Banka Ekonomike me Degë të re në Obiliq/Kastriot
Banka Ekonomike me Degë të re në Obiliq/Kastriot
 
 

Banka Ekonomike me Degë të re në Obiliq/Kastriot

Banka Ekonomike, ka hapur dyert e saj të reja përmes hapjes së Degës së re, në Rr. “Hasan Prishtina”, Komuna Obiliq/Kastriot, duke sjellur një frymë bashkëkohore dhe shumë moderne për punonjësit dhe klientët e saj.
Banka Ekonomike, si bankë e vetme me 100% kapital vendor, prioritet dhe përkushtim ka ofrimin e shërbimeve bankare sa më të mira dhe më cilësore në treg, përmes modernizimit të infrastrukturës së rrjetit të degëve, me qëllim që të sjellin frymë të re bashkëkohore dhe moderne për klientët, punonjësit dhe duke nxitur zhvillim edhe më të madh ekonomik të vendit.
“Hapja e kësaj dege në Obiliq demonstron qartë se Banka Ekonomike është në angazhim të vazhdueshëm si një partner në zhvillimin ekonomik dhe financiar në të gjitha këndet e Kosovës. Banka Ekonomike jo vetëm që ka përmirësuar peisazhin e Obiliqit dhe të Kosovës me këtë degë, por ka sjellë lehtësi bankare moderne në pragun e derës tuaj. Përdorni atë në përfitimin tuaj maksimal.
Për shkak të kërkesave të shumta nga qytetarët dhe bizneset e Obiliqit për produktet e shërbimet e Bankës Ekonomike si dhe në mënyrë që të jemi më afër klientëve tanë, ne kemi vendosur që ishte koha për të bërë një degë të madhe për t'i shërbyer më shumë klientëve në një ambient të shkëlqyeshëm në rajonin e Obiliqit, tha Z. Fatos Krasniqi, Kryeshef Ekzekutiv i Bankës Ekonomike”.

 
List of videos
MOS I SHTY PLANET E MËDHA VETËM PËR PARA
MOS I SHTY PLANET E MËDHA VETËM PËR PARA
20.02.2026 | 03:12
Se Banka Ekonomike po jep kredi deri deri në 60.000 për 15 vjet edhe pa garantuesËndrrat nuk duhet
Ofertat per Dubai nga VISA
Ofertat per Dubai nga VISA
20.02.2026 | 02:31
Si të përfitoni ofertën:Ndiqni link-un Booking.com/Visa (http://booking.com/index.html?aid=2440045)
Kampanja e Depozitave të Bankës Ekonomike, Shpërblime për Besimin Tuaj
Kampanja e Depozitave të Bankës Ekonomike, Shpërblime për Besimin Tuaj
15.01.2026 | 04:49
Banka Ekonomike ka realizuar me sukses kampanjën e depozitave, e cila ka filluar më 15 maj 2025,
Njoftim për shërbime dixhitale
Njoftim për shërbime dixhitale
18.12.2025 | 01:51
I/e nderuar, Ju njoftojmë se Banka do të kryejë testime të planifikuara në sistemet e saj, me