Konsulent/e -Ekspert/e për krijimin e Programit për Gratë në Biznes
26.12.2024 | 03:45

 

KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE AFATSHKURTË

 

Banka Ekonomike për Departamentin e Zhvillimit Produkteve dhe përkrahjes së biznesit bën thirrje për konsulent/ekspert me kontratë afatshkurtër prej 2 muaj për krijimin e programit “Women Entrepreneur Program”

 

Konsulent/e - Ekspert/e për krijimin e Programit për Gratë në Biznes

Përshkrimi programit:

Programi për ndërmarrëset Femra nga Banka Ekonomike i mbështetur nga USAID përmes programit “Kosovo Investment Promotion and Access to Finance” synon të ndërtojë një platformë mbështetëse për gratë ndërmarrëse në Kosovë. Qëllimi programit është të zgjerojë qasjen në burime financiare dhe të ofrojë zgjidhje të personalizuara që përputhen me nevojat specifike të grave në biznes. Programi përfshinë analizë të thellë të të dhënave për të identifikuar nevojat e kësaj demografie si dhe krijimin e produkteve dhe shërbimeve specifike që ndihmojnë gratë të zhvillojnë dhe zgjerojnë bizneset e tyre.  

 

Detyrat dhe përgjegjësitë e përgjithshme:


Përgjegjësitë e përgjithshme të ekspertit për Programin e Ndërmarrëseve Femra përfshijnë:

 

-          Kryerja e hulumtimeve të thella mbi praktikat më të mira bankare për financimin e grave ndërmarrëse dhe rregulloret përkatëse. 

-          Analizimi i produkteve ekzistuese financiare për të kuptuar praktikat më të mira dhe përputhshmërinë me kërkesat.

-          Angazhimi me personelin përkatës të bankës partner (p.sh., departamenti i zhvillimit të produkteve) për të kuptuar qëllimet dhe kufizimet organizative. 

-          Bashkëpunimi me palë të jashtme relevante, si ekspertët në fushën e sipërmarrjes dhe inovacionit për gratë, për të përfshirë perspektiva të ndryshme. 

-          Dizajnimi ose përmirësimi i instrumenteve financiare të personalizuara që janë në përputhje me strategjinë e përgjithshme të bankës për ndërmarrëset femra. 

-          Zhvillimi i politikave të gjithanshme që rregullojnë programin financiar për ndërmarrëset, duke përfshirë kriteret e përshtatshmërisë, monitorimin, raportimin dhe vlerësimin e impaktit.

-          Sigurimi që politikat janë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe rregulloret financiare.

-          Zhvillimi i programeve trajnuese për stafin e brendshëm për të siguruar një kuptim të qartë të produkteve financiare, politikave dhe procedurave për ndërmarrëset femra.  


Detyrat dhe përgjegjësitë  specifike:


-          Detyrat dhe përgjegjësitë specifike për konsulentin e Programit për Ndërmarrëset Femra përfshijnë: 

-           Kryerja e një analize të thellë të produkteve financiare aktuale dhe politikave të bankës, me fokus në përkrahjen e grave ndërmarrëse. 

-           Vlerësimi i klientëve të bankës (klientë ekzistues ose të rinj) për të identifikuar si mund të përmirësohen shërbimet dhe produktet për t’i përshtatur nevojave të tyre specifike. 

-           Angazhimi me departamentet përkatëse brenda bankës për të kuptuar qëllimet organizative dhe kufizimet në ofrimin e shërbimeve financiare për gratë.

-           Bashkëpunimi me palët e jashtme të interesuara, si organizatat joqeveritare që mbështesin ndërmarrësitë femra, për të përfshirë perspektiva të ndryshme.

-           Dizajnimi ose përmirësimi i instrumenteve financiare të personalizuara që janë në përputhje me objektivat e përgjithshme të programit për gratë ndërmarrëse. 

-           Zhvillimi i politikave gjithëpërfshirëse që rregullojnë këtë program, duke përfshirë kriteret e përshtatshmërisë, monitorimin, raportimin dhe vlerësimin e impaktit. 

-           Sigurimi që politikat dhe procedurat e reja janë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe rregulloret ligjore. 

-           Zhvillimi i programeve trajnuese për stafin e brendshëm për të siguruar një kuptim të qartë të produkteve dhe procedurave të reja financiare. 

-           Organizimi i trajnimeve për stafin e degëve në mbarë regjionet kryesore për të përmirësuar shërbimin dhe mbështetjen për gratë ndërmarrëse. Këto detyra janë projektuar për të siguruar që konsulenti të kontribuojë efektivisht në zhvillimin dhe zbatimin e suksesshëm të programit për ndërmarrëset femra.


Rezultatet e pritura


-          Raport fillestar i analizës që jep një përmbledhje të praktikave aktuale të bankës për financimin e grave ndërmarrëse, përfshirë politikat dhe instrumentet financiare, si dhe vlerësimin e qëndrueshmërisë së tyre ekonomike. Ky raport do të përfshijë edhe një analizë të qëllimeve të qëndrueshmërisë të bankës.

-          Draftimi i një pakete me produkte financiare që përfshin një grup të plotë dokumentesh, procedurave dhe mjeteve të dizajnuara për të lehtësuar zbatimin e programit të ri financiar për gratë ndërmarrëse. Kjo paketë siguron se banka ka të gjitha mjetet e nevojshme për të inicuar, zbatuar dhe menaxhuar programin e financimit për gratë me sukses.

-          Prezantimi i paketës së propozuar të produkteve financiare për gratë ndërmarrëse tek ekipi vendimmarrës brenda bankës.

-          Zhvillimi i një programi trajnues për të rritur kapacitetet e stafit të bankës mbi detajet e produkteve të reja financiare, politikat dhe procedurat.

-           Dorëzimi përfundimtar i instrumentit të ri financiar tek banka partnere dhe USAID, i cili pasqyron komentet nga palët e brendshme të bankës dhe ekipi i USAID. Ky dorëzim do të përfundojë me përfundimin e detyrave nga 1 deri në 5.

-          Zhvillimi dhe ofrimi i trajnimeve për ndërmarrëset femra në 7 regjionet kryesore për të nxitur përdorimin e produkteve dhe shërbimeve të reja financiare.

Kualifikimet 


-          Diplomë universitare në Ekonomi apo fushë relevante

-           Përvojë e gjerë në kuadrot ligjore dhe rregullatore që lidhen me industrinë financiare.

-           Njohuri të thella të praktikave dhe standardeve ndërkombëtare më të mira të financave, veçanërisht në zhvillimin e produkteve financiare për gratë.

-          Njohuri të fuqishme mbi mënyrat e ofrimit të kredive dhe politikave që lidhen me programet e zhvillimit të gruas.

-          Aftësi të forta kërkimore dhe analitike.

-          Aftësi të shkëlqyera ndërpunuese, aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.

-          Vëmendje e lartë ndaj detajeve; aftësi të mira organizative dhe prioritizuese.

-          Përvojë me aplikacionet e Microsoft Office.

-          Komunikim i rrjedhshëm në gjuhën angleze, të folur dhe të shkruar.


Kriteret e përzgjedhjes:


-          Përvojë e mëparshme në realizimin e projekteve me madhësi dhe fushë të ngjashme

-          Ekspertizë e thelluar në kornizat ligjore dhe rregullatore në industrinë financiare në Kosovë.

-          Njohuri të gjerë të praktikave dhe standardeve më të mira ndërkombëtare dhe të BE-së që lidhen me produktet financiare dhe bankare, vecanërisht për mbështetjen e grave ndërrmarrëse

-          Njohuri në operacionet bankare, lëshin e kredive dhe strukturat rregullatore të përstatura për mbështetjen e grave në biznes.

 

Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes Sistemit On-Line. Format e aplikimit mund të plotësohen direkt në Web faqen e Bankës Ekonomike www.bekonomike.com.

 

APLIKO TANI


Afati i aplikimit është deri më datë  10 Janar 2025 ora 16:00.

Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.