Për të gjithë ju që realizoni transaksione me kredit kartelë të Bankës Ekonomike, tani keni mundësinë të bëheni pjesë e lojës shpërblyese dhe të fitoni shpërblime atraktive.
Për t’u bërë pjesë e lojës shpërblyese:
Realizoni së paku 3 transaksione në muaj me kredit kartelë me një vlerë minimale prej më së paku 150EUR.
Apo 2 transaksione mujore me kredit kartelë në terminalet POS të Bankës Ekonomike me një vlerë minimale prej 150 EUR.
Rregullat e lojës shpërblyese:
• Kampanja do të zgjasë 2 muaj, nga data 1 Nëntor deri më 31 Dhjetor 2024.
• Çdo muaj do të shpërblehen klientët fitues me dhurata të vlefshme si Laptopë, iPhone, orë të mençura, Brunch në Swiss Diamond Hotel, Voucher prej 100 euro, dhe regjistrim të veturës në KS Siguria.
• Për të hyrë në lojën shpërblyese, klientët duhet të realizojnë të paktën 3 transaksione mujore me kredit kartelë ose 2 transaksione mujore me këste në Bankën Ekonomike.
• Transaksionet e kualifikuara përfshijnë të gjitha blerjet e realizuara me kredit kartelë.
• Çdo transaksion i paautorizuar ose i dyshimtë do të rezultojë në përjashtim nga loja shpërblyese.
• Kampanja vlen për të gjithë përdoruesit ekzistues dhe të rinj të kredit kartelës së Bankës Ekonomike që ndjekin rregullat e lojës.
Shpërblime fantastike për fituesit e lojës shpërblyese me Kredit Kartelën e Bankës Ekonomike!
Banka Ekonomike ka përgatitur shpërblime atraktive për të gjithë fituesit që marrin pjesë në lojën shpërblyese. Për çdo muaj të kampanjës, klientët që plotësojnë kushtet e përcaktuara do të kenë mundësinë të fitojnë:
• 2x iPhone 16
• 2x Laptop Lenovo Essential V15
• 2x Orë e mençur
• 2x Brunch në Swiss Diamond Hotel për dy persona
• 2x Voucher prej 100 Euro në Lindex
• 2x Regjistrim të veturës në KS Siguria
Përzgjedhja e fituesve:
Shpërblimi do të tërhiqet 1 javë pas përfundimit të çdo muaji, ku në mënyrë të rastësishme do të përzgjidhen klientët që kanë plotësuar kushtet e kampanjës përmes aplikacionit online “Random Picker.” Fituesit do të njoftohen përmes mediave sociale dhe do të kontaktohen nga Qendra e Thirrjeve. Fituesit duhet të konfirmojnë pranimin e çmimit brenda 7 ditëve nga dita e njoftimit.
Ti mund të jesh personi me fat! Realizo transaksionet me kredit kartelën tënde dhe bëhu pjesë e lojës për të fituar shpërblime të vlefshme.
Për më shumë informata na kontaktoni përmes Qendrës së Thirrjeve ☎️ 038 500 500 & 📲 049 733 322, na shkruani në [email protected] apo vizitoni degën tonë më të afërt për ju!