Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme të Kuvendit të Aksionarëve të Bankës Ekonomike
Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme të Kuvendit të Aksionarëve të Bankës Ekonomike

Njoftohen të gjithë aksionarët e Bankës Ekonomike Sh.A., Prishtinë, se mbledhja e përgjithshme vjetore e kuvendit të aksionarëve të Bankës Ekonomike (e 36-ta me radhë) do të mbahet ditën e enjte, me datë 21.04.2022, në orën 11:00. Mbledhja do të mbahet në lokalet e zyrës qendrore të Bankës Ekonomike, në Prishtinë,  sheshi “Nënë Tereza”, pn.

Për këtë mbledhje propozohet ky REND DITE:                                            

1. Hapja e mbledhjes

Formimi i kryesisë së punës

2. Zgjedhja e komisioneve:
    
a) Komisioni verifikues
b) Caktimi i procesmbajtësit

3. Raporti i komisionit verifikues

4. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar  
                                    
5. Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të punës së bordit të drejtorëve për vitin 2021   
                   
6. Shqyrtimi dhe miratimi:
     
Raporti vjetor i bankës për vitin 2021
Raporti i auditorit të pavarur për vitin 2021
Vendimi për miratimin e llogarisë vjetore për vitin 2021
Plani strategjik 2022-2024  

7. Shqyrtimi dhe miratimi/verifikimi i vendimeve të bordit të drejtorëve për ndryshimet dhe plotësimet e statutit të bankës ekonomike në mes të dy mbledhjeve vjetore të kuvendit të aksionarëve

8. Shqyrtimi i propozimit për delegimin e autorizimeve të kuvendit të aksionarëve për vendim-marrje nga bordi i drejtorëve në mes të dy mbledhjeve
     
9. Zgjedhja e auditorit të pavarur për auditimin e pasqyrave financiare të bankës për vitin 2022

10. Propozim për investime

11. Të ndryshme
 
Banka Ekonomike Sh.A.

Bordi i Drejtorëve

Ftohen aksionarët e interesuar që nga dita e publikimit të këtij njoftimi për thirrjen e mbledhjes së përgjithshme të aksionarëve, në ambientet e zyrës qendrore të bankës, të rishikojnë pasqyrën financiare, me raportet e auditorëve të jashtëm, si dhe dokumentet tjera lidhur me propozimin e vendimeve të vendosura në rendin e ditës të mbledhjes së përgjithshme të aksionarëve, ose të kontaktojnë me sekretarin e mbledhjes, përmes numrit të telefonit +383 49/ 733-315, si dhe përmes email-t zyrtar [email protected], në lidhje me dorëzimin/pranimin e materialeve/dokumenteve përkatëse.    
List of videos
Njoftim për klientë - ndërprerje eventuale gjatë qasjes në platformën E-banking.
Njoftim për klientë - ndërprerje eventuale gjatë qasjes në platformën E-banking.
20.12.2024 | 04:04
I/e nderuar,Ju informojmë se Banka do të kryej disa ndërhyrje lidhur me përmirësimin e funksionit
Të nderuar klientë të Bankës Ekonomike,
Të nderuar klientë të Bankës Ekonomike,
05.12.2024 | 11:07
Me kënaqësi të veçantë dëshirojmë të ndajmë lajmin e gëzueshëm për fituesit e kampanjës sonë të
Black Friday
Black Friday
26.11.2024 | 04:10
JO E ZEZË POR E ÇMENDUR, E PREMTJA E BLACK FRIDAY NË BANKËN EKONOMIKEMë 29 dhe 30 Dhjetor po fillon
“BLACK FRIDAY” VJEN MË HERËT NË BANKËN EKONOMIKE – BONUSE PËR ÇDO TRANSAKSION ME KARTELA!
“BLACK FRIDAY” VJEN MË HERËT NË BANKËN EKONOMIKE – BONUSE PËR ÇDO TRANSAKSION ME KARTELA!
15.11.2024 | 04:13
Nëntori i Bonuseve, Kartela juaj qelës i përfitimeve