Përgjegjësitë:
  ·         Kryen hulumtime dhe analiza të tregut me qellim të identifikimit të nevojave dhe mundësive afariste, duke përfshirë edhe shërbimet/ofertat e konkurences;
  ·         Konceptualizon, dizajnon dhe kordinon zbatimin e produkteve dhe shërbimeve të reja duke pasur parasysh nevojat e klienteve, mundësit afariste, rreziqet e ndërlidhura dhe kontrollin e brendshëm;
  ·         Siguron që produktet dhe shërbimet të jenë në pajtueshmëri me kërkesat përkatëse rregullatore dhe të ligjeve të zbatueshme;
  ·         Koordinon projektet dhe bashkëpunon ngusht me palët tjera të interesit me qellim që të sigurojë me kohë dhe në mënyrë të kënaqshme realizimin e kërkesave, etapave dhe produkteve të projekteve;
  ·         Ofron propozime teknike të detajuara në formë të shkruar;
  ·         Bashkëpunon me departamentin e Marketingut dhe departamentet e Biznesit me qëllim që të sigurojë prezantim të duhur të produkteve dhe shërbimeve në treg;
  ·         Bën përcjelljen e produkteve dhe shërbimeve të sapo-zhvilluara pas zbatimit të tyre, me qellim që të sigurojë funksionimin e tyre ashtu siç është synuar;
  ·         Siguron që stafi është  mirë i informuar dhe i pergatitur për zbatimin e produkteve dhe shërbimeve të reja dhe ofron trajnim në bashkëpunim me palët tjera të interesit, kur është e nevojshme;
  ·         Analizon efikasitetin e proceseve aktuale, propozon ndryshime me qëllim të automatizimit të proceseve ekzistuese;
   
  KUALIFIKIMET
   
    - Diplomë Universitare në fushën relevante;
- Njohuri të mira të produkteve bankare ;
- Së paku 4 vite përvojë pune bankare;
- Të jetë i gatshëm për punë në terren;
- Njohje e mirë e gjuhës angleze ;
- Aftësi të mira ndëpersonale dhe komunikuese;
 
   
  Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes Sistemit On-Line. Format e aplikimit mund të plotësohen direkt në Web faqen e Bankës Ekonomike www.bekonomike.com.
   APLIKO TANI 
  Afati i aplikimit është deri më datë  10 Nëntor 2025 ora 16:00.
  Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.
   
  -