FTESË PËR TENDER

 

AUDITIMI I VEPRIMTARISË AFARISTE TË BANKËS EKONOMIKE NË VITIN 2022

Banka Ekonomike, sh.a. Prishtinë, në pajtim me detyrimet e përcaktuara me Ligjin për Bankat, Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jobankare, fton auditorët dhe subjektet e licencuara të paraqesin oferta për auditimin e pasqyrave financiare të Bankës Ekonomike në vitin 2022.

Aktiviteti i auditimit do të përfshijë:

1. PASQYRAT E PLOTA TË GJENDJES FINANCIARE

2. POZICIONI FINANCIAR I BANKËS

3. REZULTATET OPERATIVE ME 31.12.2022

4. AUDITIMI I TEKNOLOGJISË INFORMATIVE (TI)

5. Kompanitë duhet të dorëzojnë edhe një ofertë të veçantë për rishikim financiar çdo kuartal i cili do të bëhet sipas nevojës dhe vetëm pas kërkesës nga Banka.


Auditimi kërkohet të bëhet sipas standardeve të BQK.

 

Nga fituesi i tenderit kërkohet që raportet përfundimtare, letrën e menaxhmentit dhe të gjitha dokumentet tjera t’i përpilojë dhe bankës t’ia dorëzojë në gjuhën shqipe dhe angleze.

Bashkë me ofertën, kompanitë ofertuese duhet të dorëzojnë edhe referencat dhe një vështrim të shkurtër të aktiviteteve të gjertanishme si auditor i pavarur.

 

Afati i dorëzimit të ofertave është deri më 08 Mars 2022 në ora 15:00.

Subjektet konkurruese do të njoftohen me rezultatet pasi të miratohet vendimi i zgjedhjes së fituesit. 

 

Ofertat në zarf të mbyllur me mbishkrimin “Auditimi I Veprimtarisë Afariste të Bankës Ekonomike” duhet të dorëzohen në recepcion në lokalet e Zyrës Qendrore të Bankës Ekonomike, Sh.A. Prishtinë, Sheshi Nënë Terezë p.n.

Banka Ekonomike mbanë të drejtën të anulojë ose ndryshojë tenderin në cdo kohë.

 

 

PLOTËSIMIN E NEVOJAVE PËR FURNIZIM ME ENTERPRISE HYBRID STORAGE Banka Ekonomike Sh.A. Prishtinë, fton subjektet e interesuar të paraqesin ofertat: PLOTËSIMIN E NEVOJAVE PËR FURNIZIM ME ENTERPRISE HYBRID STORAGEPër t’u kualifikuar kompanitë duhet:-Të dorëzojnë
-PLOTËSIMI I NEVOJAVE VJETORE TË BANKËS PËR FURNIZIM DHE SERVISIM TË KASAFORTAVE PËR DESTINIME TË NDRYSHME- FTESË PËR TENDERBanka Ekonomike Sh.A. Prishtinë, fton subjektet e interesuara të paraqesin ofertat për: PLOTËSIMI I NEVOJAVE VJETORETË BANKËS PËR FURNIZIM DHESERVISIM TË KASAFORTAVE PËR DESTINIME TË
SIGURIMI I ASETEVE TË BANKËS EKONOMIKE FTESË PËR TENDER Banka Ekonomike Sh.A. Prishtinë, fton subjektet e interesuara të paraqesin ofertat për:SIGURIMI I ASETEVE TË BANKËS EKONOMIKETë interesuarit mund të kërkojnë specifikacionin përmes
VLERËSIMI I PRONAVE TË PALUAJTSHME FTESË PËR TENDER Banka Ekonomike Sh.A. Prishtinë, fton subjektet e interesuara të paraqesin ofertat për:VLERËSIMI I PRONAVE TË PALUAJTSHME Të interesuarit mund të kërkojnë specifikacionin përmes email
FURNIZIM ME SERVER DHE STORAGE FTESË PËR TENDER Banka Ekonomike Sh.A. Prishtinë, fton subjektet e interesuara të paraqesin ofertat për:FURNIZIM ME SERVER DHE STORAGETë interesuarit mund të kërkojnë specifikacionin përmes email