Prizren 23.07.2013
Banka Ekonomike ofron mundësi të shumta bashkëpunimi për të
gjitha kompanitë vendore me theks të veçantë përkrahë bizneset të vogla dhe të
mesme në mbarë Kosovën.
Së fundi, Banka Ekonomike ka përkrahur organizimin e iftarit
tradicional të mbajtur me datë 23.07.2013, eveniment ky i organizuar nga
shoqata e Biznesmenëve dhe Zejtarëve - Esnaf në Prizren.
Në këtë iftar ishin të pranishëm rreth 500 pjesëmarrës
afarist e zejtar nga Prizreni dhe mysafir të ftuar.
Organizatorët i shprehën mirënjohje të veçantë Bankës
Ekonomike për mbështetjen e ofruar duke theksuar se ky partneritet do të ofroj
mundësi të reja për afaristët anëtar të Esnafit.
Me këtë rast Banka Ekonomike dhe stafi i saj i përkushtuar
urojnë të gjithë besimtarët e fesë islame në Kosovë muajin e shenjtë të
Ramazanit.