Kartelat contacless
Kartelat  contacless

PAGUAJ MIK MIK 💳🏦📶

Sot jeta është bërë shumë dinamike dhe kjo e bënë kohën më të shtrenjtë se kurrë më parë - Banka Ekonomike kujdeset për kohën tuaj; përdore kartelën contactless, realizo pagesat shpejtë dhe lehtë, kurse kohën tënde...paguaj MIK MIK.

Marstercard/VISA contactless është kartelë ndërkombëtare e lidhur për llogarinë e klientit dhe e dedikuar për persona fizik ose juridik.

 

Kjo teknologji e kartelave “pa kontakt” ofron mundësinë për blerje në çdo pikë të shitjes (POS terminal) në Kosovë dhe kudo në botë ku shfaqet logo contactless.

Realizimi i pagesave përmes teknologjisë “pa kontakt”:

 

• Për realizmin e blerjeve nevojitet që kartela dhe POS terminali ku kryhet transaksioni të jenë të licencuar me teknologjinë (NFC – Near Field Communication) ku pagesat kryhen përmes valëve radio magnetike.

• Realizimi i pagesave mundësohet në distancë të afërt ku komunikimi bëhet përmes teknologjisë së antenës e cila është e vendosur në kartelë.

• Përdoruesi me rastin e pagesës e ofron kartelën në distancë të afërt (deri 4 cm) me POS terminal dhe për shuma deri në limite të caktuara transaksioni realizohet pa vendosje të PIN-it apo nënshkrimit në faturë.

 

Përfitimet e përdorimit të teknologjisë së kartelave “pa kontakt“ janë:

 

• Pagesat realizohen me lehtësi,
• Pagesat realizohen shpejt (nuk është i nevojshëm lexim i kartelës nga POS apo vendosja e PIN-it),
• Pagesat realizohen sigurt.

 

Limitet për pagesa me kartela “pa kontakt” janë të përcaktuara nga brendet MasterCard dhe VISA. Limiti për transaksion me kartelë, pa pasur nevojë të shtypet PIN-i, me kartelë Mastercard është 15€, derisa për kartelë VISA është 40€. Për të gjitha pagesat mbi këto limite kërkohet PIN-i gjatë blerjes.

Të gjitha pagesat e realizuara në POS Terminalet në Kosovë janë pa provizion.

List of videos
Kur se ki kërkon, edhe vet bon!
Kur se ki kërkon, edhe vet bon!
29.10.2025 | 03:19
Me Bankën Ekonomike mundësi pa kufi, kredi të lehta pa garanci Banka Ekonomike sjell një mundësi të
Të nderuar klientë,
Të nderuar klientë,
28.08.2025 | 09:10
Ju njoftojmë se, duke filluar nga data 1 Shtatori, Türkiye İş Bankası – Dega në Kosovë do të
Banka Ekonomike SH.A. njofton për blerjen e degës së Türkiye İş Bankası A.Ş. në Kosovë
Banka Ekonomike SH.A. njofton për blerjen e degës së Türkiye İş Bankası A.Ş. në Kosovë
30.07.2025 | 04:56
Si një nga institucionet e konsoliduara në tregun financiar të Kosovës, Banka Ekonomike SH.A. me
Njoftim për Klientët, zbatimi i çmimores së re
Njoftim për Klientët, zbatimi i çmimores së re
25.07.2025 | 03:54
Të dashur klientë,Nga 25 Korrik 2025 hyn në fuqi çmimorja e re për personat fizikë dhe juridikë.