Vera me “Visa” nga Banka Ekonomike

Vera në Bankën Ekonomike është vera e mundesive të mëdha.

Çdo pagesë gjatë muajve të verës përmes Visa Kredit dhe Visa Debit ose pagesë online shëndrrohet në mundësi  për shpërblimn e klientëve të Bankës Ekonomike.

Përdorimi i kartelave dhe POS terminaleve bëhet automatikisht pjesë e kampanjës që iu mundëson shpërblime të ndryshme, duke e bërë çdo transaksion më të vlefshëm.

Klientët që përdorin “VISA” gjatë periudhës së kampanjës marrin pjesë në një përzgjedhje për shpërblime monetare.

 

Paguaj me “VISA” dhe bëhu

  • Një nga 20 fituesit ë mundshëm me nga 20 EUR
  • Një nga 10 fituesit e mundshëm me nga 100 EUR
  • Një nga 5 fituesit e mundshëm me nga 200 EUR

Pjesë e kësaj kampanje do të jenë të gjithë klientët individual dhe bizneset e Bankës Ekonomike që realizojnë pagesa mbi 30 euro me VISA debit ose Kredit në POS terminalet e Bankës Ekonomike por edhe duke paguar online.

Është koha jote bëhu pjesë ta fitosh vetëm një nga shpërblimet e shumta të verës me Bankën Ekonomike.

Çdo blerje deri më 31.08.2026 nuk është vetëm pagesë është edhe një mundësi për të fituar, dhe Random Pick mund të të bëjë fitues edhe ty.

 

Çdo biznes i ri ka nevojë për Bankën Ekonomike

“Start-UP” me Bankën Ekonomike dhe FKGK

Çdo biznes i suksesshëm fillon me një ide. Megjithatë, sfida më e madhe për shumicën e sipërmarrësve të rinj mbetet qasja në financim gjatë fazave të para të zhvillimit.

Për të mbështetur krijimin dhe zhvillimin e bizneseve të reja, Banka Ekonomike, në bashkëpunim me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK), ka lansuar kampanjën “Start-UP”, e cila synon t’u ofrojë ndërmarrjeve të reja qasje më të lehtë në financim, kushte preferenciale dhe mbështetje të vazhdueshme për rritjen e aktivitetit të tyre.

Kampanja do të jetë valide nga 15 qershor 2026 deri më 31 dhjetor 2026 dhe është dedikuar për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme që ndodhen në fazat e hershme të zhvillimit.

Çfarë ofron kampanja?

  • Financim nga 3,000 € deri në 100,000 €
  • Garanci kreditore deri në 80% të shumës së kredisë, respektivisht deri në 80,000 €
  • Afat i garancisë deri në 84 muaj
  • Financim për:
    • Investime afatgjata
    • Kapital punues
  • Norma preferenciale të interesit
  • Kushte më të favorshme për bizneset fillestare
  • Fleksibilitet në pagesa

Përveç financimit, bizneset përfituese mund të kenë qasje edhe në një sërë shërbimesh mbështetëse:

  • Pako llogarie biznesi
  • E-Banking dhe SMS-Banking
  • FLEXI Kredit Kartelë
  • Konsulencë për zhvillimin e biznesit
  •  Mbështetje të vazhdueshme gjatë rrugëtimit të tyre sipërmarrës

Kampanja është e dedikuar për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) që plotësojnë kriteret në vijim:

  • Janë në pronësi private dhe pa pronësi qeveritare gjatë periudhës së mbulimit nga garancia
  • Janë të regjistruara në ARBK
  • Kanë përvojë biznesi nga dita e regjistrimit deri në 12 muaj
  • Janë në pronësi të së paku një qytetari ose banori të përhershëm të Republikës së Kosovës

Investim në idetë e së ardhmes

Në Bankën Ekonomike besojmë se startup-et dhe bizneset e reja janë motori i inovacionit, krijimit të vendeve të punës dhe zhvillimit ekonomik.

E kur të mbështetë Banka Ekonomike dhe fondi kosovar për garanci kreditore shumë leht mundesh me u rritë, Nise Biznesin, Rrite Biznesin…

Fito me Bankën EkonomikeBanka Ekonomike dhe FKGK – më afër sipërmarrësve që ndërtojnë të ardhmen, që nga dita e parë e biznesit të tyre.

25 vjet me ty, 25,000 Eur për ty

Festojmë 25 vite me ty

25 vite më parë nisëm një rrugëtim të bazuar në besim , përkushtim dhe afërsi me klientin. Sot, në këtë përvjetor të rëndësishëm, po e festojmë këtë sukses duke sjellë një ofertë që u jep klientëve tanë më shumë mundësi për të realizuar planet e tyre me kushte të favorshme dhe procedura të thjeshtuara.

 

Në kuadër të shënimit të 25 vjetorit të Bankës Ekonomike, kemi kënaqësinë të prezentojmë një kampanjë të veçant kreditore për klientët e sektorit privat, e krijuar për t’ju ndihmuar të realizoni planet dhe dëshirat tuaja më lehtë se asnjëherë më parë.

 

Përmes kësaj oferte për nderë të 25 vjetorit, klientët mund të përfitojnë kredi deri në 25,000 euro, me afat kthimi deri në 120 muaj, duke iu mundësuar realizimin e planeve dhe nevojave të tyre financiare me më shumë lehtësi dhe fleksibilitet.

 

Çfarë përfitoni nga kjo ofertë?

  • Kredi deri në 25,000
  • Afat kthimi deri në 120 muaj
  • Pa garantues
  • Pa kolateral
  • Me procedura të shpejta dhe të thjeshta të aplikimit
  • Këste mujore të përshtatshme sipas mundësive tuaja

 

 

Për tu bërë pjesë e kësaj kampanje ju duhet të aktivizoni edhe shërbimet e mëposhtme:

• Kredit Kartelë
• Pako 2

 

Për 25 vite me radhë, Banka Ekonomike ka qenë pranë klientëve të saj duke ofruar mbështetje financiare, siguri dhe zgjidhje që i përgjigjen nevojave të përditshme.

 

Kjo ofertë është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Bankës Ekonomike për të mbështetur klientët e saj me produkte financiare konkurruese dhe zgjidhje që i përshtaten nevojave të tyre reale.

 

25 vite besim, 25 vite partnritet, 25 vite pranë klientëve