Kredi për investime në pajisje efiçiente për ngrohje për biznese

 

SUBVENCION PËR PAJISJE EFIÇIENTE PËR NGROHJE PËR NDËRMARRJET MIKRO, TË VOGLA DHE TË MESME

Merr kredi në Bankën Ekonomike për investime në pajisje efiçiente të ngrohjes për biznese.

Përfito nga subvencioni i Ministrisë së Ekonomisë për pajisje efiçiente për ngrohje duke marrë kredi për investim në pajisje efiçiente të ngrohjes për biznesin tuaj.

Investimet në pajisje efiçiente për ngrohje ndikojnë në:

•Uljen e shpenzimeve të energjisë
•Përmirësimin e imazhit dhe reputacionit të biznesit tuaj
•Mbrojtjen e mjedisit

Pajisjet efiçiente për të cilat do të përfitoni nga subvencioni janë:

•Pompa termike- subvencionohet me 20% të vlerës investive dhe deri në 2,000€,
•Kondicioneri/klima efiçiente- subvencionohet me 20% të vlerës investive dhe deri në 1,000€,
•Stufa individuale me biomasë- subvencionohet me 40% të vlerës investive dhe deri në 500€.

Thirrja për fazën e parë është e hapur deri më 31 Janar 2024.
Udhëzime për fazat e aplikimit për subvencionimin e pajisjeve efiçiente:

•Lexoni më shumë për thirrjen publike këtu!

•Shikoni video udhëzuesin se si të aplikoni për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje për NMVM këtu!

Apliko online:https://bit.ly/3FMMwR9

Banka Ekonomike
Mendon për ty!

Të nderuar klientë të Bankës Ekonomike

 

Të nderuar klientë të Bankës Ekonomike,

Me kënaqësi të veçantë dëshirojmë të ndajmë lajmin e gëzueshëm për fituesit e kampanjës sonë të depozitave.

Fituesit e përzgjedhur:

Llap Top:
1. Burim Halilaj me numër të kontratës 8565751
2. Qazim Bytyqi me numër të kontratës 8211958
3. Shpresa Limani me numër të kontratës 3896692

TV:
1. Shpresa Limani me numër të kontratës 3896785
2. Gani Muli me numër të kontratës 8383305
3. Arben Podrimqakaj me numër të kontratës 8775899

iPhone 14:
1. Gani Jashanica me numër të kontratës 3473840
2. Afrim Demaku me numër të kontratës 8774582
3. Avni Morina me numër të kontratës 8535158

Banesë në Prishtinë:
1. Sami Shalaku me numër të kontratës 3398320

Urime për të gjithë fituesit! Ju falënderojmë për pjesëmarrjen dhe besimin tuaj ndaj Bankës Ekonomike.

Njoftim për llogari bazike për kategorinë e cenueshme

 

Banka Ekonomike njofton të gjithë klientët e saj se duke filluar nga data 01 Janar 2024 (bazuar në Regulloren e BQK-së për Qasjen në Llogari Pagese me Shërbime Bazike), hyn në fuqi ofrimi i llogarisë së pagesës me shërbime bazike për kategoritë e cenueshme, me shërbime bazike për menaxhimin e financave tuaja pa pagesë.

Shërbimet e përfshira me 0% komision në Pakon Bazike të llogarisë rrjedhëse:

• Deponimi në degë
• Deponimi në ATM brenda bankës / jashtë bankës
• Tërheqja në degë
• Tërheqja në ATM brenda bankës / jashtë bankës
• Debitimi direkt
• Pagesat përmes debit kartelës – në terminale të pagesave (POS)
• Pagesa përmes debit kartelës – Online/E-Commerce
• Transferet brenda bankës – në degë
• Transferet brenda bankës – E-banking
• Transferet brenda llogarive të të njëjtit klient – në degë
• Transferet brenda llogarive të të njëjtit klient – E-banking
• Hapja e llogarisë
• Mirëmbajtja e llogarisë
• Lëshimi i shërbimit E-banking
• Urdhër pagesa brenda bankës

Llogaria bazike ofrohet ekskluzivisht në valutën EUR vetëm për klientët individual të rinj dhe ekzistues (persona fizik).

Për më shumë informata rreth llogarisë bazike pa pagesë për kategoritë e cenueshme, ju lutemi vizitoni degën tonë më të afërt për ju, ose kontaktoni Qendrën e Thirrjeve në numrat e telefonit 038 500 500 dhe 049 733 322.

Blej dhe fito për festat e fundvitit!

Banka Ekonomike është e lumtur të prezantojë Kampanjën e re të blerjeve në POS terminalet e Bankës Ekonomike, e cila ju ofron një mundësi unike për të fituar bonus gjatë kësaj periudhe festive.

 

Fitoni Bonus: Paguaj në POS terminalet të Bankës Ekonomike me kartelat e bankës tonë dhe fito 0.5% BONUS në çdo blerje.

Pagesat: Bonuset e fituara do të kreditohen në llogarinë tuaj rrjedhëse çdo muaj, me datën 16 të muajit vijues.

Kohëzgjatja: Kampanja fillon sot dhe zgjatë deri më 15 Janar 2024.

Ky është shansi juaj për të bërë blerjet tuaja festive edhe më të dobishme.

Festa të lumtura dhe blerje të këndshme!

Listën e tregtarëve të POS e gjeni në këtë link.

Blej dhe fito për festat e fundvitit!

 
Banka Ekonomike është e lumtur të prezantojë Kampanjën e re të blerjeve në POS terminalet e Bankës Ekonomike, e cila ju ofron një mundësi unike për të fituar bonus gjatë kësaj periudhe festive.

Fitoni Bonus: Paguaj në POS terminalet të Bankës Ekonomike me kartelat e bankës tonë dhe fito 0.5% BONUS në çdo blerje.

Pagesat: Bonuset e fituara do të kreditohen në llogarinë tuaj rrjedhëse çdo muaj, me datën 16 të muajit vijues.

Kohëzgjatja: Kampanja fillon sot dhe zgjatë deri më 15 Janar 2024.

Ky është shansi juaj për të bërë blerjet tuaja festive edhe më të dobishme.

Festa të lumtura dhe blerje të këndshme!

Listën e tregtarëve të POS e gjeni në këtë link.

Banka Ekonomike nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me fondin kosovar për garanci kreditore

 

Banka Ekonomike nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK), marrëveshja e quajtur “Dritarja GROW.

ZV Kryeshefi Ekzekutiv i Bankës Ekonomike, Arijan Haxhibeqiri dhe Drejtori Menaxhues i FKGK-së, Besnik Berisha, kanë bërë një hap të rëndësishëm me një qëllim të qartë, përkrahjen e investimeve në fushën e energjisë së ripërtëritshme dhe efiçiencën e energjisë në Kosovë.

Arijan Haxhibeqiri theksoi se Banka Ekonomike është e angazhuar për të vazhduar këtë rrugë të suksesshme të bashkëpunimit me FKGK, duke ofruar këshillë dhe mundësi konkrete për investime në energji të ripërtëritshme. Në një thirrje për bashkëpunim të mëtejshëm Zt. Haxhibeqiri ka shfaqur gatishmërinë e Bankës Ekonomike për të ndihmuar ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në kuptimin dhe përfitimin maksimal të investimeve në këtë fushë. Kjo marrëveshje sjell një perspektivë të re në fushën e financave dhe energjisë, ndërsa Banka Ekonomike do të vazhdoj të jetë një partner aktiv në zhvillimin e qëndrueshëm të bizneseve në Kosovë.

Drejtori menaxhues i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, Besnik Berisha, me këtë rast theksoi: ne kemi bashkëpunim të vazhdueshëm me Bankën Ekonomike, dhe sot jemi të lumtur që nënshkruajmë marrëveshjen për dritaren GROW.

Kjo ngjarje është zgjerim i mëtutjeshëm i këtij bashkëpunimi dhe do t’i ndihmojë të dy institucionet në realizimin e objektivave të qendrueshmërisë. Dritarja GROW (Dritarja e Rimëkëmbjes dhe Mundësive të Gjelbëra) do të lehtësojë qasjen në financa dhe mbështesë zhvillimin e bizneseve që investojnë në fushën e energjisë së ripërtëritshme dhe efiçiencës së energjisë. Dritarja GROW do të mbështesë ekonominë e Kosovës përmes rritjes së investimeve të gjelbëra, falë kapitalit prej gjashtë (6) milionë euro të dhuruar nga Banka Gjermane për Zhvillim (KfW), asistencës teknike nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) dhe instrumetit të rigarantimit nga Korporata Financiare e Zhvillimit Ndërkombëtar (DFC);

“Black Friday” vjen më herët në bankën ekonomike – bonuse për çdo transaksion me kartela!

 

Nëntori i Bonuseve, Kartela juaj qelës i përfitimeve

 

Kthe pagesat në përfitime, sepse muaji i blerjeve ka mbërritur dhe Banka Ekonomike po e bën edhe më të veçantë!. Duke nisur nga sot, klientët që kryejnë pagesa me kartelat debit dhe kredit të Bankës Ekonomike do të shpërblehen me bonuse të pafundme.

 

Nga data 15 deri më 30 Nëntor, çdo transaksion i kryer në POS terminalet e Bankës Ekonomike kthehet në përfitim për klientët:
• Debit kartelë? Merrni 0.5% bonus mbi shumën e transaksionit.
• Kredit kartelë? 1% bonus mbi shumën e transaksionit.
• Pagesa me këste? 2% bonus mbi çdo transaksion.

 

Ndërsa oferta më e fuqishme e vitit kulmon me surpriza të mëdha gjatë Black Friday, bëhuni pjesë e lojës dhe prisni fundin e muajit.
Në Nëntor, çdo kartelë kthehet në një çelës përfitimesh. Përfitoni nga një muaj që premton të jetë më i miri për blerje!

 

Banka Ekonomike, mendon për ju, në çdo transaksion!

Banka Ekonomike rialokon degën e Fushë Kosovës

 

Banka Ekonomike rialokon degën e Fushë Kosovës

Në përshtatje me strategjinë tonë për të avancuar infrastrukturën bankare dhe për të përmbushur nevojat e klientëve tanë, me kënaqësi ju njoftojmë se dega jonë në Fushë Kosovë tani është rialokuar në adresë të re.

Nëndega e re ndodhet në: Rrugën Nënë Tereza, nr. 149, Fushë Kosovë. ”

Kjo zhvendosje është një hap thelbësor drejt ofrimit të shërbimeve më efikase dhe se investimet vazhdojnë të jenë prioritet për të siguruar që të jemi sa më pranë klientëve tanë kudo në vend.

Ju mirëpresim!

Banka Ekonomike

Njoftim për klient

Banka Ekonomike njofton të gjithë klientët se me datën 14 Tetor 2023 (ditë e shtune), të gjitha degët e Bankës Ekonomike do të jenë të mbyllura.

Nga data 21 Tetor 2023 do të ri fillojmë të punojmë ditëve të Shtune, sipas orarit zyrtarë ⏰9:00 deri në ⏰14:00, në degët e mëposhtme:

📍Dega Prishtinë

📍Dega Gjakovë

📍Dega Pejë

📍Dega Prizren

📍Dega Mitrovicë

📍Dega Ferizaj

📍Dega Gjilan

📍Nëndega Prishtina Mall

Banka Ekonomike inkurajon të gjithë klientët të vazhdojnë të i shfrytëzojnë kanalet alternative të bankimit:

💳 Pagesa me kartela të bankës;

💻 Transfere të mjeteve përmes platformës E-banking;

🏦 Tërheqje të mjeteve përmes bankomatëve (ATM-ve).

Për çdo paqartësi ju munde te kontaktoni Qendrën e Thirrjeve në numrat e telefonit 038 500 500 dhe 049 733 322.

Banka Ekonomike

Mendon për ty!

Afatizo dhe fito banesë në Prishtinë!

 

Afatizo deri në 2 vjet dhe përfito normë efektive të interesit deri në 2%, vlera minimale e afatizimit 5,000 EUR.

 

Bëhu pjesë e lojës së madhe shpërblyese dhe fito:

1 x Banesë në Prishtinë
3 x Iphone 14
3 x Laptop
3 x TV Smart

Për çdo afatizim në vlerë prej 5000 EUR, ju do të përfitoni një kupon për lojë shpërblyese.
Nëpërmjet depozitave me afat ju përfitoni transparencë, siguri, fitim dhe fleksibilitet në planet tuaja të kursimit.

Për më shumë informata na kontaktoni përmes Qendrës së Thirrjeve ☎️ 038 500 500 & 📲 049 733 322, na shkruani në [email protected] apo vizitoni degën tonë më të afërt për ju!

 

Oferta vlen deri me datë 28 Dhjetor 2023.

Përzgjedhja e fituesve do të bëhet me datë 29 Dhjetor 2023.

 

Banka Ekonomike
Mendon për ty!