Banka Ekonomike SH.A. njofton për blerjen e degës së Türkiye İş Bankası A.Ş. në Kosovë
Banka Ekonomike SH.A. njofton për blerjen e degës së Türkiye İş Bankası A.Ş. në Kosovë

 

Si një nga institucionet e konsoliduara në tregun financiar të Kosovës, Banka Ekonomike SH.A. me kapital 100% vendor ka ndërtuar mbi dy dekada eksperiencë, stabilitet dhe besim të ndërsjellët me mijëra klientë individë, biznese dhe partnerë institucionalë.


Sot, jemi të nderuar të ndajmë me publikun një zhvillim të rëndësishëm, Banka Ekonomike SH.A. ka arritur marrëveshjen dhe miratimin nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës për blerjen e aseteve dhe detyrimeve të degës së Türkiye İş Bankası A.Ş. në Kosovë, një institucion me reputacion të mirë ndërkombëtar dhe histori të suksesshme në shërbime financiare.

 

Ky veprim është në harmoni me strategjinë e Bankës Ekonomike SH.A. që përfaqëson një moment të rëndësishëm dhe një hap konkret në drejtim të rritjes dhe konsolidimit të mëtejshëm të pranisë sonë në tregun financiar vendor.
Në një kohë kur dinamika e sektorit bankar kërkon fleksibilitet, kapacitet dhe qasje të zhvilluar ndaj inovacionit, Banka Ekonomike SH.A. po dëshmon sërish përkushtimin e saj ndaj misionit dhe vizionit për të qenë partneri më i mirë financiar i të gjithë klientëve, duke mbështetur dhe duke u rreshtuar në të gjitha aktivitetet që ndikojnë në rritjen dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.

 

Ky tranzicion do të realizohet me kujdes të veçantë dhe profesionalizëm të lartë, me synimin që procesi të jetë sa më i lehtë dhe i sigurtë për klientët dhe partnerët e Türkiye İş Bankası A.Ş., duke ju siguruar mikpritje në shërbimet që do të vijojnë pa ndërprerje dhe në nivelin më të lartë të kujdesit. Klientët nuk kanë nevojë të ndërmarrin asnjë veprim, llogaritë, kursimet dhe kartelat e tyre do të mbeten aktive dhe të sigurta deri në njoftim të veçant të bankës.

 

Koordinimi i plotë dhe profesional mes Bankës Ekonomike SH.A. dhe Türkiye İş Bankası A.Ş., ka filluar dhe po vazhdon me një transparencë të plotë dhe i mbikëqyrur nga autoritetet rregullatore.

 

Me një rrjet të gjerë degësh në të gjithë territorin e Kosovës, me staf të kualifikuar, gamë të gjerë të produkteve dhe shërbimeve dhe përvojë të dëshmuar në tregun vendor, ne jemi të angazhuar të ofrojmë zgjidhje të përshtatura sipas nevojave të çdo klienti, individi apo biznesi. Banka Ekonomike SH.A. është një institucion financiar që njeh mirë nevojat e tregut dhe të klientëve.

 

Ne e shohim këtë hap si një mundësi për të zgjeruar më tej ndikimin tonë pozitiv në ekonomi, për të forcuar lidhjet me klientët ekzistues dhe për të mirëpritur me përkushtim të gjithë klientët e rinj.

 

Banka Ekonomike shpreh falënderim të veçantë për aksionarët dhe besimin e tyre të vazhdueshëm në mbështetjen e burimeve të nevojshme gjatë këtij procesi që e bën të mundur dhe më të lehtë rritjen dhe qëndrueshmërinë e institucionit.

Gjithashtu jemi falënderues ndaj Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për qasjen profesionale dhe korrektësinë gjatë këtij procesi, duke mos lënë anash stafin e Bankës Ekonomike SH.A. dhe Türkiye İş Bankası A.Ş. në Kosovë për profesionalizmin dhe mbështetjen gjatë fazave të tranzicionit.

 

Ky është një kapitull i ri për bashkëpunim, rritje dhe shërbim më të mirë.

Në emër të Bankës Ekonomike SH.A., falënderojmë Türkiye İş Bankası A.Ş.për bashkëpunimin korrekt dhe për rolin që ka luajtur në sektorin bankar të Kosovës. Ky bashkëpunim është një shembull pozitiv i kalimit të përgjegjësisë nga një institucion ndërkombëtar te një bankë vendore që ka kapacitetin dhe vizionin për të çuar përpara këtë trashëgimi.

 

Për çdo informacion shtesë, klientët dhe palët e interesuara mund të na kontaktojnë përmes kanaleve tona zyrtare të komunikimit. Ju ftojmë të vizitoni degët tona, të na shkruani në adresën zyrtare të emailit, të kontaktoni Qendrën tonë të thirrjeve në numrat 038 500 500, 0800 50000 (pa pagesë), apo t’i vizitoni degët në Prishtinë dhe Prizren.

  

Vendi: Prishtinë

Data: 30/07/2025

 

Banka Ekonomike 

List of videos
Banka Ekonomike SH.A. njofton për blerjen e degës së Türkiye İş Bankası A.Ş. në Kosovë
Banka Ekonomike SH.A. njofton për blerjen e degës së Türkiye İş Bankası A.Ş. në Kosovë
30.07.2025 | 04:56
Si një nga institucionet e konsoliduara në tregun financiar të Kosovës, Banka Ekonomike SH.A. me
Njoftim për Klientët, zbatimi i çmimores së re
Njoftim për Klientët, zbatimi i çmimores së re
25.07.2025 | 03:54
Të dashur klientë,Nga 25 Korrik 2025 hyn në fuqi çmimorja e re për personat fizikë dhe juridikë.
Kredit Kartela që të jep më shumë, përfitimet janë vetëm për ty!
Kredit Kartela që të jep më shumë, përfitimet janë vetëm për ty!
02.06.2025 | 03:53
Nuk ka rëndësi ku e merr pagën... Ka rëndësi çka përfiton! Dhe këtë vit, përfitimet i merr me vete,
Tradita vazhdon, Banka Ekonomike për të tretën herë Banes po dhuron
Tradita vazhdon, Banka Ekonomike për të tretën herë Banes po dhuron
15.05.2025 | 02:50
Tradita fiton, Banka Ekonomike për të tretën herë banes po dhuronBanka Ekonomike vazhdon traditën e