VISA PLATINUM NJË BOTË PLOT PRIVILEGJE 
 
Banka Ekonomike prezanton për herë të parë në Kosovë kredit kartelën metalike Visa Platinum.
Kredit kartela Visa Platinum është kredit kartelë e cila ju mundëson qasje në llogarinë tuaj në të cilën është i aprovuar limiti juaj kreditor.
Me Visa Platinum ju pret një botë plot privilegje, me limite më të mëdha dhe fuqi më të madhe blerëse.
 
 
Përfitimet e kredit kartelës Visa Platinium:
 
Vizita falas në sallonet e pritjes të biznesit me Lounge Key
2 vizita falas në vit për mbajtësit e kartelave Visa Platinium, në mbi 1200 sallone pritjeje në programin Lounge Key anë e mbanë botës.
 
Shërbimi i boarding me përparësi nga yQ Meet dhe Assist  në aeroportet ndërkombëtare. 
Në mbi 240 aeroporte në të gjithë botën, deri në 15%  zbritje për shërbimet yQ. Shteg i veçantë për bording pa pritje në radhë. Oferta është e vlefshme deri më 31 dhjetor 2023, me mundësi vazhdimi.
 
Zbritjet në rezervimin e hotelit përmes uebfaqës agoda.com
Deri në 12% zbritje për rezervimin e akomodimit në cilindo prej mbi 300,000 hoteleve anekënd botës përmes uebfaqës agoda.com. Oferta është e vlefshme deri më 14 qershor 2023, me mundësi vazhdimi.
 
Zbritje në vetura me qira nga Avis deri në 20%
Të gjithë kartel mbajtësit e Visa Platinum do të përfitojnë zbritje deri në 20% në marrje të veturave me qira të kompanisë Avis. Oferta është e vlefshme deri më 31 dhjetor 2023, me mundësi vazhdimi.
 
Shërbimet e sigurimeve
Sigurim i blerjeve: Përfitoni sigurim nga humbja, vjedhja ose dëmtimi aksidental, brenda 90 ditëve nga data e blerjes;   
Kompensim i vonesës së fluturimit ose bagazhit më shumë se 4 orë.
 
GCAS Shërbimi global për mbështetjen e klientëve
Bllokimin e kartelës së humbur ose të vjedhur;
Zëvendësimin urgjent të kartelës në rast humbjeje / vjedhjeje;
Tërheqje urgjente e parave nga llogaria në rast humbjeje / vjedhjeje së kartelës në 27,000 vende anekënd botës;
Shërbim i thirrjeve telefonike 24/7 për mbajtësit e kartelës.
 
Asistence në informatat ndërkombëtare mjekësore dhe të udhëtimit
Për destinacionin e udhëtimit Informata rreth vaksinimit;   
Informatat për institucionet mjekësore në destinacionin e udhëtimit;
Kontaktimi i mjekut;
Konsultim mjekësor.