Përgjegjësitë:
- Përgjegjës për rritjen e portfolios dhe profitabilitetin e Departamentit të Korporatave;
- Përgjegjës për përgatitjen e buxhetit për departamentin dhe për të siguruar arritje të rezultateve;
- Përgjegjës për arritjen e të gjitha objektivave mujore/ vjetore, përfshirë volumet e kredive, kualitetin e portfolios, kartelat, Pikat e shitjes (POS), depozitat, të ardhurat nga interesi dhe provizionet, shpenzimet;
- Ka përgjegjësi të përgatisë dhe të implementojë strategjinë e Departamentit të Korporatave si: planifikimin, konceptimin dhe implementimin e planeve të biznesit, strategjinë e shitjes;
- Planifikon, përcakton objektiva të shitjes, monitoron dhe njofton degët në lidhje me shitjet e Departamentit të Korporatave;
- Identifikon produktet e reja që banka mund te ju ofroj klientëve në baza profitabile;
- Siguron margjina profitabile në asete dhe detyrime: menaxhim të duhur të çmimeve preferenciale, aprovon kërkesat për çmime preferenciale nga degët në lidhje me huatë dhe depozitat;
- Zgjeron bazën e klientëve dhe siguron profitabilitetin e produkteve të Departamentit për Korporata dhe të kërkojë ndryshime kur është e nevojshme;
- Menaxhon biznesin e degëve në mënyrë që të sigurohet që stafi i shitjes kanë kualifikim të duhur, përvojë dhe aftësi të orientuara drejt shërbimit ndaj klientëve;
- Partner në zhvillimin e politikave të kredisë, procedurat, politikat standarde, format e kredive dhe në marrjen e vendimeve për kredi;
- Të jetë i orientuar kah vendimmarrja e drejtuar kah të dhënat, që nënkupton analizën e të dhënave të të gjithë klientëve të bankës rreth sjelljes së tyre gjatë përdorimit të shërbimeve dhe produkteve bankare.
KUALIFIKIMET
· Diplomë në shkencat Ekonomike, Administrim të Biznesit ose të ngjashme – preferohet grada Master në Ekonomi ose Administrim Biznesi
· Njohuri të detajuara në gamen e produkteve të Bankës;
· Pesë (5) vite përvojë punë në Bankë në menaxhim të stafit të biznesit/ degës;
· Aftësi për të marrë iniciativë;
· Aftësi kompjuterike;
· Aftësi të mira komunikuese;
· Aftësi të shkëlqyera organizimi dhe menaxhimi të kohës;
· Aftësi lidershipi dhe mbikëqyrjeje;
· Njohja e gjuhës angleze;
Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes Sistemit On-Line. Format e aplikimit mund të plotësohen direkt në Web faqen e Bankës Ekonomike www.bekonomike.com.
APLIKO TANI
Afati i aplikimit është deri më datë 10 Nëntor 2025 ora 16:00.
Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.