--Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme të Kuvendit të Aksionarëve të Bankës Ekonomike (e 38-ta me radhë)---
--Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme të Kuvendit të Aksionarëve të Bankës Ekonomike (e 38-ta me radhë)---
Njoftohen të gjithë aksionarët e Bankës Ekonomike Sh.A., Prishtinë, se mbledhja e përgjithshme vjetore e kuvendit të aksionarëve të Bankës Ekonomike (e 38-ta me radhë) do të mbahet ditën e marte, me datë 30.04.2024, në orën 10:00. Mbledhja do të mbahet në lokalet e zyrës qendrore të Bankës Ekonomike, në Prishtinë,  sheshi “Nënë Tereza”, pn.

Për këtë mbledhje propozohet ky REND DITE:                                            

1.    Hapja e mbledhjes

Formimi i kryesisë së punës

2.    Zgjedhja e komisioneve:
    
a) Komisioni verifikues
b) Caktimi i procesmbajtësit

3.    Raporti i komisionit verifikues

4.    Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar  
                                    
5.    Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të punës së bordit të drejtorëve për vitin 2023   
                   
6.    Shqyrtimi dhe miratimi:
      
      Raporti vjetor i bankës për vitin 2023
      Raporti i auditorit të pavarur për vitin 2023
      Vendimi për miratimin e llogarisë vjetore për vitin 2023
      Plani strategjik 2024-2026  

7.    Shqyrtimi dhe miratimi i vendimeve të bordit të drejtorëve për ndryshimet dhe plotësimet e statutit të bankës ekonomike në mes të dy mbledhjeve vjetore të kuvendit të aksionarëve

8.    Përditësimi dhe raportimi i vendimeve të bordit të drejtorëve për ks siguria

9.    Shqyrtimi i propozimit për delegimin e autorizimeve të kuvendit të aksionarëve për vendimmarrje nga bordi i drejtorëve në mes të dy mbledhjeve për bankën ekonomike dhe ks siguria
10.    Zgjedhja e auditorit të pavarur për auditimin e pasqyrave financiare të bankës për vitin 2024

11.    Të ndryshme



Banka Ekonomike Sh.A.

Bordi i Drejtorëve



Ftohen aksionarët e interesuar që, nga dita e publikimit të këtij njoftimi për thirrjen e mbledhjes së përgjithshme të aksionarëve, në ambientet e zyrës qendrore të bankës, të rishikojnë pasqyrën financiare, me raportet e auditorëve të jashtëm, si dhe dokumentet tjera lidhur me propozimin e vendimeve të vendosura në rendin e ditës të mbledhjes së përgjithshme të aksionarëve, ose të kontaktojnë me sekretarin e mbledhjes, përmes numrit të telefonit +383 49/ 733-315, si dhe përmes email-t zyrtar [email protected], në lidhje me dorëzimin/pranimin e materialeve/dokumenteve përkatëse.     
List of videos
E-mail Info
E-mail Info
18.03.2025 | 03:54
Banka Ekonomike prezanton rilansimin e shërbimit E-mail Info, që ju lejon të merrni informata të
Boll mo me shuma të vogla, merr kredi deri në 60,000 Eur
Boll mo me shuma të vogla, merr kredi deri në 60,000 Eur
18.03.2025 | 03:37
Boll mo me shuma të vogla, merr kredi deri në 60,000 EurNëse po kërkoni kredi me kushte të
Festoni 7 dhe 8 Marsin dhe fito bonuse me Bankën Ekonomike
Festoni 7 dhe 8 Marsin dhe fito bonuse me Bankën Ekonomike
05.03.2025 | 02:59
Festoni 7 dhe 8 Marsin dhe fito bonuse me Bankën EkonomikeMe rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesve
Zemra Paguan, Banka Ekonomike shpërblen
Zemra Paguan, Banka Ekonomike shpërblen
12.02.2025 | 04:07
Festo Shën Valentinin me një surprizë të dyfishtë, një dhuratë për zemrën tënde dhe një bonus