Fuqizoni Biznesin Tuaj me Produktin tonë POS
POS, ose Sistemi i Paguesve në Vend, është një pajisje e specializuar që lejon bizneset të pranojnë pagesat elektronike. Me POS-in tonë të avancuar, klientët mund të paguajnë me kartelat e tyre  në një mënyrë të shpejtë dhe të sigurt. 
Avantazhet e Produktit POS:
Efikasitet i lartë: Shpejtoni transaksionet dhe zvogëloni kohën e pritjes për klientët tuaj.
Siguria e transaksioneve: Mbështetur nga teknologjitë më të fundit për të garantuar një ambient të sigurtë.
Rritje e fuqisë shitëse: Produkti POS do të ndihmojë në rritjen e shitjeve ditore në biznesin tuaj
Monitorim i lehtë; Me produktin POS monitoroni çdo transaksion elektronik me lehtësi për të kontrolluar financat e biznesit tuaj duke zvogëluar njëkohësisht përdorimin e parave të gatshme dhe nevojën për t’i deponuar paratë nëpër degë të bankave komerciale në Kosovë. 
Përvoja e përdoruesit: Me ekran të pajisjeve të mençura (touch screen) dhe ndërveprim të lehtë, është e lehtë për tu përdorur nga stafi juaj.
Përshtatshmëri: Personalizoni terminalin POS sipas nevojave të biznesit tuaj.
Shfrytëzueshmëria: Pranoni pagesa nga të gjitha kartelat Master Card dhe Visa vendore dhe nërkombëtare, duke përfshirë edhe kartelat pa kontakt (contactless).
Për të filluar marrëveshjen tuaj tregtare dhe për të përfituar nga produkti ynë POS, ju duhet të plotësoni disa kritere të caktuara.
Stabiliteti i biznesit: Biznesi juaj duhet të jetë entitet i regjistruar dhe të ketë së paku 6 muaj aktivitet biznesi;
Përvoja me terminalet e POS në të kaluarën,do të konsiderohet si përparësi;
Lokacion strategjik me lëvizje të lartë të klientëve;
Nëse keni një numër më të madh të pikave të shitjes konsiderohet  përparësi;
Marrëdhënia biznesore me Bankën duke demonstruar qarkullim financiar dhe përdorim të shërbimeve të tjera bankare; 
Të keni histori të mirë si tregtar nga Bankat tjera.
Jeni vetëm një hap larg përmirsimit të operacioneve të biznesit tuaj dhe zhvillimit të një ambienti pa para (cashless). 
Kontaktoni ndonjërin nga zyrtarët e biznesit apo Analistin tuaj sot dhe zbuloni se si produkti i POS mund të ndihmojë në rritjen e suksesit të biznesit tuaj. 
Për të parë listën e tregtarëve aktualë që përdorin sistemin tonë POS, ju lutemi vizitoni këtë link.