Njoftohen të gjithë aksionarët e Bankës Ekonomike Sh.A., Prishtinë, se Mbledhja e Përgjithshme e jashtëzakonshme e Kuvendit të Aksionarëve të Bankës Ekonomike (e 34-ta me radhë) do të mbahet ditën e premte, me datë 09.10.2020, në orën 11:00. Mbledhja do të mbahet në lokalet e Zyrës Qendrore të Bankës Ekonomike në Prishtinë, Sheshi Nëna Terezë, pn, në pajtueshmëri me udhëzimet në fuqi për shkak të situatës së krijuar me pandeminë e shpallur si pasojë e virusit COVID-19. Mbledhja po ashtu do të zhvillohet edhe me çasje në mënyrë elektronike me anë të komunikimit nga distanca.
Për këtë mbledhje propozohet ky REND DITE:
- Hapja e mbledhjes
Formimi i kryesisë së punës
- Zgjedhja e komisioneve:
a) Komisioni verifikues;
b) Caktimi i procesmbajtësit.
- Raporti i komisionit verifikues.
- Shqyrtimi dhe nënshkrimi i procesverbalit i miratuar në mënyrë elektronike të mbledhjes së kaluar.
- Propozimi për shpërndarje të dividendës.
- Shqyrtimi dhe miratimi/verifikimi i vendimeve të Bordit të Drejtorëve për ndryshimet dhe plotësimet e Statutit të Bankës Ekonomike, si dhe delegimi i autorizimeve për ndryshim dhe plotësim të Statutit të Bankës Ekonomike, në mes të dy mbledhjeve.
- Të ndryshme.
Banka Ekonomike Sh.A.
_______________________
Bordi i Drejtorëve
Ftohen të gjithë aksionarët, që nga dita e publikimit të këtij njoftimi për thirrjen e mbledhjes së përgjithshme e jashtëzakonshme të kuvendit të aksionarëve, në ambientet e zyrës qendrore të bankës, të rishikojnë dokumentet lidhur me propozimin e vendimeve të vendosura në rendin e ditës, si dhe për shkak të situatës me pandeminë e shpallur si pasojë e virusit COVID-19, mund të kontaktojnë me sekretarin e mbledhjes, përmes numrit të telefonit +383 49/ 733-315, ose përmes email-t zyrtar [email protected], në mënyrë që të informoheni lidhur me instruksionet e mundësisë për pjesëmarrje në mbledhje në mënyrë elektronike, si dhe dorëzimin e materialeve/dokumenteve përkatëse.