Banka Ekonomike njofton të gjithë klientët se është vendosur
ATM-i i ri në Hani Elezit rruga “Adem Jashari”. Me vendosjen e këtij ATM-i
klientët do të kenë qasje 24 orë në ditë, çdo ditë të javës dhe do të mund të
kryejnë shërbime bankare. Ky hap është njëri prej zotimeve të bankës për
të ofruar shërbime të shpejta dhe cilësore për klientët. Duke vazhduar të
mbetemi besnik ndaj klientëve tanë, ritheksojmë angazhimin maksimal në
vazhdimësinë dhe përmirësimin e shërbimeve të ofruara nga ne.
Për çdo informacion shtesë apo detaje tjera, ju mund të
vizitoni njërën nga degët më të afërta të Bankës Ekonomike, ose të thirrni në
Qendrën e Thirrjeve në 038 22 53 53.
Ju Mirëpresim!