Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme vjetore të Kuvendit të Aksionarëve të Bankës Ekonomike (e 41 ta me radhë)

Njoftohen të gjithë aksionarët e Bankës Ekonomike Sh.A., Prishtinë, se mbledhja e përgjithshme vjetore e kuvendit të aksionarëve të Bankës Ekonomike (e 41-ta me radhë) do të mbahet ditën e enjte, me datë 30.04.2026, në orën 10:00. Mbledhja do të mbahet në lokalet e zyrës qendrore të Bankës Ekonomike, në Prishtinë,  sheshi “Nënë Tereza”, pn.
Për këtë mbledhje propozohet ky REND DITE: 
1. Hapja e mbledhjes
    Formimi i kryesisë së punës
2.  Zgjedhja e komisioneve:
    a) Komisioni verifikues
    b) Caktimi i procesmbajtësit
3. Raporti i komisionit verifikues
4. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar
5. Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të punës së bordit të drejtorëve për vitin 2025
6. Shqyrtimi dhe miratimi:
    Raporti vjetor i bankës për vitin 2025
    Raporti i auditorit të pavarur për vitin 2025
    Vendimi për miratimin e llogarisë vjetore për vitin 2025
    Plani strategjik 2026-2028
7. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimeve të bordit të drejtorëve për ndryshimet dhe plotësimet e statutit të bankës ekonomike në mes të dy mbledhjeve vjetore të kuvendit të aksionarëve
8. Përditësimi dhe raportimi i vendimeve të bordit të drejtorëve për ks siguria
9. Shqyrtimi i propozimit për delegimin e autorizimeve të kuvendit të aksionarëve për vendimmarrje nga bordi i drejtorëve në mes të dy mbledhjeve për bankën ekonomike dhe ks siguria
10. Zgjedhja e auditorit të pavarur për auditimin e pasqyrave financiare të bankës për vitin 2026
11. Mandati dhe propozimet për Bordin e Drejtorëve të Bankës Ekonomike
12. Të ndryshme
Banka Ekonomike Sh.A.
Bordi i Drejtorëve
Ftohen aksionarët e interesuar që, nga dita e publikimit të këtij njoftimi për thirrjen e mbledhjes së përgjithshme të aksionarëve, në ambientet e zyrës qendrore të bankës, të rishikojnë pasqyrën financiare, me raportet e auditorëve të jashtëm, si dhe dokumentet tjera lidhur me propozimin e vendimeve të vendosura në rendin e ditës të mbledhjes së përgjithshme të aksionarëve, ose të kontaktojnë me sekretarin e mbledhjes, përmes numrit të telefonit +383 49/ 733-315, si dhe përmes email-t zyrtar [email protected] në lidhje me dorëzimin/pranimin e materialeve/dokumenteve përkatëse.

Kampanja e Depozitave të Bankës Ekonomike, Shpërblime për Besimin Tuaj

Banka Ekonomike ka realizuar me sukses kampanjën e depozitave, e cila ka filluar më 15 maj 2025, duke u ofruar klientëve të saj mundësinë që, përveç përfitimeve nga kursimi, të bëhen pjesë e një loje shpërblyese me çmime të jashtëzakonshme.
Banesë në Prishtinë është shpërblimi kryesor i kësaj kampanje, si simbol i vlerësimit maksimal për besimin dhe bashkëpunimin afatgjatë të klientëve tanë. Krahas çmimit kryesor, janë ndarë edhe shpërblime të tjera tërheqëse, të dizajnuara për të sjellë vlerë të shtuar në përditshmërinë e fituesve, përfshirë:
•    1 x Banesë në Prishtinë, banesa është 65.15 m2, Adresa: Rr. Krusha e madhe, Kalabri, Objekti BG Construction, Kati 5, nr.4
•    2 x Iphone 16 Pro Max
•    2 x Laptop
•    2 x TV Smart
•    2 x Ipad
•    2 x Gift Card të Ks Siguria ne vlere 200 Euro
•    2 x Gift Card të Lindex
Në këtë kampanjë kanë marrë pjesë mbi 1,200 klientë, duke dëshmuar interesimin e lartë dhe besimin e vazhdueshëm ndaj produkteve të depozitave të Bankës Ekonomike.
Ndërkohë me kënaqësi të veçantë dëshirojmë të ndajmë lajmin e gëzueshëm për fituesit e kampanjës sonë të depozitave.
Fituesit e përzgjedhur:
Mire Ndrecaj  me numër të kontratës 4802056 - Banesë në Prishtinë, banesa është 65.15 m2, Adresa: Rr. Krusha e madhe, Kalabri, Objekti BG Construction, Kati 5, nr.4
Femi Berisha  me numër të kontratës 5492128 - Iphone 16 Pro Max
Mihrije Avdiu me numër të kontratës 7769919 - Iphone 16 Pro Max
Fesal Imeri  me numër të kontratës 5609049 -  Laptop
Xhevahire Jashari  me numër të kontratës 6957052 - Laptop
Naim Rekaliu  me numër të kontratës  8876581 - TV Smart
Izak Martini me numër të kontratës 7473556 - TV Smart
Fehmi Shala  me numër të kontratës 9205331 - Ipad
Veli Avdiu me numër të kontratës 8661454 -  Ipad
Adburraman Kaciu  me numër të kontratës 7725571 - Gift Card të Ks Siguria ne vlere 200 Euro
Semra Shalani me numër të kontratës 7958963 - Gift Card të Ks Siguria ne vlere 200 Euro
Destan Hoxha me numër të kontratës 9140884 -  Gift Card të Lindex
Hyrjete Ademaj me numër të kontratës 8879307 -  Gift Card të Lindex

Njoftim për shërbime dixhitale

I/e nderuar,
Ju njoftojmë se Banka do të kryejë testime të planifikuara në sistemet e saj, me qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimit ndaj klientëve, ditën e shtunë, më 20.12.2025.
Gjatë kësaj periudhe:
• Shërbimet e e-banking dhe M-banking do të jenë jashtë funksionit (të paqasshme për klientët).
• Nëndega Prishtina Mall do të jetë e mbyllur.
Për çfarëdo paqartësie që mund të keni ju lutem na kontaktoni përmes Qendrës së Thirrjeve në numrat: 038 500 500 & 049 733 322, apo na shkruani në [email protected]
Ju falënderojmë për mirëkuptimin!
Banka Ekonomike
Mendon për ty!

Njoftim për klientë – u njoftojmë se, duke filluar nga data 1 Shatori, Türkiye İş Bankası – Dega në Kosovë

Ju njoftojmë se, duke filluar nga data 1 Shatori, Türkiye İş Bankası – Dega në Kosovë do të përfundojë ofrimin e shërbimeve bankare, si rezultat i transferimit të plotë të aseteve dhe detyrimeve në Bankën Ekonomike Sh.A., në bazë të miratimit të Bankës Qendrore të Kosovës me referencë 2025/312, datë 29.07.2025.   Ky proces është zhvilluar me kujdes të veçantë, duke respektuar të gjitha standardet ligjore dhe rregullative, me qëllimin kryesor që të ruajmë vazhdimësinë e shërbimeve dhe interesat tuaja si klientë. Me këtë ndryshim, degët aktuale në Prishtinë dhe Prizren do të vazhdojnë të funksionojnë normalisht, por tani si pjesë e rrjetit të Bankës Ekonomike.   Shërbimet tuaja bankare nuk do të ndërpriten, çdo produkt, llogari apo marrëveshje që keni me Türkiye İş Bankası – Dega në Kosovë do të vazhdojë të funksionojë njësoj edhe pas transferimit. Të gjitha transaksionet do të kryhen pa pengesa, qoftë depozita, pagesa, tërheqje, transfere, kredi apo shërbime të tjera bankare, gjithçka do të vazhdojë të funksionojë pa ndryshime.   Marrëdhënia juaj me bankën bëhet edhe më e lehtë, tani ju do të keni akses në një rrjet më të gjerë shërbimesh dhe produkte të reja që ofron Banka Ekonomike, pa pasur nevojë të bëni ndonjë veprim shtesë. Banka Ekonomike Sh.A. është një bankë 100% vendore, që prej vitesh ofron një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh bankare për individë dhe biznese. Me një rrjet të zgjeruar degësh, platforma digjitale moderne dhe staf profesional, Banka Ekonomike është e përkushtuar t’ju ofrojë, shërbime të shpejta, të sigurta dhe transparente, produkte të përshtatura për çdo nevojë financiare, qasje në teknologji të avancuar për menaxhimin e financave tuaja, mbështetje të vazhdueshme dhe partneritet afatgjatë.   Ky bashkim përfaqëson një mundësi për të krijuar një përvojë edhe më të plotë bankare, duke ju siguruar stabilitet, lehtësi dhe zgjedhje më të shumta në menaxhimin e financave.   Për çdo informacion shtesë ose sqarim lidhur me procesin e transferimit dhe vazhdimësinë e shërbimeve, ju ftojmë të kontaktoni Qendrën tonë të thirrjeve në numrat 038 500 500, 0800 50000 (pa pagesë), Email: [email protected] ose vizitoni degën tonë më të afërt.   Ju falënderojmë për besimin dhe bashkëpunimin tuaj të vazhdueshëm.

Njoftim për klientë -Banka Ekonomike SH.A. njofton për blerjen e degës së Türkiye İş Bankası A.Ş. në Kosovë

Si një nga institucionet e konsoliduara në tregun financiar të Kosovës, Banka Ekonomike SH.A. me kapital 100% vendor ka ndërtuar mbi dy dekada eksperiencë, stabilitet dhe besim të ndërsjellët me mijëra klientë individë, biznese dhe partnerë institucionalë.   Sot, jemi të nderuar të ndajmë me publikun një zhvillim të rëndësishëm, Banka Ekonomike SH.A. ka arritur marrëveshjen dhe miratimin nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës për blerjen e aseteve dhe detyrimeve të degës së Türkiye İş Bankası A.Ş. në Kosovë, një institucion me reputacion të mirë ndërkombëtar dhe histori të suksesshme në shërbime financiare.   Ky veprim është në harmoni me strategjinë e Bankës Ekonomike SH.A. që përfaqëson një moment të rëndësishëm dhe një hap konkret në drejtim të rritjes dhe konsolidimit të mëtejshëm të pranisë sonë në tregun financiar vendor. Në një kohë kur dinamika e sektorit bankar kërkon fleksibilitet, kapacitet dhe qasje të zhvilluar ndaj inovacionit, Banka Ekonomike SH.A. po dëshmon sërish përkushtimin e saj ndaj misionit dhe vizionit për të qenë partneri më i mirë financiar i të gjithë klientëve, duke mbështetur dhe duke u rreshtuar në të gjitha aktivitetet që ndikojnë në rritjen dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.   Ky tranzicion do të realizohet me kujdes të veçantë dhe profesionalizëm të lartë, me synimin që procesi të jetë sa më i lehtë dhe i sigurtë për klientët dhe partnerët e Türkiye İş Bankası A.Ş., duke ju siguruar mikpritje në shërbimet që do të vijojnë pa ndërprerje dhe në nivelin më të lartë të kujdesit. Klientët nuk kanë nevojë të ndërmarrin asnjë veprim, llogaritë, kursimet dhe kartelat e tyre do të mbeten aktive dhe të sigurta deri në njoftim të veçant të bankës.   Koordinimi i plotë dhe profesional mes Bankës Ekonomike SH.A. dhe Türkiye İş Bankası A.Ş., ka filluar dhe po vazhdon me një transparencë të plotë dhe i mbikëqyrur nga autoritetet rregullatore.   Me një rrjet të gjerë degësh në të gjithë territorin e Kosovës, me staf të kualifikuar, gamë të gjerë të produkteve dhe shërbimeve dhe përvojë të dëshmuar në tregun vendor, ne jemi të angazhuar të ofrojmë zgjidhje të përshtatura sipas nevojave të çdo klienti, individi apo biznesi. Banka Ekonomike SH.A. është një institucion financiar që njeh mirë nevojat e tregut dhe të klientëve.   Ne e shohim këtë hap si një mundësi për të zgjeruar më tej ndikimin tonë pozitiv në ekonomi, për të forcuar lidhjet me klientët ekzistues dhe për të mirëpritur me përkushtim të gjithë klientët e rinj.   Banka Ekonomike shpreh falënderim të veçantë për aksionarët dhe besimin e tyre të vazhdueshëm në mbështetjen e burimeve të nevojshme gjatë këtij procesi që e bën të mundur dhe më të lehtë rritjen dhe qëndrueshmërinë e institucionit.   Gjithashtu jemi falënderues ndaj Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për qasjen profesionale dhe korrektësinë gjatë këtij procesi, duke mos lënë anash stafin e Bankës Ekonomike SH.A. dhe Türkiye İş Bankası A.Ş. në Kosovë për profesionalizmin dhe mbështetjen gjatë fazave të tranzicionit.   Ky është një kapitull i ri për bashkëpunim, rritje dhe shërbim më të mirë.   Në emër të Bankës Ekonomike SH.A., falënderojmë Türkiye İş Bankası A.Ş.për bashkëpunimin korrekt dhe për rolin që ka luajtur në sektorin bankar të Kosovës. Ky bashkëpunim është një shembull pozitiv i kalimit të përgjegjësisë nga një institucion ndërkombëtar te një bankë vendore që ka kapacitetin dhe vizionin për të çuar përpara këtë trashëgimi.   Për çdo informacion shtesë, klientët dhe palët e interesuara mund të na kontaktojnë përmes kanaleve tona zyrtare të komunikimit. Ju ftojmë të vizitoni degët tona, të na shkruani në adresën zyrtare të emailit, të kontaktoni Qendrën tonë të thirrjeve në numrat 038 500 500, 0800 50000 (pa pagesë), apo t’i vizitoni degët në Prishtinë dhe Prizren.   Vendi: Prishtinë Data: 30/07/2025 Banka Ekonomike

Njoftim për Klientët, zbatimi i çmimores së re

Të dashur klientë, Nga 25 Korrik 2025 hyn në fuqi çmimorja e re për personat fizikë dhe juridikë.   Ndryshimet kryesore që do të zbatohen përfshijnë: · Përfituesit e Trustit do të lirohen nga tarifa për lëshimin e debit kartelës. · Do të aplikohet konvertimi dinamik i valutës për: · Tërheqjet në bankomatet e Bankës Ekonomike (me kartela ndërkombëtare jo në valutën Euro). · Pagesat në POS terminalet e Bankës Ekonomike (me kartela ndërkombëtare jo në valutën Euro).   Të gjitha detajet i gjeni në çmimoren e re, që mund ta gjeni duke klikuar nw link: https://tinyurl.com/mvkf3kxc   Për më shumë informata rreth publikimit të çmimores, ju lutemi na kontaktoni përmes: Qendrës së Thirrjeve: 038 500 500 & 049 733 322 Email: [email protected] ose vizitoni degën tonë më të afërt.   Banka Ekonomike Mendon për Ty!

Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme të Kuvendit të Aksionarëve të Bankës Ekonomike (e 40-ta me radhë)

Njoftohen të gjithë aksionarët e Bankës Ekonomike Sh.A., Prishtinë, se mbledhja e përgjithshme vjetore e kuvendit të aksionarëve të Bankës Ekonomike (e 40-ta me radhë) do të mbahet ditën e premte, me datë 25.04.2025, në orën 10:00. Mbledhja do të mbahet në lokalet e zyrës qendrore të Bankës Ekonomike, në Prishtinë, sheshi “Nënë Tereza”, pn.   Për këtë mbledhje propozohet ky REND DITE:   1. Hapja e mbledhjes Formimi i kryesisë së punës   2. Zgjedhja e komisioneve:   a) Komisioni verifikues b) Caktimi i procesmbajtësit   3. Raporti i komisionit verifikues   4. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar   5. Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të punës së bordit të drejtorëve për vitin 2024   6. Shqyrtimi dhe miratimi:   Raporti vjetor i bankës për vitin 2024   Raporti i auditorit të pavarur për vitin 2024 Vendimi për miratimin e llogarisë vjetore për vitin 2024 Plani strategjik 2025-2027   7. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimeve të bordit të drejtorëve për ndryshimet dhe plotësimet e statutit të bankës ekonomike në mes të dy mbledhjeve vjetore të kuvendit të aksionarëve   8. Përditësimi dhe raportimi i vendimeve të bordit të drejtorëve për ks siguria   9. Shqyrtimi i propozimit për delegimin e autorizimeve të kuvendit të aksionarëve për vendimmarrje nga bordi i drejtorëve në mes të dy mbledhjeve për bankën ekonomike dhe ks siguria   10. Zgjedhja e auditorit të pavarur për auditimin e pasqyrave financiare të bankës për vitin 2025   11. Të ndryshme   Banka Ekonomike Sh.A. Bordi i Drejtorëve   Ftohen aksionarët e interesuar që, nga dita e publikimit të këtij njoftimi për thirrjen e mbledhjes së përgjithshme të aksionarëve, në ambientet e zyrës qendrore të bankës, të rishikojnë pasqyrën financiare, me raportet e auditorëve të jashtëm, si dhe dokumentet tjera lidhur me propozimin e vendimeve të vendosura në rendin e ditës të mbledhjes së përgjithshme të aksionarëve, ose të kontaktojnë me sekretarin e mbledhjes, përmes numrit të telefonit +383 49/ 733-315, si dhe përmes email-t zyrtar [email protected], në lidhje me dorëzimin/pranimin e materialeve/dokumenteve përkatëse.

E-mail Info

Banka Ekonomike prezanton rilansimin e shërbimit E-mail Info, që ju lejon të merrni informata të gjendjes së llogarisë tuaj në intervale të ndryshme, sipas nevojave tuaja. Përmes këtij shërbimi, ju mund të pranoni gjendjen e llogarive tuaja në intervale të rregullta përmes email-it.   Gjendja e llogarisë suaj do të jetë e disponueshme në tri frekuenca sipas nevojave tuaja:   Ditore -  Për ata që kërkojnë kontroll të përditshëm mbi transaksionet bankare   Javore -  Për një përmbledhje të lëvizjeve gjatë javës   Mujore -  Një pasqyrë e plotë mbi gjendjen financiare mujore   Përfitoni nga kjo mundësi për të menaxhuar financat tuaja me një pasqyrë të qartë dhe të shpejtë, direkt në email-in tuaj.   Përfitoni nga kjo mundësi për të menaxhuar financat tuaja në mënyrë efektive, duke marrë në çdo moment njoftime të sakta dhe të përditësuara direkt në email-in tuaj.

Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme të jashtëzakonshme të Kuvendit të Aksionarëve të Bankës Ekonomike (e 39-ta me radhë)

Njoftohen të gjithë aksionarët e Bankës Ekonomike Sh.A., Prishtinë, se mbledhja e përgjithshme e jashtëzakonshme e kuvendit të aksionarëve të Bankës Ekonomike (e 39-ta me radhë) do të mbahet ditën e martë, me datë 04.02.2025, në orën 10:00. Mbledhja do të mbahet në lokalet e zyrës qendrore të Bankës Ekonomike, në Prishtinë, sheshi “Nënë Tereza”, pn.   Për këtë mbledhje propozohet ky REND DITE:   1.Hapja e mbledhjes Formimi i kryesisë së punës   2.Zgjedhja e komisioneve: a) Komisioni verifikues b) Caktimi i procesmbajtësit   3.Raporti i komisionit verifikues   4.Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar   5.Propozimi për investime dhe rritje të kapitalit të bankës   6.Mandati i anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të Bankës Ekonomike   7.Të ndryshme Bordi i Drejtorëve Banka Ekonomike Sh.A.   Ftohen aksionarët e interesuar që, nga dita e publikimit të këtij njoftimi për thirrjen e mbledhjes së jashtëzakonshme të aksionarëve, në ambientet e zyrës qendrore të bankës, të rishikojnë dokumentet lidhur me propozimet sipas rendit të ditës të mbledhjes së jashtëzakonshme të aksionarëve, ose të kontaktojnë me sekretarin e mbledhjes, përmes numrit të telefonit +383 49/ 733-315, si dhe përmes email-t zyrtar [email protected], në lidhje me dorëzimin/pranimin e materialeve/dokumenteve përkatëse.
Shfaqur 9 nga 100 shpallje