Siguria në përdorimin e Bankomatëve
Tërheqja e parave përmes Bankomat-it
• Në bankomatat tonë mund të operoni me cilën do nga kartelat tuaja VISA, MasterCard apo Maestro
• Vendosni kartelën tuaj dhe zgjedhni gjuhën të cilën dëshironi ta përdorni. Të gjithë Bankomatat tonë kanë tekst të qartë dhe lehtë të kuptueshëm në gjuhën Shqipe dhe Angleze.
• Shënoni PIN-in tuaj dhe ndiqni udhëzimet në ekran për të vazhduar më tutje me procesimin e tërheqjes së parave.
• Transaksioni do të procesohet menjëherë dhe paratë do të jipen në valutën lokale (euro).
• Merrni paratë dhe faturën pasi të përfundoni transaksionin. Shuma e parave të tërhequra do të zbritet menjëherë nga llogaria juaj bankare.
Këshilla Sigurie mbi Bankomat-at
• Vëzhgoni përreth jush para se ta përdorni bankomatin. Nëse shihni ndonjë gjë të dyshimt mos vazhdoni më tutje por lajmëroni në qendrën tonë të thirrjeve apo policinë.
• Nëse vëreni që bankomati është i dëmtuar apo në gjendje të dyshimt mos e përdorni. Vizitoni një bankomat tjetër.
• Kujdesuni ta mbuloni ekranin dhe numrat gjatë shtypjes së PIN-it për tu mbrojtur nga kalimtarët e rastit ose përgjimet eventuale.
• Tërhiqeni Kartelën, Paratë dhe Faturen menjëherë dhe ruajeni faturën. Paratë mund ti numëroni në vend më të sigurt.
Mbroni Kartelën tuaj
• Mbani kartelën në vend të sigurt për ti shmangur dëmtimet e saj.
• Menjëherë lajmëroni kartelën e vjedhur apo të humbur në qendrën e thirrjeve të bankës suaj.
• Mbajeni mend PIN-in tuaj. Asnjëherë mos e shkruani në kuletë apo mbi vetë kartelën.
• PIN Kodi juaj është personal vetëm i juaji, Banka jonë asnjëher nuk e kërkon PIN-in tuaj dhe atë mos e shpërndani as me më të afërmit tuaj.
• Kur e ndryshoni apo zgjedhni PIN-in mos zgjedhni numra të cilat korrespondojnë me informatat tuaja personale. P.sh mos përdorni vitin tuaj të lindjes, numrin tuaj të telefonit, numra të thjeshtë si 1234, 0000 etj.
• Për tu mbrojtur gjithmonë ruani faturat tuaja deri sa t'i validoni shpenzimet në fund të muajit.