KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE
Banka Ekonomike, Zyra Qendrore shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës:
Koordinator i Shitjes për Individë (1 vend pune)
Dega Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjësitë :
• Përgjegjës për shitje dhe arritjen e të gjitha objektivave të përcaktuara në baza mujore dhe vjetore ( kreditë, POS, kartelat, E- Banking etj);
• Përgjegjës/e për rritje dhe profitabilitet në degën përkatëse për Këshilltar personal;
• Të rekrutoj klient të rinj;
• Përgjegjës/e për zbatimin e politikave dhe procedurave të riskut kreditor dhe politika dhe procedura të tjera përkatëse;
• Përgjegjës/e për kualitetin e portfolios së kredive Individuale ;
• Përgjegjës/e për vizita të rregullta promovuese tek klientët për promovim të produkteve;
• Monitorimi i punës së Këshilltarëve Personal;
• Mirëmban marrëdhënie të mira me klientët e Bankës;
• Përpunon kredi me limite të caktuara dhe i prezanton ato për aprovim tek komiteti kreditor, sipas politikave dhe procedurave te Bankës;
• Analizon statusin financiar të klientit, kredit e marra deri tani si dhe pasurinë e klientit në mënyra që me qenë sa më i sigurt për lejimin e kredisë dhe shmangien e riskut kreditor;
• Mbikëqyrë në mënyrë të vazhdueshme overdraftet, kredit dhe të gjitha shërbimet tjera të klientëve;
• Takohet me klientë të cilët aplikojnë për kredi, dhe siguron informata të sakta prej tyre që janë pjesë e procesit të dhënies së kredisë;
• Mbanë përgjegjësi dytësore për mirëmbajtjen dhe rifreskimin e dosjeve të kredive;
• Menaxhon Këshilltaret personal të degës përkatëse, sigurohet që personeli është i kualifikuar, me përvojë , njohuri të nevojshme dhe i/e orientuar drejtë shërbimit të klientëve për kredi Individuale ;
• Identifikon dhe propozon produkte dhe oferta të ndryshme të cilat banka mund të i ofroj për klient;
• Ndërton lidhje biznesi me klientët duke ju ofruar atyre informata më të detalizuara dhe shërbime më të përshtatshme për ta;
• Të ketë njohuri të plot për kushtet dhe çmimet e produkteve/shërbimeve të cilat qarkullojnë në Banka tjera;
• Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekuar performon edhe në detyra të tjera të kërkuara nga Menaxheri i Degës.
Kualifikimet ;
• Fakulteti Ekonomike ose Administrim të Biznesit;
• Njohuri të mira të produkteve Bankare ;
• Së paku tri vite përvojë pune Bankare;
• Njohje e mirë e gjuhës angleze ;
• Aftësi të mira ndëpersonale dhe komunikuese;
• Aftësi të mira menaxheriale dhe udhëheqëse;
Afati i aplikimit është deri më datë 05 Shtator 2017 ora 16:00.
Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.