KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE
Banka Ekonomike shpall konkurs për Zyrën Qendrore:
Menaxher/e i/e Departamentit të Administratës dhe Prokurimit
Përgjegjësitë:
• Përgjegjës/e për koordinimin dhe mbikëqyrjen e aktiviteteve dhe kryerjen e punëve në Departament;
• Përgjegjës/e për hartimin e dokumenteve si ;politikat, procedurat dhe planin e punëve në Departamentin e Administratës dhe Prokurimit;
• Përgjegjës/e për përcjelljen e kërkesave, kontratave dhe porosive deri në dorëzimin e mallrave apo kryerjen/përfundimin e shërbimeve të kontraktuara;
• Përgjegjës /e për mbikëqyrjen e procesit të prokurimit;
• Përgjegjës/e për kontrollimin e kontratave të qirave për objektet e bankës dhe furnitorëve ;
• Përgjegjës/e për koordinimin dhe mbikëqyrjen e punëve të hapjes, mbylljes dhe renovimit të nëndegëve, riorganizimit të hapësirave të zyrave në objektet ekzistuese.
• Përgjegjës/e për mbikëqyrjen e aktiviteteve të arkivimit të dokumentacionit zyrtar të bankës.
• Organizon, koordinon dhe mbikëqyrë aktivitetet dhe punët e Departamentit të Administratës dhe Prokurimit;
• Mbikëqyrë përgatitjen e dokumenteve të ofrimit (ftesës për ofertë, kërkesa për kuotime dhe kërkesa për propozime),administrimin e tenderëve;
• Bën mbikëqyrjen e procesit të prokurimit, përgatitjen e hapjes publike të ofertave dhe përpilimin e raporteve për punë dhe shërbime;
• Mbikëqyrë punën e zyrtarit për siguri, aktivitetet e sigurimit dhe sistemit të sigurimit në nivel të Bankës.
• Përcakton metodën e punës dhe udhëzimet metodologjike për kryerjen e punëve dhe detyrave të punës sipas llojit të tyre dhe kujdeset që punët janë kryer brenda kornizës së caktuar kohore;
• Përcjellë gjendjen e kërkesave, kontratave dhe porosive;
• Kujdeset që aktivitetet e Departamentit të zhvillohen në pajtim me planet dhe parashikimet;
Kualifikimet e nevojshme:
• Fakulteti Juridik, Ekonomik ose i ngjashëm
• Mbi 5 vite përvojë pune, preferohet përvojë menaxheriale dhe relevante
• Njohja e Gjuhës Angleze
• Njohja e punës me kompjuterë
• Aftësi organizative dhe menaxhuese
• Aftësi për vendim-marrje
Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes Sistemit On-Line. Format e aplikimit mund të plotësohen direkt në Web faqen e Bankës Ekonomike www.bekonomike.com.
APLIKO TANI
Afati i aplikimit është deri më datë 09 Nëntor 2025 ora 16:00.
Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.