Kredit Kartela me Këste
Kredit Kartela me Këste


Banka Ekonomike prezanton një zgjerim të rëndësishëm në funksionalitetin e kredit kartelave - veçoria e re e pagesave me këste.

 Ky inovacion jo vetëm që do të ndryshojë mënyrën se si ju do të menaxhoni financat tuaja , por edhe do të ju lejojë të përfitoni nga një proces i lehtë dhe i shpejtë i transaksioneve.

 

 Si funksionon veçoria e pagesave me këste?

 

Ju tani mund të zgjidhni të paguani për blerjet tuaja me këste përmes kartelës tuaj të kreditit, me plane fleksibile deri në 36 këste. Nëse me kartelën tuaj ju do të realizoni vetëm blerje me këste dhe paguani këstet rregullisht pas cdo cikli mujor, Banka nuk do të ju ngarkojë me asnjë interes. Ky opsion është i disponueshëm në një gamë të gjerë të tregtarëve dhe dyqaneve ku Banka posedon POS terminale në bashkëpunim me tregtarët, duke e bërë të lehtë për ju në mënyrë që të përfitoni nga kjo veçori në pothuajse çdo blerje. Kliko linkun për tregtarët që ofrojnë pagesa me këste Lista e tregtareve me keste

 

 Përfitimet për klientët

 

Veçoria e pagesave me këste sjell një fleksibilitet të madh financiar, duke ju lejuar të menaxhoni më mirë buxhetin tuaj. Gjithashtu, kjo veçori ju mundëson qasje më të lehtë në produkte dhe shërbime, dhe menaxhimi i kësteve mund të monitorohet lehtësisht përmes E-banking apo BEK mobile.

Gjithashtu ju mund të përfitoni nga kampanjat e ndryshme që do të realizohen nga Banka si pjesë e veçorisë së re. 

 

Dokumentet e nevojshme për të pasur një kredit kartelë

 

 Për të përfituar nga këto veçori, ju duhet të paraqitni  një dokument identifikues, si letërnjoftim, pasaportë ose patentë shofer, një kontratë pune dhe gjendjen e llogarisë që dëshmon të ardhura të rregullta.

 

Pasqyra mujore e kredit kartelës

 

Pasqyra mujore e kredit kartelës gjenerohet çdo muaj, duke reflektuar detajet e pagesave, pagesave me këste dhe shumën totale mujore apo shumën minimale të detyrimit dhe interesit.

Nëse pagesa e plotë e ciklit mujor është e realizuar, atëherë interesi nuk do të llogaritet.

 

 

Pagesa e borxhit të kredit kartelës

 

Pas pranimit të pasqyrës mujore në emailin tuaj apo me sms, ku njoftoheni me borxhin total të muajit dhe borxhin minimal (10% e borxhit total mujor) Banka kolekton në mënyrë automatike vetëm borxhin minimal. Nëse jeni të interesuar të shfrytzoni kartelën tuaj me këste me zero interes, kontaktoni Qendrën e thirrjeve apo vizitoni degën më të afërt për të definuar pagesën automatike të borxhit total mujor. 

 

 

 

List of videos
Njoftim për shtyrje të afatit - Banesë në Bregdet
Njoftim për shtyrje të afatit - Banesë në Bregdet
27.09.2024 | 03:15
Ju njoftojmë për shtyrje të afatit për ofertë dhe përzgjedhje të fituesve,
Kredi Biznesi deri në 200,000 Euro pa hipotekë.
Kredi Biznesi deri në 200,000 Euro pa hipotekë.
22.08.2024 | 03:30
Rrisni biznesin tuaj me ofertën tonë ekskluzive Ofertë speciale për #KrediBiznesii deri në 200,000
Bëhu pjesë e lojës shpërblyese dhe fitoni veturë e shumë shpërblime të tjera!
Bëhu pjesë e lojës shpërblyese dhe fitoni veturë e shumë shpërblime të tjera!
13.08.2024 | 03:59
Hap llogari, kaloni pagën ose qarkulloni në Euro, Dollar apo Frang dhe automatikisht merrni pjesë
Shkarko, Realizo dhe Fito
Shkarko, Realizo dhe Fito
01.08.2024 | 03:46
Bëhu pjesë e lojës shpërblyese me Bek Mobile dhe fito 3 x Iphone 15 Pro Max.Erdhi momenti për të