Banka Ekonomike Sh.A. Prishtinë, fton subjektet e interesuara të paraqesin ofertat për:
PLOTËSIMIN E NEVOJAVE VJETORE TË BANKËS PËR FURNIZIM DHE SERVISIM TË PAJISJEVE BANKARE
1 – PAJISJE PËR NUMRIM, VERIFIKIM DHE IDENTIFIKIM TË KARTËMONEDHAVE
2 – PAJISJE PËR NUMRIM, VERIFIKIM, IDENTIFIKIM DHE PROCESIM TË KARTËMONEDHAVE
3 – MAKINË PËR DETEKTIM TË KARTËMONEDHAVE ULTRA VIOLET
Të interesuarit mund të kërkojnë specifikacionin përmes email adresave: [email protected] , [email protected],
Për t’u kualifikuar kompanitë duhet:
– Të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm ligjor – certifikatën e regjistrimit të biznesit, informatat mbi biznesin dhe certifikatën e numrit fiskal.
– Të kenë dokumentacionin e nevojshëm mbi TVSH (nëse janë deklarues të TVSH të dorëzojnë certifikatën e TVSH)
– Oferta financiare duhet të jetë me TVSH
– Për çmimet të cilat nuk e kanë të listuar TVSH ndarazi, do të nënkuptohet se vlera e TVSH është e përfshirë në çmim, oferta financiare duhet të paraqitet për opsionin e blerjes dhe në opsionin e ofrimit të makinave me qira nga kompanitë ofertuese.
– Kompanitë ofertuese duhet të jenë të autorizuara për shitje dhe servisim të pajisjeve për të cilat kane ofertuar.
-Software të makinave për lexim dhe procesim të numrave serik dhe denominacioneve që përkrah makinat
– Të dorëzojnë specifikacionet teknike të pajisjeve.
– Të cekin afatin e liferimit.
– Të ketë së paku 3 vjet garancion për zëvendësimin e pjesëve harxhuese të përfshira në garancion, gjithashtu të specifikohen pjesët harxhuese të makinës.
-Të specifikohen kushtet e qiradhënies në rast se ofertuesi I ofron makinat me qira.
– Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë së paku 2 muaj nga data e dorëzimit të ofertës
– Ofertuesi duhet të ketë referenca/ kontrata për punë të ngjashme
– Banka Ekonomike ruan të drejtën të kërkoje informata shtesë nga kompanitë ofertuese
Ofertat në zarf të mbyllur me mbishkrimin’ PLOTËSIMIN E NEVOJAVE VJETORE TË BANKËS PËR FURNIZIM DHE SERVISIM TË PAJISJEVE BANKARE të dorëzohen në recepcion në lokalet e Zyrës Qendrore të Bankës Ekonomike Sh.a. Prishtinë, Sheshi Nënë Terezë p.n.
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është deri më 09.07.2026 në ora 15:00.
Banka mbanë të drejtën të anulojë ose ndryshojë tenderin në çdo kohë.
