Banka Ekonomike njofton të gjithë klientët se është hapur sporteli i ri në Terminalin Doganor “Holandez”, rruga e tranzitit p.n. (afër kolegjit Loyola).
Me hapjen e këtij sporteli, klientët:
Do të kenë çasje çdo ditë nga dita e hënë deri ditën e shtunë (08:00 deri 18:00), ndërsa të dielën nuk do të punohet.
Do të mund të kryejnë të gjitha shërbimet bankare (pagesa të doganës, transfere, deponime/tërheqje, etj).
Në vazhdën e përpjekjeve për të ofruar shërbime të shpejta dhe cilësore në ambient të përshtatshëm dhe komod, Banka Ekonomike ka hapur dyert për klientët e saj në rrugën e tranzitit në Prizren. Hapja e këtij sporteli doganor konfirmon angazhimin maksimal të Bankës Ekonomike në plotësimin e të gjitha nevojave dhe kërkesave të klientëve tanë, duke qëndruar sa më afër jush.
Për çdo informatë shtesë apo detaje të tjera, ju mund të vizitoni njërën nga degët më të afërta të Bankës Ekonomike, apo të telefononi në Qendrën e Thirrjeve në +381 (0) 38 22 53 53.
Ju mirëpresim!