Siguria në përdorimin e Bankomatëve
 
 
Tërheqja e parave përmes Bankomat-it 
Në bankomatat tonë mund të operoni me cilën do nga kartelat tuaja VISA, MasterCard apo Maestro
Vendosni kartelën tuaj dhe zgjedhni gjuhën të cilën dëshironi ta përdorni. Të gjithë Bankomatat tonë kanë tekst të qartë dhe lehtë të   kuptueshëm në gjuhën Shqipe dhe Angleze.
Shënoni PIN-in tuaj dhe ndiqni udhëzimet në ekran për të vazhduar më tutje me procesimin e tërheqjes së parave. 
Transaksioni do të procesohet menjëherë dhe paratë do të jipen në valutën lokale (euro).
Merrni paratë dhe faturën pasi të përfundoni transaksionin. Shuma e parave të tërhequra do të zbritet menjëherë nga llogaria juaj bankare.
 
Këshilla Sigurie mbi Bankomat-at
 • Vëzhgoni përreth jush para se ta përdorni bankomatin. Nëse shihni ndonjë gjë të dyshimt mos vazhdoni më tutje por lajmëroni në qendrën tonë të thirrjeve apo policinë.
Nëse vëreni që bankomati është i dëmtuar apo në gjendje të dyshimt mos e përdorni. Vizitoni një bankomat tjetër.
Kujdesuni ta mbuloni ekranin dhe numrat gjatë shtypjes së PIN-it për tu mbrojtur nga kalimtarët e rastit ose përgjimet eventuale.
Tërhiqeni Kartelën, Paratë dhe Faturen menjëherë dhe ruajeni faturën. Paratë mund ti numëroni në vend më të sigurt.
 
Mbroni Kartelën tuaj 
Mbani kartelën në vend të sigurt për ti shmangur dëmtimet e saj.
Menjëherë lajmëroni kartelën e vjedhur apo të humbur në qendrën e thirrjeve të bankës suaj.
Mbajeni mend PIN-in tuaj. Asnjëherë mos e shkruani në kuletë apo mbi vetë kartelën.
PIN Kodi juaj është personal vetëm i juaji, Banka jonë asnjëher nuk e kërkon PIN-in tuaj dhe atë mos e shpërndani as me më të afërmit tuaj.
Kur e ndryshoni apo zgjedhni PIN-in mos zgjedhni numra të cilat korrespondojnë me informatat tuaja personale. P.sh mos përdorni vitin tuaj të lindjes, numrin tuaj të telefonit, numra të thjeshtë si 1234, 0000 etj. 
Për tu mbrojtur gjithmonë ruani faturat tuaja deri sa t'i validoni shpenzimet në fund të muajit.