Specialist për Siguri të Informacionit
14.03.2023 | 01:01
 

KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE

 

Banka Ekonomike, Zyra Qendrore shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës:

       Specialist për Siguri të Informacionit

 

·         Departamenti i Sigurisë së Informacionit (1 vend pune)

Detyrat dhe përgjegjësitë :

 

·          Zbaton, planifikon dhe administron aktivitetet në lidhje me sigurinë e sistemit informativ të Bankës;

·          Zhvillon strategjinë e sigurisë së informacionit në bashkëpunim me mbikëqyrësin direkt.

·          Implementon dhe mirëmban ISMS- te bankës.

·          Zbaton standardet ndërkombëtare si ISO 27000.

·          Mirëmban vlerësimin e rrezikut të sigurisë së informacionit të dizajnuara për të vlerësuar rreziqet e mëvetësishme të  kontrollit, dhe rreziqet e mbetura.

·          Zhvillon dhe ekzekuton planet për adresuar/minimizuar rreziqet e mbetura.

·          Ndihmon në krijimin e materialeve sensibilizuese dhe programeve trajnuese për sigurinë e informacionit për të rritur ndërgjegjësimin tek punonjësit e bankës.

·          Kryen vlerësimin e kontrolleve të sigurisë dhe vlerëson rezultatet e  vlerësimit të rrezikut.

·          Harton dhe implementon politikat dhe standardet efektive të sigurisë së informacionit.

·          Kryen vlerësime te sigurisë te informacionit të palëve të treta dhe siguron se furnitorët zbatojnë kontrollet e sigurisë ne përputhje me politikat dhe procedurat e bankës

·          Vepron ndaj incidenteve të sigurisë të informacionit duke identifikuar dhe ekzekutuar veprimet e duhura ndaj çështjeve që paraqesin rrezik për sigurinë e informacionit.

·          Punon ngushtë me profesionistë të Teknologjisë Informative përgjegjës për sigurinë e përdoruesit dhe kontrollet e çasjes.

·          Monitoron të gjitha llojet e logave për të siguruar që nuk ka rrjedhje të informatave dhe nuk ka ndërhyrje në sisteme të bankës

·          Organizon dhe mbikëqyr informatat në arkivat elektronike dhe ato fizike të bankës.

·          Përveç detyrave dhe përgjegjësive  të cekura kryen edhe detyra tjera të kërkuara nga  Mbikëqyrësi Direkt

Kualifikimet ;

 

  • Fakulteti Shkencat kompjuterike apo të ngjashme;
  • Mbi dy vite përvojë pune në lëmin sigurisë se informacionit;
  • Kuptimi i teknologjive aktuale dhe trendeve në fushën e sigurisë kibernetike;
  • Aftësi te mira komunikuese;
  • Njohja e Gjuhës Angleze .

 

Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes Sistemit On-Line. Format e aplikimit mund të plotësohen direkt në Web faqen e Bankës Ekonomike www.bekonomike.com.

Afati i aplikimit është deri më datë 24 Mars 2023 ora 16:00.

Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.