FTESË PËR TENDER
Banka Ekonomike Sh.A. Prishtinë, fton subjektet e interesuara të paraqesin ofertat për:
PËR PLOTËSIMIN E NEVOJAVE VJETORE PËR PUNIMIN, FURNIZIMIN, INSTALIMIN DHE SERVISIMIN E ATM COVER
Për t’u kualifikuar kompanitë duhet:
- Të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm ligjor – certifikatën e regjistrimit të biznesit dhe informatat mbi biznesin, certifikatën e numrit fiskal.
- Të kenë dokumentacionin e nevojshëm mbi TVSH (nëse janë deklarues të TVSH)
- Oferta financiare duhet të jetë me TVSH
- Për çmimet të cilat nuk e kanë të listuar TVSH ndarazi, do të nënkuptohet se vlera e TVSH
është e përfshirë në çmim.
- Garancioni për produktet e ofruara
- Garantimi i transportit te produkteve dhe instalimi/montimi ne vend ne te gjitha vendet e parapara me kërkese.
- Mostra, përshkrime dhe fotografi te logove te punuara dhe reklamave 3D
- Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë së paku 1 muaj nga data e dorëzimit të ofertës
- Ofertuesi duhet të ketë referenca/ kontrata për punë të ngjashme
- Banka Ekonomike ruan të drejtën të kërkoje informata shtesë nga kompanitë ofertuese
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është deri më 30.07.2024 në ora 15:00.
Banka mbanë të drejtën të anulojë ose ndryshojë tenderin në çdo kohë.