Njoftim për Klientët, zbatimi i çmimores së re

Të dashur klientë, Nga 25 Korrik 2025 hyn në fuqi çmimorja e re për personat fizikë dhe juridikë.   Ndryshimet kryesore që do të zbatohen përfshijnë: · Përfituesit e Trustit do të lirohen nga tarifa për lëshimin e debit kartelës. · Do të aplikohet konvertimi dinamik i valutës për: · Tërheqjet në bankomatet e Bankës Ekonomike (me kartela ndërkombëtare jo në valutën Euro). · Pagesat në POS terminalet e Bankës Ekonomike (me kartela ndërkombëtare jo në valutën Euro).   Të gjitha detajet i gjeni në çmimoren e re, që mund ta gjeni duke klikuar nw link: https://tinyurl.com/mvkf3kxc   Për më shumë informata rreth publikimit të çmimores, ju lutemi na kontaktoni përmes: Qendrës së Thirrjeve: 038 500 500 & 049 733 322 Email: [email protected] ose vizitoni degën tonë më të afërt.   Banka Ekonomike Mendon për Ty!

Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme të Kuvendit të Aksionarëve të Bankës Ekonomike (e 40-ta me radhë)

Njoftohen të gjithë aksionarët e Bankës Ekonomike Sh.A., Prishtinë, se mbledhja e përgjithshme vjetore e kuvendit të aksionarëve të Bankës Ekonomike (e 40-ta me radhë) do të mbahet ditën e premte, me datë 25.04.2025, në orën 10:00. Mbledhja do të mbahet në lokalet e zyrës qendrore të Bankës Ekonomike, në Prishtinë, sheshi “Nënë Tereza”, pn.   Për këtë mbledhje propozohet ky REND DITE:   1. Hapja e mbledhjes Formimi i kryesisë së punës   2. Zgjedhja e komisioneve:   a) Komisioni verifikues b) Caktimi i procesmbajtësit   3. Raporti i komisionit verifikues   4. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar   5. Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të punës së bordit të drejtorëve për vitin 2024   6. Shqyrtimi dhe miratimi:   Raporti vjetor i bankës për vitin 2024   Raporti i auditorit të pavarur për vitin 2024 Vendimi për miratimin e llogarisë vjetore për vitin 2024 Plani strategjik 2025-2027   7. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimeve të bordit të drejtorëve për ndryshimet dhe plotësimet e statutit të bankës ekonomike në mes të dy mbledhjeve vjetore të kuvendit të aksionarëve   8. Përditësimi dhe raportimi i vendimeve të bordit të drejtorëve për ks siguria   9. Shqyrtimi i propozimit për delegimin e autorizimeve të kuvendit të aksionarëve për vendimmarrje nga bordi i drejtorëve në mes të dy mbledhjeve për bankën ekonomike dhe ks siguria   10. Zgjedhja e auditorit të pavarur për auditimin e pasqyrave financiare të bankës për vitin 2025   11. Të ndryshme   Banka Ekonomike Sh.A. Bordi i Drejtorëve   Ftohen aksionarët e interesuar që, nga dita e publikimit të këtij njoftimi për thirrjen e mbledhjes së përgjithshme të aksionarëve, në ambientet e zyrës qendrore të bankës, të rishikojnë pasqyrën financiare, me raportet e auditorëve të jashtëm, si dhe dokumentet tjera lidhur me propozimin e vendimeve të vendosura në rendin e ditës të mbledhjes së përgjithshme të aksionarëve, ose të kontaktojnë me sekretarin e mbledhjes, përmes numrit të telefonit +383 49/ 733-315, si dhe përmes email-t zyrtar [email protected], në lidhje me dorëzimin/pranimin e materialeve/dokumenteve përkatëse.

E-mail Info

Banka Ekonomike prezanton rilansimin e shërbimit E-mail Info, që ju lejon të merrni informata të gjendjes së llogarisë tuaj në intervale të ndryshme, sipas nevojave tuaja. Përmes këtij shërbimi, ju mund të pranoni gjendjen e llogarive tuaja në intervale të rregullta përmes email-it.   Gjendja e llogarisë suaj do të jetë e disponueshme në tri frekuenca sipas nevojave tuaja:   Ditore -  Për ata që kërkojnë kontroll të përditshëm mbi transaksionet bankare   Javore -  Për një përmbledhje të lëvizjeve gjatë javës   Mujore -  Një pasqyrë e plotë mbi gjendjen financiare mujore   Përfitoni nga kjo mundësi për të menaxhuar financat tuaja me një pasqyrë të qartë dhe të shpejtë, direkt në email-in tuaj.   Përfitoni nga kjo mundësi për të menaxhuar financat tuaja në mënyrë efektive, duke marrë në çdo moment njoftime të sakta dhe të përditësuara direkt në email-in tuaj.

Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme të jashtëzakonshme të Kuvendit të Aksionarëve të Bankës Ekonomike (e 39-ta me radhë)

Njoftohen të gjithë aksionarët e Bankës Ekonomike Sh.A., Prishtinë, se mbledhja e përgjithshme e jashtëzakonshme e kuvendit të aksionarëve të Bankës Ekonomike (e 39-ta me radhë) do të mbahet ditën e martë, me datë 04.02.2025, në orën 10:00. Mbledhja do të mbahet në lokalet e zyrës qendrore të Bankës Ekonomike, në Prishtinë, sheshi “Nënë Tereza”, pn.   Për këtë mbledhje propozohet ky REND DITE:   1.Hapja e mbledhjes Formimi i kryesisë së punës   2.Zgjedhja e komisioneve: a) Komisioni verifikues b) Caktimi i procesmbajtësit   3.Raporti i komisionit verifikues   4.Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar   5.Propozimi për investime dhe rritje të kapitalit të bankës   6.Mandati i anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të Bankës Ekonomike   7.Të ndryshme Bordi i Drejtorëve Banka Ekonomike Sh.A.   Ftohen aksionarët e interesuar që, nga dita e publikimit të këtij njoftimi për thirrjen e mbledhjes së jashtëzakonshme të aksionarëve, në ambientet e zyrës qendrore të bankës, të rishikojnë dokumentet lidhur me propozimet sipas rendit të ditës të mbledhjes së jashtëzakonshme të aksionarëve, ose të kontaktojnë me sekretarin e mbledhjes, përmes numrit të telefonit +383 49/ 733-315, si dhe përmes email-t zyrtar [email protected], në lidhje me dorëzimin/pranimin e materialeve/dokumenteve përkatëse.

Fituesit e kampanjës “Hap llogari rrjedhëse”

Të nderuar klientë të Bankës Ekonomike, Me kënaqësi të veçantë dëshirojmë të ndajmë lajmin e gëzueshëm për fituesit e kampanjës “Hap llogari rrjedhëse”   Fituesit e përzgjedhur:   Ipad: 1. Fatime Morina   Lindex 300: 2. Enes Jakupi   Siguria 300: 3. Erda Kryeziu   Ore e mençur: 4. Rasim Bytyçi   iPhone 15: 5. Halime Nika   Vetura Volkswagen Polo : 6. Xhevahir Luma   Urime për të gjithë fituesit! Ju falënderojmë për pjesëmarrjen dhe besimin tuaj ndaj Bankës Ekonomike.

Njoftim për klientë – ndërprerje eventuale gjatë qasjes në platformën E-banking.

I/e nderuar, Ju informojmë se Banka do të kryej disa ndërhyrje lidhur me përmirësimin e funksionit të platformës se brendshme, me qëllim të rritjes së cilësisë së shërbimit, sot datë 31.12.2024 mund të ketë ndërprerje ose vonesa gjatë qasjes në platformën E-banking/mobile banking. Për çfarëdo paqartësie që mund të keni ju lutem na kontaktoni përmes Qendrës së Thirrjeve në numrat: 038 500 500 & 049 733 322, apo na shkruani në [email protected]! Banka Ekonomike Mendon për ty

Të dashur klientë të Bankës Ekonomika,

Jemi shumë të kënaqur të ndajmë lajmin e mirë për fituesit e fushatës sonë të depozitave. Fituesit e përzgjedhur: Kartë dhurate: 1. Emine Gajaferi me numër kontrate 6692010 2. Lendita Krasaniki me nr kontrate 2086220 iPad: 1. Smalj Zukaj me numër kontrate 5713926 2. Tabe Ademaj me numër kontrate 6585309 Rrethi i sipërm: 1. Shefset Ahmeti me nr kontrate 8040583 2. Arbane Ilazi me numër kontrate 1066785 TV: 1. Muharem Huruglica me numër kontrate 8283241 2. Dukađin Bedra me numër kontrate 1279051 iPhone 15: 1. Miftar Jusaj me numër kontrate 6634045 2. Bajram Morina me numër kontrate 4814645 Apartament në bregdet: 1. Driton Gavazaj me numër kontrate 6971477 Urime të gjithë fituesve! Ju falënderojmë për pjesëmarrjen dhe besimin tuaj në Bankën Ekonomike.

Black Friday

JO E ZEZË POR E ÇMENDUR, E PREMTJA E BLACK FRIDAY NË BANKËN EKONOMIKE Më 29 dhe 30 Dhjetor po fillon festa e vërtetë e zbritjeve. · Për çdo blerje prej 20 Eur deri në 49.99Eur, fitoni 2 Eur bonus shtesë · Për çdo blerje mbi 50 Eur, fitoni 5 Eur bonus shtesë Përfitoni bonusin duke realizuar pagesat me kartelat e Bankës Ekonomike, në Pos-at tanë. *Për dy ditët më të çmendura, shuma maksimale e bonusit që mund të fitojë një klient është 20 Eur. Ofertat e Nëntorit nuk kanë mbaruar! nga 29 dhe 30 nëntor, ju do të përfitoni bonuse fantastike me kredit kartelat tuaj duke paguar në POS terminalet e Bankës Ekonomike në bizneset e mëposhtme. Foleja Five star Fitness Bast Trade SHPK Inter Sport SHPK Carnival SHPK Lindex Guna SH.P.K. Goodyear B.I Nexha Commerce SHPK Kameya Style SH.P.K Tecno Market Për blerje me këste mbi 50 EUR, fitoni 5 EUR bonus. Për blerje me këste mbi 100 EUR, përfitoni 10 EUR bonus! Banka Ekonomike – Partneri juaj i besueshëm për çdo transaksion! Banka Ekonomike – Me ju, në çdo transaksion!

“Black Friday” vjen më herët në Bankën Ekonomike – bonuse për çdo transaksion me kartela!

Nëntori i Bonuseve, Kartela juaj qelës i përfitimeve Kthe pagesat në përfitime, sepse muaji i blerjeve ka mbërritur dhe Banka Ekonomike po e bën edhe më të veçantë!. Duke nisur nga sot, klientët që kryejnë pagesa me kartelat debit dhe kredit të Bankës Ekonomike do të shpërblehen me bonuse të pafundme. Nga data 15 deri më 30 Nëntor, çdo transaksion i kryer në POS terminalet e Bankës Ekonomike kthehet në përfitim për klientët: • Debit kartelë? Merrni 0.5% bonus mbi shumën e transaksionit. • Kredit kartelë? 1% bonus mbi shumën e transaksionit. • Pagesa me këste? 2% bonus mbi çdo transaksion. Ndërsa oferta më e fuqishme e vitit kulmon me surpriza të mëdha gjatë Black Friday, bëhuni pjesë e lojës dhe prisni fundin e muajit. Në Nëntor, çdo kartelë kthehet në një çelës përfitimesh. Përfitoni nga një muaj që premton të jetë më i miri për blerje! Banka Ekonomike, mendon për ju, në çdo transaksion!
Shfaqur 18 nga 104 shpallje

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për qëllime analitike/marketingu.

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose aksesuar informacione në pajisjen tuaj. Mospranimi mund të ndikojë në disa veçori të website-it.

Funksionale Gjithmonë aktive
Të nevojshme për funksionimin bazë të website-it (sesioni, gjuha, sigurie). Këto nuk mund të çaktivizohen.
Statistika
Na ndihmojnë të kuptojmë si përdoret website-i (p.sh. Google Analytics), në mënyrë anonime.
Marketing
Përdoren për të personalizuar reklamat dhe për të matur efektivitetin e tyre (p.sh. Facebook Pixel, Google Ads).