Banka Ekonomike nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore
Banka Ekonomike nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore

 Banka Ekonomike nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK), marrëveshja e quajtur "Dritarja GROW.


ZV Kryeshefi Ekzekutiv i Bankës Ekonomike, Arijan Haxhibeqiri dhe Drejtori Menaxhues i FKGK-së, Besnik Berisha, kanë bërë një hap të rëndësishëm me një qëllim të qartë, përkrahjen e investimeve në fushën e energjisë së ripërtëritshme dhe efiçiencën e energjisë në Kosovë.

Arijan Haxhibeqiri theksoi se Banka Ekonomike është e angazhuar për të vazhduar këtë rrugë të suksesshme të bashkëpunimit me FKGK, duke ofruar këshillë dhe mundësi konkrete për investime në energji të ripërtëritshme. Në një thirrje për bashkëpunim të mëtejshëm Zt. Haxhibeqiri ka shfaqur gatishmërinë e Bankës Ekonomike për të ndihmuar ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në kuptimin dhe përfitimin maksimal të investimeve në këtë fushë. Kjo marrëveshje sjell një perspektivë të re në fushën e financave dhe energjisë, ndërsa Banka Ekonomike do të vazhdoj të jetë një partner aktiv në zhvillimin e qëndrueshëm të bizneseve në Kosovë.
 
Drejtori menaxhues i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, Besnik Berisha, me këtë rast theksoi: ne kemi bashkëpunim të vazhdueshëm me Bankën Ekonomike, dhe sot jemi të lumtur që nënshkruajmë marrëveshjen për dritaren GROW.
 
Kjo ngjarje është zgjerim i mëtutjeshëm i këtij bashkëpunimi dhe do t’i ndihmojë të dy institucionet në realizimin e objektivave të qendrueshmërisë. Dritarja GROW (Dritarja e Rimëkëmbjes dhe Mundësive të Gjelbëra) do të lehtësojë qasjen në financa dhe mbështesë zhvillimin e bizneseve që investojnë në fushën e energjisë së ripërtëritshme dhe efiçiencës së energjisë. Dritarja GROW do të mbështesë ekonominë e Kosovës përmes rritjes së investimeve të gjelbëra,  falë kapitalit prej gjashtë (6) milionë euro të dhuruar nga Banka Gjermane për Zhvillim (KfW), asistencës teknike nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) dhe instrumetit të rigarantimit nga Korporata Financiare e Zhvillimit Ndërkombëtar (DFC);                       
List of videos
Blej dhe Fito për festat e fundvitit!
Blej dhe Fito për festat e fundvitit!
17.11.2023 | 02:06
Blej dhe Fito për festat e fundvitit!Banka Ekonomike është e lumtur të prezantojë Kampanjën e re të
Banka Ekonomike nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore
Banka Ekonomike nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore
16.11.2023 | 04:36
Banka Ekonomike nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK),
Banka Ekonomike rialokon degën e Fushë Kosovës
Banka Ekonomike rialokon degën e Fushë Kosovës
31.10.2023 | 03:51
Banka Ekonomike rialokon degën e Fushë Kosovës Në përshtatje me strategjinë tonë për të avancuar
Njoftim për klient
Njoftim për klient
13.10.2023 | 02:10
Banka Ekonomike njofton të gjithë klientët se me datën 14 Tetor 2023 (ditë e shtune), të