-kategori
4812 – Pajisje telekomunikimi

Të përjetosh një Black Friday si asnjë tjetër: priceless.

Këtu mund të gjeni rregullat dhe kushtet e plota.

Kredit Kartela që të jep më shumë, përfitimet janë vetëm për ty!

 

Kredit Kartela që të jep më shumë, përfitimet janë vetëm për ty!

 

Nuk ka rëndësi ku e merr pagën…

Ka rëndësi çka përfiton!
Dhe këtë vit, përfitimet i merr me vete, në xhep, në portofol, në çdo blerje, në çdo transaksion!

Nëse ende nuk ke një kredit kartelë nga Banka Ekonomike, tani është koha e duhur ta marrësh dhe ta përdorësh, sepse përfitimet janë të jashtëzakonshme dhe të vlefshme për të gjithë, pa marrë parasysh ku e merr pagën!

Kredit kartela e Bankës Ekonomike është çelësi yt për më shumë lehtësi, më shumë shpërblime, më shumë përparësi!

Mundësi pagese deri në 36 këste në POS Terminalet e Bankës Ekonomike.

 

Aplikimi FALAS
Mirëmbajtja e kartelës pa pagesë për vitin e parë
Hapje e llogarisë pa mirëmbajtje për vitin e parë (për klientët që marrin kredit kartelë dhe i përmbushin kushtet)
BONUS 10 EUR në transaksionin e parë (Kualifikimi bëhet nëse transaksioni i parë është në vlerë minimum 50 EUR)

 

Mos e humb këtë mundësi. Përdor kredit kartelën kudo, përfito kudo!

 

Banka Ekonomike po e bën më të lehtë që klientët të paguajnë pa para të gatshme dhe të përfitojnë çdo herë që përdorin kartelën.

Në supermarket, në restorant, në udhëtime apo duke bërë blerje online çdo përdorimi i kredit kartelës nga Banka Ekonomike tashmë shpërblehet.

Kampanja zgjat nga 1 Qershori deri më 31 Dhjetor 2025, por përfitimet fillojnë që nga momenti kur aplikon.

 

Apliko sot dhe bëhu pjesë e një eksperience moderne pagese, me benefite të vërteta për ty!

Tradita vazhdon, Banka Ekonomike për të tretën herë Banes po dhuron

 

Tradita fiton, Banka Ekonomike për të tretën herë banes po dhuron
Banka Ekonomike vazhdon traditën e shpërblimeve për klientët e saj, duke organizuar për të tretën herë një lojë të madhe shpërblyese. Klientët që afatizojnë nga  data 15 maj deri më 31 dhjetor 2025, përfitojnë jo vetëm norma preferenciale të interesit, por edhe mundësinë për të fituar shpërblime.
Për çdo afatizim në shumë prej 10,000 Eur për një afat minimal prej 12, 24 apo 36 muaj, siguron automatikisht pjesëmarrjen në lojën shpërblyese dhe mund të fitojë:
• 1 x Banesë në Prishtinë
• 2 x iPhone 16 Pro Max
• 2 x Laptop
• 2 x TV Smart
• 2 x iPad
• 2 x Gift Card të KS Siguria me vlerë 200 Eur
• 2 x Gift Card në LINDEX me vlerë 200 Eur
Përveç mundësisë për të fituar shpërblime, klientët përfitojnë edhe norma preferenciale të interesit për afatizimin e tyre, të detajuara në tabelën më poshtë:
Për çdo shumë prej 10,000 Eur të afatizuara, klientët përfitojnë një kupon për lojën shpërblyese, me një limit maksimal prej 20 kuponësh për secilin klient.
Shpërblimet do të ndahen më 15 janar 2026, gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në njërin nga televizionet e Kosovës.
Kjo është një mundësi për të gjithë ata që dëshirojnë të sigurojnë kursimet e tyre me përfitime të qëndrueshme, ndërkohë që shijojnë emocionin e pjesëmarrjes në një lojë me shpërblime të mëdha.
Për më shumë informata na kontaktoni:
☎️ 038 500 500 | 📲 049 733 322
✉️ [email protected]
Ose vizitoni degën më të afërt!
Banka Ekonomike – Mendon për Ty!

Boll mo me shuma të vogla, merr kredi deri në 60,000 Euro

 

Boll mo me shuma të vogla, merr kredi deri në 60,000 Eur

 

Nëse po kërkoni kredi me kushte të favorshme dhe proces aplikimi të thjeshtë, kjo është mundësia juaj! Banka Ekonomike ju ofron kredi deri në 60,000 Eur, pa pasur nevojë për hipotekë, garantues, apo kolateral.

 

Ju do të përfitoni:

·         Pa Hipotekë

·         Pa garantues,

·         Pa kolateral

·         Afat kthimi deri në 180 muaj

·         Si dhe Sigurim Falas të veturës për 1 vit (TPL) në KS Siguria

·         Norma atraktive të interesit

Kush mund të përfitojë këtë kredi?

Kjo kredi është e vleshme për të gjithë klientët që aktivizojnë një ose më shumë nga shërbimet e mëposhtme:

•    E-banking
•    Sms Shërbimet
•    Mbitërheqje
•    Kredit Kartelë
•    Pako 2/3

 

*Të gjithë personat individ të cilët marrin paga nëpërmjet sistemit bankar në Kosovë mund të aplikojnë për këtë kampanjë, konkretisht klientët që marrin paga nga buxheti i Kosovës dhe nga Institucionet/Kompanitë publike, si dhe klientët të cilët marrin paga nga Institucionet/kompanitë private- klientë VIP.

Për më shumë informata, vizitoni degën më të afërt, apo na kontaktoni përmes Qendrës së Thirrjeve 038 500 500 & 049 733 322, apo email adresës: [email protected].

Për sugjerime dhe ankesa ju lutem na shkruani në [email protected]

Kampanja do të jetë aktive deri më 31.12.2025