THIRRJE PËR OFERTIM

 

QËLLIMI: Sigurimi i cilësisë në përmbushjen e detyrimeve në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit përmes rishikimit të proceseve te Bankës Ekonomike, politikave dhe procedurave të brendshme, vlerësimi i rrezikut, trajnimi i stafit etj.

 

I.  PARAQITJE

 

Banka Ekonomike Sh.a fton kompanitë e kualifikuara që të sjellin propozimet e tyre për ofrimin e shërbimeve për “Sigurimin e cilësisë në përmbushjen e detyrimeve në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit përmes rishikimit të proceseve të Bankës Ekonomike, politikave dhe procedurave të brendshme, vlerësimi i rrezikut, trajnimi i stafit etj.”, sipas Standardeve Ndërkombëtare për Praktika më të mira për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit.

 

 II. FUSHËVEPRIMI I SHËRBIMEVE TË NEVOJSHME

 Sigurimi i cilësisë së funksionit të Departamentit të Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit.

 

III. TË DHËNAT – DOKUMENTET E KËRKUARA PËR OFERTIM

 

Kompanitë duhet të dorëzojnë të dhënat si më poshtë:

 

·         Dokumentacioni i regjistrimit të biznesit

·         Të dhënat e ekipit të angazhuar

·         Qasja / metodologjia

·         Ofertën financiare

 

Kusht është që kompania duhet të ketë staf të kualifikuar me persona të cilët janë të zotë në praktikat profesionale në fushën për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, që nënkupton përvojën profesionale në këtë proces.

 Nga përfituesi  i tenderit kërkohet që raportet përfundimtare dhe të gjitha dokumentet tjera t’i përpilojë dhe bankës t’ia dorëzoj në gjuhën shqipe dhe gjuhën angleze.

 Bashkë me ofertën, kompanitë ofertuese duhet të dorëzojnë referencat dhe një vështrim të shkurtër të aktiviteteve të gjertanishme që ka kryer shërbime të vlerësimit apo të ngjashme.

Subjektet konkurruese do të njoftohen më rezultatet, pasi të miratohet vendimi i zgjedhjes së fituesit.

 Afati për dorëzimin e ofertave është deri më 31.05.2023 në ora 15:00.

 

Ofertat në zarf të mbyllur me mbishkrimin “Sigurimi i cilësisë në përmbushjen e detyrimeve në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit” duhet të dorëzohen në recepcion në lokalet e Zyrës Qendrore të Bankës Ekonomike në Prishtinë, Sheshi Nëna Terezë p.n

 Banka Ekonomike mbanë të drejtën të anulojë ose ndryshojë thirrjen në çdo kohë.

 

VLERËSIMI I PRONAVE TË PALUAJTSHME FTESË PËR TENDER Banka Ekonomike Sh.A. Prishtinë, fton subjektet e interesuara të paraqesin ofertat për:VLERËSIMI I PRONAVE TË PALUAJTSHME Të interesuarit mund të kërkojnë specifikacionin përmes email
FURNIZIM ME SERVER DHE STORAGE FTESË PËR TENDER Banka Ekonomike Sh.A. Prishtinë, fton subjektet e interesuara të paraqesin ofertat për:FURNIZIM ME SERVER DHE STORAGETë interesuarit mund të kërkojnë specifikacionin përmes email
NJOFTIM PËR SHITJE PUBLIKE TË PALUAJTSHMËRISË- Pejë NJOFTIM PËR SHITJE PUBLIKE TË PALUAJTSHMËRISËBanka Ekonomike Sh.A. Prishtinë, njofton të gjitha palët e interesuara se ka vënë në shitje paluajtshmërinë e saj me detajet e sh ënuara më poshtë:
Ftesë për tender- Polisa të sigurimit BBB, ECCP dhe D&O Kushtet për ofertim•Operatorët ekonomik duhet te jenë të regjistruar si subjekte juridike dhe të licencuara nga institucionet përkatëse për ofrimin e shërbimeve të kërkuara.•Duhet të dorëzohet
NJOFTIM PËR SHITJE PUBLIKE TË PALUAJTSHMËRISË - KAÇANIK- GJURGJEDEL NJOFTIM PËR SHITJE PUBLIKE TË PALUAJTSHMËRISËBanka Ekonomike Sh.A. Prishtinë, njofton të gjitha palët e interesuara se ka vënë në shitje paluajtshmërinë e saj me detajet e sh ënuara më poshtë: