Lansimi i veçorisë së re të pagesave me këste për të gjitha kredit kartelat
Lansimi i veçorisë së re të pagesave me këste për të gjitha kredit kartelat
Banka Ekonomike prezanton një zgjerim të rëndësishëm në funksionalitetin e kredit kartelave - veçoria e re e pagesave me këste.
 Ky inovacion jo vetëm që do të ndryshojë mënyrën se si ju do të menaxhoni financat tuaja , por edhe do të ju lejojë të përfitoni nga një proces i lehtë dhe i shpejtë i transaksioneve.
 
Si funksionon veçoria e pagesave me këste?
 
Ju tani mund të zgjidhni të paguani për blerjet tuaja me këste përmes kartelës tuaj të kreditit, me plane fleksibile deri në 36 këste. Nëse me kartelën tuaj ju do të realizoni vetëm blerje me këste dhe paguani këstet rregullisht pas cdo cikli mujor, Banka nuk do të ju ngarkojë me asnjë interes. Ky opsion është i disponueshëm në një gamë të gjerë të tregtarëve dhe dyqaneve ku Banka posedon POS terminale në bashkëpunim me tregtarët, duke e bërë të lehtë për ju në mënyrë që të përfitoni nga kjo veçori në pothuajse çdo blerje. Kliko linkun për tregtarët që ofrojnë pagesa me këste (linku)
 
Përfitimet për klientët
 
Veçoria e pagesave me këste sjell një fleksibilitet të madh financiar, duke ju lejuar të menaxhoni më mirë buxhetin tuaj. Gjithashtu, kjo veçori ju mundëson qasje më të lehtë në produkte dhe shërbime, dhe menaxhimi i kësteve mund të monitorohet lehtësisht përmes E-banking apo BEK mobile. 
Gjithashtu ju mund të përfitoni nga kampanjat e ndryshme që do të realizohen nga Banka si pjesë e veçorisë së re. 
 
Dokumentet e nevojshme për të pasur një kredit kartelë
 
Për të përfituar nga këto veçori, ju duhet të paraqitni  një dokument identifikues, si letërnjoftim, pasaportë ose patentë shofer, një kontratë pune dhe gjendjen e llogarisë që dëshmon të ardhura të rregullta.
 
Pasqyra mujore e kredit kartelës
 
Pasqyra mujore e kredit kartelës gjenerohet çdo muaj, duke reflektuar detajet e pagesave, pagesave me këste dhe shumën totale mujore apo shumën minimale të detyrimit dhe interesit. 
Nëse pagesa e plotë e ciklit mujor është e realizuar, atëherë interesi nuk do të llogaritet.
 
Pagesa e borxhit të kredit kartelës
 
Pas pranimit të pasqyrës mujore në emailin tuaj apo me sms, ku njoftoheni me borxhin total të muajit dhe borxhin minimal (10% e borxhit total mujor) Banka kolekton në mënyrë automatike vetëm borxhin minimal. Nëse jeni të interesuar të shfrytzoni kartelën tuaj me këste me zero interes, kontaktoni Qendrën e thirrjeve apo vizitoni degën më të afërt për të definuar pagesën automatike të borxhit total mujor. 
List of videos
Banka Ekonomike SH.A. njofton për blerjen e degës së Türkiye İş Bankası A.Ş. në Kosovë
Banka Ekonomike SH.A. njofton për blerjen e degës së Türkiye İş Bankası A.Ş. në Kosovë
30.07.2025 | 04:56
Si një nga institucionet e konsoliduara në tregun financiar të Kosovës, Banka Ekonomike SH.A. me
Njoftim për Klientët, zbatimi i çmimores së re
Njoftim për Klientët, zbatimi i çmimores së re
25.07.2025 | 03:54
Të dashur klientë,Nga 25 Korrik 2025 hyn në fuqi çmimorja e re për personat fizikë dhe juridikë.
Kredit Kartela që të jep më shumë, përfitimet janë vetëm për ty!
Kredit Kartela që të jep më shumë, përfitimet janë vetëm për ty!
02.06.2025 | 03:53
Nuk ka rëndësi ku e merr pagën... Ka rëndësi çka përfiton! Dhe këtë vit, përfitimet i merr me vete,
Tradita vazhdon, Banka Ekonomike për të tretën herë Banes po dhuron
Tradita vazhdon, Banka Ekonomike për të tretën herë Banes po dhuron
15.05.2025 | 02:50
Tradita fiton, Banka Ekonomike për të tretën herë banes po dhuronBanka Ekonomike vazhdon traditën e