Kampanja Master Card

Pjesëmarrës ne kampanje do jene te gjithë kartel mbajtësit te cilët do te bëjnë të paktën 10 blerje brenda periudhës të kampanjës, kampanja do të zhvillohet në tri periudha: 1 korrik 2023 – 31 korrik 2023, 1 gusht 2023 – 31 gusht 2023, 1 shtator 2023 – 30 shtator 2023 dhe do kenë shpenzuar ne blerje ne POS terminale mjete ne kumulativ ne vlere 300 EUR. 3000 mbajtësit e parë të kartës do rimbursohet nga Mastercard ne vlere prej 10 EUR. Rimbursimi do kthehet drejtpërdrejt ne llogari te klientëve. Qëllimi i kampanjës eshte te rritet përdorimi i kartelës debitore dhe kreditore te brendit Master card. Transaksionet e vlefshme për pjesëmarrje në kampanjë duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme: Të vlefshme konsiderohen 10 e më shumë blerje ne shumën minimale prej 300,00€ Të vlefshme konsiderohen transaksionet e kryera në POS brenda dhe jashtë Kosovës. Të vlefshme konsiderohen transaksionet e kryera online. Procesi i rimburësimit të klientëve: Për transaksione 1 korrik 2023 – 31 korrik 2023 ((rimburësimi i parave do të bëhet deri më 15 gusht 2023) Për transaksione 1 gusht 2023 – 31 gusht 2023 (rimburësimi i parave do të bëhet deri më 15 shtator 2021) Për transaksione 1 shtator 2023 – 30 shtator 2023 (rimburësimi i parave do të bëhet deri më 15 tetor 2023) Kampanja është aktive deri më 30 Shtator 2023.

Njoftim rreth orarit të punës ditëve të shtune për muajin e Diasporës

Njoftim rreth orarit të punës ditëve të Shtune për muajin e Diasporës Jemi këtu për t’ju bërë të ndjeheni sa më mirë në atdheun tuaj, duke krijuar një muaj të veçantë për ju, të quajtur “Muaji i Diasporës”, gjatë të cilit do të jemi në shërbimin tuaj edhe çdo të Shtunë të muajit Korrik. Duke filluar nga data 01 Korrik 2023 do të fillojmë të punojmë edhe ditëve të Shtune, sipas orarit zyrtarë ⏰9:00 deri në ⏰14:00, në Degët dhe Nëndegët tona. Kjo do te jetë një mundësi e shkëlqyeshme për të biseduar me stafin tonë të kualifikuar, të cilët do të ju ndihmojnë me profesionalizëm për nevojat tuaja financiare. Banka Ekonomike është partneri juaj i besueshëm, që do të ju mbështesë në çdo hap të rrugës drejt suksesit. Banka Ekonomike Mik i Diasporës

Njoftim për mbajtje të mbledhjës së përgjithshme të kuvendit të aksionarëve të Bankës Ekonomike-

Njoftohen të gjithë aksionarët e Bankës Ekonomike Sh.A., Prishtinë, se mbledhja e përgjithshme vjetore e kuvendit të aksionarëve të Bankës Ekonomike (e 37-ta me radhë) do të mbahet ditën e enjte, me datë 20.04.2023, në orën 09:00. Mbledhja do të mbahet në lokalet e zyrës qendrore të Bankës Ekonomike, në Prishtinë, sheshi “Nënë Tereza”, pn. Për këtë mbledhje propozohet ky REND DITE: 1. Hapja e mbledhjes Formimi i kryesisë së punës 2. Zgjedhja e komisioneve: a) Komisioni verifikues b) Caktimi i procesmbajtësit 3. Raporti i komisionit verifikues 4. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar 5. Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të punës së bordit të drejtorëve për vitin 2022 6. Shqyrtimi dhe miratimi: Raporti vjetor i bankës për vitin 2022 Raporti i auditorit të pavarur për vitin 2022 Vendimi për miratimin e llogarisë vjetore për vitin 2022 Plani strategjik 2023-2025 7. Shqyrtimi dhe miratimi/verifikimi i vendimeve të bordit të drejtorëve për ndryshimet dhe plotësimet e statutit të bankës ekonomike në mes të dy mbledhjeve vjetore të kuvendit të aksionarëve 8. Shqyrtimi dhe raportimi i vendimeve të bordit të drejtorëve për KS Siguria 9. Shqyrtimi i propozimit për delegimin e autorizimeve të kuvendit të aksionarëve për vendimmarrje nga bordi i drejtorëve në mes të dy mbledhjeve për bankën ekonomike dhe KS Siguria 10. Zgjedhja e auditorit të pavarur për auditimin e pasqyrave financiare të bankës për vitin 2023 11. Mandati i Bordit të Drejtorëve të Bankës Ekonomike 12. Propozim për investime 13. Të ndryshme Banka Ekonomike Sh.A. Bordi i Drejtorëve Ftohen aksionarët e interesuar që, nga dita e publikimit të këtij njoftimi për thirrjen e mbledhjes së përgjithshme të aksionarëve, në ambientet e zyrës qendrore të bankës, të rishikojnë pasqyrën financiare, me raportet e auditorëve të jashtëm, si dhe dokumentet tjera lidhur me propozimin e vendimeve të vendosura në rendin e ditës të mbledhjes së përgjithshme të aksionarëve, ose të kontaktojnë me sekretarin e mbledhjes, përmes numrit të telefonit +383 49/ 733-315, si dhe përmes email-t zyrtar [email protected], në lidhje me dorëzimin/pranimin e materialeve/dokumenteve përkatëse.

Kredi për sigurinë e veturës

Me hapjen e llogarisë në Bankën Ekonomike, për të gjitha veturat që regjistrohen dhe sigurohen nga Agjentët e KS Sigurisë, shpenzimet e regjistrimit dhe sigurimit kasko mund ti paguani deri në 12 këste. Regjistrimi i veturës dhe Sigurimi Kasko brenda një ore! Ju do të përfitoni: • Normë atraktive të interesit • Pa bashkëhuamarrës • Pa garantues • Shuma e kredisë deri në 999 Eur • Maturiteti i kredisë deri në 12 muaj • Nuk kërkohen dokumente shtesë përveç dokumenteve të veturës Produkti vlen për të gjithë klientët që: • Hapin ose kanë një llogari në Bankën Ekonomike • Regjistrojnë veturën në KS Siguria • Sigurimin Kasko në KS Siguria • Vetura duhet të jetë në emër të klientit Për më shumë informata, vizitoni degën më të afërt, apo na kontaktoni përmes Qendrës së Thirrjeve 038 500 500 & 049 733 322, apo email adresës: [email protected] Për sugjerime dhe ankesa ju lutem na shkruani në [email protected] Banka Ekonomike Mendon për ty!

Kredi individuale deri në 60,000 Euro

Drejt andrrës... drejt t’ardhmes! Kredi Individuale deri në 60,000 Eur pa hipotekë dhe pa garantues, me afat kthimi deri në 180 muaj! Ju do të përfitoni: • Norma atraktive të interesit • Pa Garantues • Pa Hipotekë • Maturiteti i kredisë deri në 180 muaj Kampanja vlen për të gjithë klientët të cilët aktivizojnë shërbimet e mëposhtme: • E-banking • Sms Shërbimet • Mbitërheqje • Kredit Kartelë • Pako 3 *Të gjithë personat individ të cilët marrin paga nëpërmjet sistemit bankar në Kosovë mund të aplikojnë për këtë kampanjë, konkretisht klientët që marrin paga nga buxheti i Kosovës dhe nga Institucionet/Kompanitë publike, si dhe klientët të cilët marrin paga nga Institucionet/kompanitë private- klientë VIP Për më shumë informata, vizitoni degën më të afërt, apo na kontaktoni përmes Qendrës së Thirrjeve 038 500 500 & 049 733 322, apo email adresës: [email protected]. Për sugjerime dhe ankesa ju lutem na shkruani në [email protected]. Kampanja do të jetë aktive deri më 30.06.2023 Banka Ekonomike Mendon për ty!

Kampanja e depozitave në valutën USD

MUNDËSI PËR LIRI
FITIM DERISA RRI!
Afatizo deri në 12 muaj dhe përfito normë efektive të interesit deri në 2.00% në valutën USD.
Norma efektive e interesit deri në 2.00% në valutën USD, apo varësisht nga vitet e maturimit të afatizimit që zgjedhni. Nëpërmjet depozitave me afat ju përfitoni transparencë, siguri, fitim dhe fleksibilitet në planet tuaja të kursimit. Për më shumë informata na kontaktoni përmes Qendrës së Thirrjeve ☎️ 038 500 500 & 📲 049 733 322, na shkruani në [email protected] apo vizitoni degën tonë më të afërt për ju! Oferta vlen deri me datë 30 Shtator 2023.

Banka Ekonomike

Mendon për ty!

Njoftim për klientë – ndërprerje eventuale gjatë qasjes në platformën E-banking.

I/e nderuar, Ju informojmë se Banka do të kryej disa ndërhyrje lidhur me përmirësimin e funksionit të platformës se brendshme, me qëllim të rritjes së cilësisë së shërbimit, sot datë 31.12.2024 mund të ketë ndërprerje ose vonesa gjatë qasjes në platformën E-banking/mobile banking. Për çfarëdo paqartësie që mund të keni ju lutem na kontaktoni përmes Qendrës së Thirrjeve në numrat: 038 500 500 & 049 733 322, apo na shkruani në [email protected]! Banka Ekonomike Mendon për ty

Kredi hipotekare deri në 30 vjet

Ski nevojë të mendosh nëse kësti i kredisë do të rritet sepse me Bankën Ekonomike në 5 VITET E PARA DO TË KENI INTERES FIKS! Ri-financo kredinë tënde me norma atraktive të interesit në Bankën Ekonomike, bleni banesë, shtëpi apo tokë me normë atraktive të interesit deri në 30 vjet! Jeto qetë e plot siguri sepse e ardhmja është siç dëshiron ti! Nga kampanja ju përfitoni: • 5 vitet e para interes fiks • Maturiteti i kredisë deri në 30 vjet • Pa Garantues • Norma atraktive të interesit • Oferta vlen edhe për bashkatdhetarët tanë • Minimum pjesëmarrje në financim 10 % për klientët rezident • Minimum pjesëmarrjen në financim 20 % për klientët jo-rezident Kampanja vlen për të gjithë klientët të cilët aktivizojnë shërbimet e mëposhtme: • E-banking • Sms Shërbimet • Mbitërheqje • Kredit Kartelë • Pako 3 • Sigurimi i pronës Apliko online : https://bit.ly/3FMMwR9 *Të gjithë personat individ të cilët marrin paga nëpërmjet sistemit bankar në Kosovë mund të aplikojnë për këtë kampanjë, konkretisht klientët që marrin paga nga buxheti i Kosovës dhe nga Institucionet/Kompanitë publike, si dhe klientët të cilët marrin paga nga Institucionet/kompanitë private- klientë VIP *Ri-financimi vlen për klientët e rinj! Për më shumë informata, vizitoni degën më të afërt, apo na kontaktoni përmes Qendrës së Thirrjeve 038 500 500 & 049 733 322, apo email adresës: [email protected]. Banka Ekonomike Mendon për ty!

Bëj ëndrrat realitet, vozit cilëndo veturë që ki qef!

Bëj ëndrrat realitet, vozit cilëndo veturë që ki qef! Merr veturë me lizing duke filluar nga 10% pjesëmarrje si dhe normë preferenciale të interesit. *Target grupi i kësaj kampanje do të jenë klientët individualë, klientët e biznesve të vogla dhe të mesme si dhe klientët e korporatave. Apliko online:https://bit.ly/3FMMwR9 Për më shumë informata na kontaktoni përmes Qendrës së Thirrjeve ☎️ 038 500 500 & 📲 049 733 322, na shkruani në [email protected] apo vizitoni degën tonë më të afërt për ju! Oferta vlen deri me datë 20 Janar 2023. Banka Ekonomike Mendon për ty!
Shfaqur 45 nga 100 shpallje