Në kuadër të përkushtimit të vazhdueshëm të Bankës Ekonomike për mbështetjen e organizimeve të cilat ngritin nivelin e vetëdijesimit dhe përgjegjësisë sociale, me theks të veçantë në sektorë me të cilat është e lidhur direkt edhe mirëqenia e shoqërisë së vendit tonë, Banka Ekonomike mbështetë organizimin e “Kongresit të dytë Ndërkombëtar të Oftamologëve”, i cili mbahet me 20 & 21 Nëntor 2015 në Hotel Emerald.
Ky kongres ka për qëllim edukimin e vazhdueshëm profesional si dhe shkëmbimin e përvojave me ligjërues të njohur ndërkombëtar të cilët do ti ndajnë përvojat e tyre në diagnostifkimin dhe trajtimin modern të shumë sëmundjeve të cilat ne i hasim çdo ditë në praktikën tonë, gjë që do të rezultojë në ngritjen e kujdesit personal dhe ruajtjen e shëndetit pamor.
Banka Ekonomike do të vazhdoj të kontribuoj në ngritjen e përgjegjësisë në shoqërinë tonë dhe zhvillimit të përgjithshëm profesional dhe shoqërorë.
Banka Ekonomike
Mendon për ty!