Të nderuar klientë,
Banka Ekonomike sot shënon 14 vite së bashku me ju, duke qenë e vetmja bankë 100% vendore. Për këto vite Banka Ekonomike ka shënuar shumë arritje, kemi shtrirë rrjetin e degëve në gjithë vendin, duke ju ofruar klientëve tanë shërbimet më moderne në sektorin bankar, punonjës të përkushtuar dhe profesional, përkushtim të vazhdueshëm në rritjen dhe zhvillimin e bizneseve dhe përgjegjësi të lartë për ambientin social dhe ekonomik.
Ju jemi mirënjohës klientëve tanë të cilët besuan në ne dhe na ndihmuan që të ju ofrojmë shërbime dhe produkte bashkëkohore. Kërkesat e juaja dhe sugjerimet na shtyen drejt përmirësimeve të vazhdueshme. Rrugëtimi ynë do të ishte i pa kompletuar po të mos ishte besimi i klientëve tanë.
Ne planifikojmë ta mbajmë dhe ta forcojmë lidhjen tonë me ju, duke vazhduar të bëjmë realitet idetë tuaja përmes produkteve dhe shërbimeve më moderne në treg.
Me mbëshjtetjen dhe besimin tuaj i gëzohemi të ardhmes dhe sfidave që na presin.
Banka Ekonomike
Mendon për ty!